Video/ Sherri për një femër, dalin pamjet e vrasjes në Pogradec

Elton Tafaruci

Vrasja në Pogradec, ku i riu Fabian Muçollari ekzekutoi me armë brenda një lokali bashkëmoshtarin e vet, Fabio Hilën u filmua nga kamerat e sigurisë, pas të cilave doli zbuluar vetë autori.

Në këtë video, publikuar nga “jetaoshqef”, duket qartë momenti kur autori me armë në dorë, mes gjithë njeërzve të pranishëm brenda e rreth lokalit, futet brenda dhe ekzekuton me gjakftohtësi Fabio Hilën.

Fillimisht duken se të dy të rinjtë zihen dhunshëm me karrige. Në këtë moment, klientët ia mbathin me vrap dhe sundon kaosi.

Më pas kamerat kanë filmuar Mucollarin, me armë që kthehet sërish këtë radhë për të ekzekutuar Hilën.

Pamjet kanë kapur edhe një person tjetër, veshur me të zeza, që mban armën në dorë, të cilit, më pas autori ia rrëmben kallashnikovin nga dora dhe ikën me vrap.

Krimi ndodhi pasditen e 13 shtatorit dhe shkak ishte sherri fillimisht në FB për një vajzë, që Mucollari pretendonte se e ngacmonte Hila dhe për këtë i kërkoi të hiqte dorë.

Share This Article
1 Comment
  • Te dy gangster, njeri i vdekur e tjetri ne burg, qyteti i Pogradecit eshte pak me shume i banueshem tani qe u hoqen qafe dy halabake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *