LSI: Debati për reformën të mos na ndajë, por të na bashkojë

Elton Tafaruci

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Petrit Vasili, konfirmoi të mërkurën vullnetin e kësaj force politike për miratimin me konsensus të paketës prej 6 ligjesh që do ta bëjnë efektive reformën në drejtësi.

Fryma e konstruktivitetit dhe e mirëkuptimit maksimal qe shoqëroi reformën kushtetuese, tha ai, të vazhdojë dhe me miratimin e paketës ligjore, më 29 shtator në Kuvend.

“Është me rëndësi miratimi i paketës së 6 ligjeve, pasi jetëson mesazhin e 22 korrikut, ku u miratuan ndryshimet kushtetuese. LSI e ka konfirmuar edhe njëherë vullnetin e grupit të saj parlamentar për të mbështetur pa hezitim miratimin e plotë të këtyre ligjeve, që janë kyçi për të ardhmen e reformës”, tha Vasili në një komunikim me gazetarët.

Në emër të grupit LSI-së, Vasili kërkoi që fryma e konstruktivitetit dhe e mirëkuptimit maksimal, që shoqëroi reformën kushtetuese të vazhdojë edhe me ligjet bazë. Në vlerësimin tonë, pjesa më delikate ose zemra e procesit, që ishte reforma në drejtësi ka kaluar me një konsensus të gjerë, ndaj dhe procesi i hartimit dhe miratimit të këtyre ligjeve të ecë në rrugën e miratimit të reformës kushtetuese, u shpreh kreu i grupit të LSI-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *