Skënderbeu merr për të tretin vit radhazi trofeun e titullit kampion të Superligës, ndërkohë që Kukësi bën surprizën duke e mbyllur sezonin si nënkampione e Shqipërisë në futboll.
Kukësi dhe Skënderbeu, që i kishin arritur objektivat e tyre dhe nuk kishin çfarë të synonin më, e shëndërruan në një spektakël ndeshjen në “Zeqir Ymeri”, duke shënuar 7 gola para 5 mijë tifozëve kuksianë, të cilët festuan gjatë gjithë ndeshjes.
Kukësi, skuadra surprizë e këtij sezoni, solli dhe një rit të ri në futbollin shqiptar, i cili shihet vetëm nëpër kampionatet europiane.
Para ndeshjes verilindorët formuan tunelin në fushën e lojës dhe pritën me duartrokitje lojtarët e Skënderbeut, të cilët prej tre vjetësh po dominojnë Superligën.
Korçarët e Mirel Joses do të përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Kukësi dhe Teuta në Europa League. Ndërkohë, skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë janë: Apolonia, Tomori, Luftëtari dhe Shkumbini.
Ky sezon futbollistik do të përfundojë me finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet mes Bylisit dhe Laçit më 17 maj, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

po sa doli ndeshja….
Per ca kupe flisni keta jane mafjoza qe slene futbollin shqiptare Te eci para ..ikni ore gorilla se na i shpifet
bravo KUKSI