KQZ: PD dhe PS gjobiten për mos respektimin e kuotave gjinore

redaktor

Kur fushata zgjedhore hapet formalisht pas dy javësh, dhe kur partitë politike vijojnë serinë e takimeve me votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të verifikuar listat e kandidatëve të partive politike.

Pas shqyrtimit të listave me emrat e kandidatëve për deputet të zgjedhjeve të 23 Qershorit,  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që Partia Socialiste nuk ka respektuar kriterin gjinor në katër qarqe të vendit. Sipas KQZ-së kriteri gjinor nuk është plotësuar në Elbasan, Durrës,Tiranë dhe Kukës.

Si rrjedhojë KQZ-ja ka vendosur sanksionin administrativ prej 6 milion lekësh për Partinë Socialiste për mosrespektim të kriterit të gjinisë.

Po kështu KQZ-ja ka vendosur që edhe Partia demokratike nuk ka respektuar kriteret gjinore në 4 qarqe të vendit. Sipas KQZ-së kriteri gjinor nga ana e PD-së nuk është plotësuar në Elbasan, Kukës, Dibër dhe Berat.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë depozituar lista shumëmërore me kandidatë 66 parti politike, 4 nga të cilat konkurrojnë më vete, ndërsa janë regjistruar edhe 3 kandidatë të pavarur.

Afati i fundit i miratimit të listave me kandidatë është 14 Maji.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *