Sqarim ambasadores greke për kufirin, çamët dhe pronat

redaktor

Nga Arben Llalla

Në fillim të javës ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani deklaroi se marrëveshja e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë është e zgjidhur në bazë të marrëveshjes midis dy qeverive në vitin 2009, kurse për Çështjen Çame tha se i beson drejtësisë greke dhe çështja e pronave zgjidhet në gjykatat e Greqisë. Me këtë deklaratë diplomatja e karrierës, Eleni Sourani ose nuk e njeh realitetin e Çështjes Çame dhe të kufirit detar, ose ka provokuar rëndë marrëdhëniet midis dy vendeve. Marrëveshja e kufitar detar midis Greqisë e Shqipërisë e nënshkruar nga qeveria Berisha dhe Karamanlis në 27 prill 2009, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese më 15 Prill 2010. Për pasojë kjo marrëveshje nuk është, nuk ka asnjë vlerë juridike e politike, thjesht ka hyrë në arkivën e historisë së marrëdhënieve shtetërore mes dy vendeve fqinje. Diplomatja Eleni Sourani nga ana tjetër bën naiven dhe të paditurën për Çështjen Çame, por në përgjithësi për çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi.

Një pyetje e rëndomtë mund ta zgjojë nga ëndërrimet me demokraci Athine: Përse ekziston Ligji i Luftës mes dy vendeve, kur qeveria e Andrea Papandreut më 28 gusht 1987e hoqi këtë Ligj? Megjithëse qeveria Papandreu e hoqi këtë Ligj, ishte Kuvendi i Greqisë dhe Gjykatat e këtij shteti që e rikthyen Ligjin e Luftës duke e lënë përsëri në fuqi. Në këtë rast të dy vendet respektuan vendimet e Kuvendit të Greqisë dhe të Gjykatave greke. Kjo pengon përfundimisht çështjen e pronave dhe jo vetëm. Por, nëse këtë këndvështrim do e marrim të mirëqenë, sepse nuk ka udhë tjetër, i bie që Greqia dhe ambasadorja e saj Sourani duhet të respektojnë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për rrëzimin e marrëveshjes së kufirit detar midis dy vendeve, e cila u nënshkrua nga Bakojanis dhe Lulzim Basha në 27 Prill 2009.

Sa për zgjidhjen e çështjeve të pronave të shqiptarëve në Greqisë, në këtë rast atyre nga Çamëria i rikujtoj diplomates nga Selaniku se në radhë të parë ato prona janë sekuestruar me Ligjin e Luftës, ku asnjë shqiptar nga Çamëria nuk mund të kërkojë të drejtën e pronës, pasi atyre u ndalohet hyrja në Greqi dhe jo vetëm. I rikujtoj diplomates Eleni Sourani se më 16 tetorin e vitit 2008 ish-Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë titujt e pronësisë të shqiptarëve. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën “sekuestro konservative”. Udhëzimi i miratuar me shpejtësi nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor 2008, për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për Shqipërinë, vetëm pak kohë pasi do të niste procesi i anëtarësimit të saj në NATO dhe vota e Greqisë kishte peshën e saj. (Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nisi më 18 tetor 2008 dhe përfundoi me konsensus e sukses të plotë më 17 shkurt të vitit 2009 me ratifikimin e Holandës e të Greqisë).

Vendimi i qeverisë greke në atë periudhë ishte tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve për të hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre. Një shqiptar, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për të nisur procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të çelë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit (Janinë, Prevezë, Artë, Filat, Paramithi, Gumenicë, e gjetkë), ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili duhet të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. Qytetarët shqiptarë çamë nuk e kanë asfare këtë mundësi, jo vetëm prej burokracive të ambasadës greke që pengonin lëshimin e vizave në atë periudhë për këtë kategori qytetarësh. Ata janë të ndaluar falë Ligjit të Luftës të hapin një çështje gjyqësore dhe të kalojnë shkallët e drejtësisë greke që më pas të shkojnë në Strasburg.

Kaq e thjeshtë dhe e qartë është kjo gjë, ndaj në rastin më të mirë, kur Eleni Sourani tregon dyert e drejtësisë greke për çështjen e pronave të shqiptarëve ose gënjen, ose nuk e ka haberin. Natyrisht, në respekt të titullit të saj si ambasadore do preferoja të besoja këtë të dytën. Zonja bën të merret me diplomacinë zyrtare të vendit që përfaqëson dhe jo të ndikohet nga politikat nacionaliste e organizatave ekstremiste greke që punojnë ndër vite për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Disa ditë më parë ajo takoi pikërisht drejtues të këtyre qarqeve ekstremiste dhe më pas lëshoi deklaratat e mësipërme. Është detyrë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që ta thërrasë për këshillime diplomatike ambasadoren Sourani për deklaratën e bërë prej saj, sepse po nxit më së tepërmi urrejtjen midis dy vendeve, sesa paqen e miqësinë e fqinjësisë së mirë.

Share This Article
16 Comments
  • Ore Llalla ty te lumte,se ketij vendi ose i kane vdekur qeverite,qe behen te gjalla per te dhene detin,per te dhene koncessione,per te bere trimeri te madhe ne Moske me superfuqite.Mbrojtesit e vertete te ketij vendi si kunder grabitjeve te shovinisteve greke edhe te tjereve,kane qene qytetaret e thjeshte,Qytetaret e fshataret e thjeshte si Sali Butka dje dhe Arben Llalla sot.Ku eshte terbimi i Vucidolit,qe fali detin,fali varreza me eshtra shqiptaresh ane e kend Shqiperise,fali kishen e Nolit dhe Negovanit,fali shkolla greke nga Kakavia deri ne Vermosh.

