Emigrantët, Merkel: Fluksi i 2015 nuk do të përsëritet më

redaktor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha në Berlin se nuk do të mbështesë linjën e mbylljes së kufijve për emigrantët islamë, por ka përjashtuar mundësinë e një përsëritje fluksi të jashtëzakonshëm të refugjatëve, siç ndodhi në vitin 2015.

Merkel e ka përcaktuar si të “hidhur”, humbjen e terrenit të CDU-së, e cili është rezultati më i keq që pas luftës. “Natyrisht që unë duhet t’ua shpjegoj më mirë gjermanëve politikat e mia rreth emigrantëve”, konfirmoi ajo.

Çështja e emigracionit

Dhe në lidhje me krizën e emigracionit, kancelarja theksoi vështirësitë e integrimit kulturor dhe profesional të refugjatëve dhe rreziqet e sigurisë.”Nëse njerëzit nuk duan që të pranojnë asnjë të huaj-tha ajo-, veçanërisht asnjë person të besimit islamik, kjo është kundër Kushtetutës sonë. Këtë linjë unë dhe CDU nuk mund ta ndjekim. Unë punoj, sepse fluksi i 2015 nuk do të ndodhë përsëri. Vitin e kaluar kemi pasur një hyrje pjesërisht të pakontrolluar dhe jo të regjistruar në Gjermani. Atëherë unë  do të luftoj në mënyrë që kjo të mos ndodhë përsëri. Prandaj duhen të gjitha masat që ne kemi marrë muajt e fundit. Përsëritjen e asaj situate nuk e do njeri, madje as unë.  Tek ne po vinë më pak njerëz për shkak të mbylljes së rrugës ballkanike por edhe në sajë të marrëveshjes së mirëkuptimit mes BE-së dhe Turqisë, një marrëveshje kjo që është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Share This Article
1 Comment
  • zonje e nderuar, ju si gjerman treguat vlera te larta sepse boll gjermania mbajti ne kurriz kryqin e nazizmit dhe krimet qe ai beri. Mikpritja eshte rehabilitimi me efikas i imazhit gjerman. Por, sic e lejoni fluksin e te terrorrizuarve nga lufta, po ashtu beni cmos per paqen dhe filloni rikthimin e njerezve ne vendet nga kane ardhur. Populli gjerman pastaj do ju vleresoj serisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *