Në vijim të vizitës në Itali, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi u prit nga zëvendëskryeministri italian, Tommaso Nannicini.
Çështja e njohjes së pensioneve nga të dyja shtetet ishte në fokus të takimit mes Nannicini dhe Klosit, negociata që kanë nisur disa kohë më parë me shtetin italian.
Për këtë arsye, Klosi kërkoi nga zv/kryeministrit Italian, ecjen më shpejt me njohjen e marrëveshjes së kontributeve shoqërore, marrëveshje që do tu vijë në ndihmë mijëra shtetasve shqiptarë që vitet e punës kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë, sikundër edhe qindra qytetarëve italianë që gjithashtu kanë ndarë vitet e punës mes të dyja shteteve.
Gjatë vizitës zyrtare u diskutuan çështjet e punësimit dhe vecanërisht investimeve italiane në Shqipëri, nga ku Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen që po i jep Italia, Arsimit dhe Formimit Profesional, duke ofruar ndihmë financiare në disa mijëra euro dhe asistencë në ngritjen dhe fuqizimin e Arsimit Profesional.
Italia po ndërmjetëson binjakëzimin e një sërë shkollash profesionale, vecanërisht të Hoteli – Turizmit, me shkollat më të mira të këtij profilit në këtë shtet.
Nannicini u angazhua të vijojë të shtyjë këtë proces përpara, për të miratuar sa më shpejt marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë. Në këtë kuadër ai pranoi ftesën e ministrit Klosi, për të vizituar sa më shpejt Shqipërinë, ku marrëveshja e pensioneve do të diskutohet në terma konkrete.
Italia, është vendi me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, së bashku me Greqinë.

Z minister Klosi Ju pershendes per kete mesazh qe percollet tek qytetaret shqipetare emigrante ne Itali.Mendoj qe koha shume e gjate,ose e ekzagjeruar nga koha kur K/Ministri Mateo Renxi ka folur per kete ceshtje,natyrisht e kuptojme ngarkesen me shume pune qe keni pasur dhe keni por ama behet fjale per qindra mije vete qe presim nga Ju .Kjo gje ndiqet perhere dhe vazhdimisht si pika e ujit pik,pik.ZV Kryeministri Italian ju tha per nje kohe sa me te shkurter,nuk dime sa do te jete kjo kohe e shkurter ,do te jete 2,3,4 muaj apo 1,2 vjet.Mendoj se meqenese na dha fjalen te presim por here pas here te trokasim .Sa me pare te behet kjo eshte ne interes te emigranteve shqipetare po ashtu edhe e shtetit shqipetar.Faleminderit