    • Ja ky Llalla te behet Minister i Hashtem i Shqiperise se ky diskuton tanam ne frymen e ligjeve te Europes moderne dhe nen kete fryme mbron interesat e Shqiperise

      Hiqeni more ate Minuster te Jashtem budalla se na turperoi

      Cojeni more ate Bushatin te behet Minister ne Brazil se ai nuk esht per Shqiperine

  • Nje sqarim kaq i vlefshem sa te lexonim disa libra disa libra historie nuk do ta gjenim dot.Shume falemnderit zoti Llalla.
    Nga ana tjeter mendoj se deklarata e zonjes Sourani eshte tamam provokim.Kjo zonje le te presi kur berisha te vije prape ne pushtet dhe te veje nen sundim gjykaten kushtetuese pastaj te marri pjesen e deti te shqiperise. Por kjo kohe ka perfunduar njehere e mire zonj Sourani.

  • Artikull per ti bere qejfin e vetes dhe per te marre poza patriotike. Deti u shit dhe per kete shitje skandaloze, kryeprokurori Llalla duhej te kishte marre marre ne ndjekje penale shkaktaret. Faktikisht nga cdo gjykate qe te gjykohet, detin e merr greku, derisa ata qe firmosen aktin vazhdojne te jene te lire. Llalla i dyte le t’i bjere legenit per te bindin ndonje naiv.

  • Sa i shkojne pozat patriotike ketij karabushi te Llalles i cili na ben patriotin e thekur. Por harron te sqaroje shqiptaret, pse drejtesia jone heshti perpara ketij skandali te jashtezakonshem?

  • Es pari ky maxhyp i elbasanit arben dhalla te mos bei gabim te shkel qoft edhe 1m kufirin grek se do ta gjej belaja per nacionalizem ekstrem dhe islamizmit isis qe ky bashibozuk demostron ndaj popullit dhe ligjshmerise se nje populli, dhe ceshtjen e pronave te camve esht e drejt juridike te ankohen ne gjykaten e strazburgut e jo e nje teke e nje ekstremisti te isis te ashtuquajtur arben llalla qe Ben rolin enje Patriotismus te reme islamike!

  • Zoti Llalla,po ben “krahasim” heqjen e Ligjit te Luftes me Marreveshjen e detit.
    “Harron zoti Llalla dhe shqipetaroturqit se ka edhe shqipetarogreke qe nuk nderuan identitet,luftuan pushtuesin,humben pasurite ndaj shqipetaroturqve dheoren arratine qe ne vitin 1917te popullsia e Shqiperise ishte me shume Orthodoks me Kishe Greke,emra,identitet po tani?
    “Harron” shqipetatoturku Llalla qe ne Shqiperi ne fund te shekullit te 29te kishte 2200 shkolla Greke,imagjino para turqise qe as edhe nje dokument nuk egzistone qe kishte ndonje shqiperi,as ne Bizant,as ne Peranfotine e Romes.
    Atehere pas Marreveshjes se Detit sikur njera pale te mos respektoje Marreveshjen sic u be me shkollar dhe identitetin Greke,atehere kjo quhet Marreveshje?

    • Shekulli 29 nuk ka ardh akoma o koke-qyp kaur i qelbur

      Per 500 vjet greket ishin sherbetoret me besniike te Sulltanit ndaj dhe turku lejonte te lulezonin shkollat greke , nderkaq qe nuk lejonte asnje shkolle shqipe

      Kryeprifti grek i Patrikanes greke re Stambollit ishte krahu i djathte i Sulltanit , ndaj ju ishit te favorizuar te Sulltanit ,
      Dhe nga ana tjetrr edhe vete Sulltanet ishin gjys ortodokse sepse i kishin nenat ortodokse

  • Pershendetje z.Kola!
    I ke ra pikes ne maje te krese.Ke nda shapin nga sheqeri qe keto te krahut Llalla & Berisha e joshin kete perzierje per mbijetese ne kurrize te te gjithe vendit dhe popullit.ceshtja zgjidhet me nxjerrjen para gjyqit Bashen,Berishen dhe Llallen qe ka hesht kur nuk duhet te heshtin dhe ngre zerin sot kur rrefroma ne drejtesi do i vendosin para gjyqit ne banken e te akuzuarit te gjithe kriminelet dhe tradhetaret e kombit.

  • E shikoni se si vihen ne levizje nga Janulla,prifterinjte greke , brenda e jashte Shqiperise , sikur i piskoi grereza , sapo degjuan te verteten , duke vjelle gjithe c`kane ngrene , kunder qytetarit te respektuar Arben Llalla , por duke u fshehur pas anonimatit ?! Te gjithe plehrat , nje destinacion kane !

  • Nje nder gabimet dhe padrejtesite e BE eshte pranimi i Greqise ne Bashkesi. Greqia pranohet ne BE duke qene ende ne gjendje lufte me Shqiperine. Kjo paraqet nje lloj presedani uke marre parasysh parimet e BE. Presedan paraqet gjithashtu edhe fakti se nje shtet i Bashkesise europiane nuk lejon kthimin e qytetareve te vet ne vatrat e veta. Te denosh nje kolektivitet te tere qytetaresh per arsyera absolutisht te pakuptimta e te pa justifikuara per BE gjithashtu paraqet presedan.
    BE. camet jane qytetare te juaj dhe si te tille presin nga ju tretman te drejte e korrekt ndaj ceshtjes se tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *