Asgjesohen 17 parcela me 3519 bimë narkotike kanabis në territorrin e njësive administrative Pult e Shosh të Shkodrës dhe Shllak të Vau Dejës.
Gjatë kontrollit të ushtruar të hënën (19 shtator 2016), mësohet se në njësitë administrative Pult dhe Shosh të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 17 parcela të kultivuara me një numër prej 3374 bimë të dyshuara të llojit cannabis sattiva
Ndërsa në njësinë administrative Shllak të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 1 parcelë e kultivuar me një numër prej 145 bimë të dyshuara të llojit cannabis sattiva
Bimët varionin nga 1.7m deri në 2.5m lartësi dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.
Gjithashtu nga Shërbimet e DVP Shkodër po vijon puna hetimore dhe operacionale në terren, për zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjelle me bimë narkotike me qëllim asgjesimin e tyre dhe venien para përgjegjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet i janë percjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
