Gjyqi i vrasësve me pagesë rrëfehet Admir Tafili

Elton Tafaruci

Admir Tafili, i dënuar për vrasje ka qenë sot në cilësinë e dëshmitarit në gjyqin ndaj Bandës së vrasësve me pagesë.  Tafili ka mohuar të ketë lidhje me vrasjet dhe krimet për të cilat akuzohet Kristi Pine.

Pinen e kam njohur në burgun e Bradasheshit, më rrëfeu hallet e tij. Nuk kam lidhje me vrasjet, armët dhe krimet qe ka bërë Kristi Pine”.

Më tej Tafili tha se,  gjatë bisedave që ka bërë me Pinen, ka mësuar dhe për një histori vrasjeje në familjen e këtij të fundit.

Pine me tregoi se kish hasëm, Brahmin Manen nga Shkodra, pasi sipas Pines i kish vrare dajën.
Më pas jam transferuar tek burgu 302, ku kam takuar serish Pinen që me kërkoi t’i gjej punë qoftë edhe si kamarier. I thashë dakord dhe i kërkova të më fuste në burg sa herë të vinte nga 2 ose 4 celular

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *