Mirditë, plagoset me armë 21-vjeçari

Elton Tafaruci

Një 21-vjeçar në fshatin Kaçinar në Mirditë është plagosur me armë zjarri dhe menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në mes të fshatit ku N.P 21-vjeç pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga Pal Përndreca.

Policia ka shpallur në kërkim autorin Përndreca ndërkohë që ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *