Pasaportat e Shqipërisë në Kosovë dhe gafa e Nishanit me Albinin

redaktor

Fatjona Mejdini*

 

Në vitin 2008 Presidenti i asaj kohe akordoi vetëm 3 shtetësi shqiptare në kuadër të ‘interesit special’ që Shqipëria kishte për personalitete të huaja.

Në një investigim të “Balkan Insight” paraqiten shifrat e dhënies së shtetësisë për merita të veçanta në periudhën para dhe pas liberlaizimit të vizave.

Kështu, në vitin 2009 numri ishte 7 dhe në vitin 2010 ishte 8. Por ajo çfarë ndodhi pas vitit 2011 kur Shqipëria liberalizoi vizat ishte një fluks në dhënien e shtetësive për merita të veçanta shkoi në 23 shtetësi, në vitin 2012 shkoi në 71, në vitin 2013 në 75 dhe po keshtu ne 2016-en vetem per 8 muajt e pare eshte 52 shtetësi.

Më parë keto shtetesi jepeshin per raste te vecanta, per personalitetet.

Pjesën dërrmuese tashmë të shtetësive shqiptare jashtë procedurave normale të natyralizimit e zënë qytetarët e Kosoves ndersa interesi special i Shqiperise per akordimin e ketyre shtetesive shpesh eshte i pamundur te argumentohet.

Po japim një rast. Presidenti Nishani per dhenien e shtetesise shqiptare Albin Kurtit nënvizon:

“Kryetari i komisionit te Jashtem ne Parlamentin e Kosoves, Albin Kurti gjithashtu duhet te marre pjese ne aktivitetet nderkombetare ne te cilat ai ftohet dhe nuk mund te marre vize ose pasaporta nuk i njihet”

Çfare Presidenti ka harruar eshte fakti se Kurti nuk eshte me kryetar i komisionit parlamentare te Jashtem qe nga viti 2014. Ne fakt nuk eshte as anetar i tij.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *