“Malet me blerim mbuluar”…deputeti ia merr këngës

Elton Tafaruci

Mbledhja e komisionit të jashtëm parlamentar është shoqëruar me debate sot, ndërsa diskutohej raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Dibër. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi tha se ky raport pohon se u kërcënuan votuesit, raporton news24

“Raporti i OSBE-ODHIR deklaron se u kërcënuan votuesit. News24 ka treguar me zë e figurë blerje të votës. Rama i tha policëve se PD është kërcënim më i madh se krimi”, deklaroi Bumçi.

Por deputeti demokrat nuk është ndalur vetëm tek vota. Ai foli edhe për kultivimin e kanabisit në vend, duke e përshtatur në një këngë të vjetër partizane. “Malet me blerim mbuluar nga hashashi”, tha Bumçi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *