Në tryezën e koalicionit për zgjedhje të lira dhe të ndershme e për demokraci të qëndrueshme, ku u prezantua një dokument i plotë me sugjerime për ndryshimin e kodit zgjedhor, juristi Ilir Rusmajli, vlerësoi si domosdoshmëri heqjen e kompetencës partive poltike për të shkarkuar komisionerët. Sipas tij, hallka ku çalon administrimi i zgjedhjeve lidhet me përdorimin politik të tyre. Rusmajli nuk bie dakort dhe me përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme politike. Ndërsa juristi Njazi Jaho kërkoi ndryshimin e formulës për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në kulmin e debatit se si administrohen proçeset zgjedhore në vendin tone, juristët apelojnë për finalizmin sa më parë të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 2017 me ndryshimet e duhura reflektuar dhe në raportet ndërkombëtare.
Juristi, Ilir Rusmajli, tha se hallka më e dobët në sistemin e administrimit të zgjedhjeve, komisionerët të cilët përdoren politiksht, ndaj ai sugjeroi si zgjidhje jo depolitizimin e tyre, por heqjen e së drejtës partive politike ti shkarkojnë ata.
Ilir Rusmajli: Mos vallë po prezantojmë një mekanizëm modern që të përzemë njerëzit nga zgjedhjet, se një zgjedhës që ka frikë nga teknologjia nuk merr pjesë në zgjedhje. Shqetësim tjetër i rëndësishëm që nuk mund të na lejë ne të qetë është se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet, nëse institucionet nuk janë të afta ta vënë në përdorim.
Gjithashtu Rusmajli edhe pse e vlerëson teknologjinë në proçeset zgjedhore, thotë se në mungesë besimi ky sistem mbart rreziqe dhe nuk zgjidh keqadministrimin e zgjedhjeve.
Ilir Rusmajli: Komisioneri zëvendësohet nga shorti, nga administrata zgjedhore, pa dallim partiak dhe ky është mekanizëm që rrit përgjegjshmërinë dhe ul kontrollin politik të komisionerëve.
Deklaratat e juristëve erdhën në tryezën e koalicionit për zgjedhje të lira dhe të ndershme e për demokraci të qëndrueshme, ku u prezantua një dokument i plotë me sugjerime për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
