Veliaj ofron ndihmë ndaj banorëve të Amatriçes

Elton Tafaruci

Bashkia e Tiranës ka ofruar ndihmën e saj, banorëve të Amatriçes në Itali, të cilët para një muaji u goditën nga një tërmet i fortë që shkatërroi thuajse gjithë pjesën historike të kësaj qyteze.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi pasditen e djeshme zonën e prekur nga tërmeti duke ndarë keqardhjen për këtë tragjedi, ndërsa u interesua gjithashtu për familjet shqiptare të prekura prej tij.

Në emër të Bashkisë së Tiranës, ai ofroi  ndihmë konkrete për Amatriçen, kryetarit të komunes, Sergio Pirozzi.

“Në Amatrice për të ndihmuar si bashki shqiptare pasojat e tërmetit. Ambasada e Shqipërisë në Itali punë fisnike me familjet tona aty! Në Komunën e Amatriçes për të sjellë solidaret dhe inkurajuar kryebashkiakun Sergio Pirozzi dhe familjet italo – shqiptare”, shkruan Veliaj në Twitter.

Tërmeti i Amatriçes ndodhi në mëngjesin e 24 gushtit dhe ku humbën jetën rreth 300 persona ndërsa u shkatërrua gjithë pjesa e vjetër e qytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *