Protesta pas vdekjes së afro-amerikanit, 12 oficerë të plagosur

Elton Tafaruci

12 oficerë të policisë janë plagosur gjatë protestave të nxitura pas vrasjes së një njeriu me ngjyrë në Charlotte, në Karolinën Veriore.

Protestuesit shkatërruan makinat e policisë përqark bllokut të apartamenteve ku ndodhën të shtënat. Raportohet se njëri prej oficerëve është goditur me gur në fytyrë.

Protestuesit e zemëruar, bllokuan rrugët ndërkohë që policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës ndaj tyre.

Më herët gjatë të martës, Keith Lamont Scott, 43 vjeç u qëllua për vdekje nga një polic afro-amerikan i Departamentit të Policisë së Charlotte.

Sipas oficerëve, ai mbante në dorë një armë, gjë që e bënte atë një kërcënim të pashmangshëm vdekjeprurës, por të afërm të Scott thanë për mediat lokale se ai në të vërtetë po mbante një libër.

Oficeri i cili hapi zjarr ndaj Scott, është vënë nën leje administrative sipas protokollit policor. Ndërkohë, një vazjë e cila pretendon se është e bija e Scott, thotë se ai ishte i çarmatosur dhe për më tepër, i gjymtuar. Policia nuk i është përgjigjur këtyre pretendimeve por thotë se ka sekuestruar një armë në vendngjarje.

Problematika e vrasjes së personave me ngjyrë nga oficerët e policisë është një ndër temat më të nxehta të debatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë këtij viti janë shënuar një numër i madh rastesh të tilla të cilat kanë nxitur protesta kudo në vend.

_91322028_6bd3aab4-6f84-47e3-ab53-93afc2a9a9c3

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *