Ora News zbardh amendamentin e propozuar nga grupi parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me ligjin e importit të mbetjeve, i miratuar një ditë më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
LSI kërkon shtimin e një pike 3, përmes të cilës i jep mundësi konkrete shoqërisë civile që të ketë rol aktiv në këtë proces përmes monitorimit.
Sakaq LSI vlerëson se amendamenti krijon dhe një raport të ri bashkëpunimi me shoqërinë civile, i cili shëndosh raportet mes parlamentit, ekzekutivit dhe opinionit publik nga ana tjetër.
“Në mbështetje të nenit 71 të Rregullores së Kuvendit, te projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, propozohet që në nenin 3, i cili ndryshon nenin 48 duke shtuar nenin 48/1, pas pikes 2 të nenit të ndryshuar shtohet pika 3 e formuluar si më poshtë:
Pika 3
Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.
Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga Ministri përgjegjës për mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi.
Drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa kufizim. “

KESAJ I THONE TE HASH M….. QE KE BERE VETE.
Kontrolli nga shoqeria civile eshte per te zbutur revolten e shoqerise civile . I drejtohem djallzillekut te LSI ,duke ja argumentuar ….1 Teknikisht si mund ta kontrollosh tralin me mbeturina ,ne dogane , eshte komplet e pa mundur dhe nr 2 qe eshte me e rendesishmja ,midis mbeturinave vijne dhe mbeturinat e lendeve radioaktive ,mbeturina te termocentraleve berthamore (te detyruar te heqin keto mbeturina) Ku dihet qe pagesa e ketyre mbeturinave eshte tejmase e majme me euro.. Une personalisht kam nje shok qe eshte paparaci dhe punon per kete problem delikat , Shoku i im merr rroge nga shteti i vet shume te majme dhe nuk mund ta perballoje jetesen privatisht . Eshte Austriak, dhe Austria nuk ka termocentral berthamor . ,Per tj u bindur me shume ju , Do ju a vertetoje me kompetence qe Wina me shume se cereku i ketij qyteti te madh ngrohjen e ben nga keto mbeturina ,ka fabrika moderne, ku shkarkohen nen toke ,gazrat bile ,fabrika eshte 500 metra nga spitali me i madh i vjenes ,e nje nga me te medhenjte ne europe e ne bote., dhe me djegjen e ketyre mbeturinave ngroh ujin ku shkon i nxete e ngroh kete pjese te ketij qyteti,,.. E thjeshte ,, lind pyetja, perse keto mbeturina ti sjellin ne shqiperi ,e para i perdor se ka fitim ekonomik dhe e dyta , duhet shume e madhe leke per transport.:Me ben pershtypje e madhe me fizikantet shqiptare si rrine e flene gjume , dhe pse nuk mendojne per jeten e femijeve te tyre, e pastaj te te tjereve.Ata e dine mire, qe keto mbeturina kanseroze duan 3 miliard vite te dekompozohen . Mbaheni mend, do pjelli lopa ne shqiperi vic me dy koka .Duhet nje sensibilizim ne mbare popullin shqiptar per keto probleme , kunder shendetit te popullit shqiptar, e perca, se mafja fiton para ne shuma te medha te pallogariteshme….Dhe ky Meta i LSI si shejtan budalla thote te kete kontroll nga shteti ,me falni qe po e zgjas do i lejoje kur te vine plehra te zakoneshme ,edhe kur te vine lendet radioaktive do i thone ate dite shkoni e merni leje ne ministri dhe pastaj i kontrolloni ..Kujdesuni o shqiptare per shendetin tuaj…Kjo eshte mundesia dhe fuqia e ime , me qe une jam shume i informuar, nga shoku i im per keto informacione.