Ç’gjuhë flitej në orakullin e Dodonës

redaktor

 

Dr. Nelson R. Çabej

 

Orakulli i Dodonës

Orakulli natyror i Dodonës, i përfaqësuar nga një lis i lashtë, ka ekzistuar që nga mijëvjeçari II p.e.s. Ai përmëndet për herë të parë në shekullin VIII në Iliadë, ku Homeri flet për një Dodonë pellazgjike. Historiani britanik N.G.L. Hammond (1907-2001), autori i librit më të njohur për Epirin, thotë: “Si një qendër e jetës baritore, nga tradita dhe pozicioni, Dodona ishte tërheqëse për grupet baritore që shtriheshin deri në malin Skardus (rrafshlarta e Sharrit në Kosovë)…Dodona ishte një qendër fetare dhe orakullare kryesisht për fiset e veriut dhe vetëm nga gjysma e dytë e shekullit VII p.e.s. ajo filloi të tërhiqte fiset jugore…”. Do të ishte e tepërt të shpjegohej se fiset veriore që vizitonin fillimisht Dodonën ishin ilire, ndërsa ato jugore që filluan ta vizitonin më vonë, ishin fise greke.

Pas shekullit VII p.e.s. orakulli i famshëm epirot u përfshi edhe në trashëgiminë fetare të grekëve të lashtë. Më vonë, me pushtimin romak të Epirit e të Ballkanit, Dodona u bë pjesë integrale e besimit romak. Madje Ciceroni tregon se Senati i Romës “Për çështje me rëndësi të madhe, gjithnjë merrte këshillat e orakullit të Delfit ose të Jupiter Hammonit ose të Dodonës”. Midis shekujve II dhe IV të erës sonë, romakët aty bënë ndërtime të shumta, duke përfshirë kthimin e teatrit të Dodonës në arenë, ndërsa një bashkësi (koinon) vendase epirote ngriti dhe një shtatore të Livias, gruas së perandorit romak August. Vendosja e shtatores në afërsi të drejtpërdrejtë me lisin orakullar është parë si tregues i besueshëm se adhurimi i lisit orakullar epirot, qysh në shekullin I p.e.s., ishte bërë kult perandorak në Romë.

Është e vërtetë se grekët e lashtë, pas shekullit VII p.e.s., filluan t’i bënin dhurata orakullit të Dodonës, por të dhënat arkeologjike tregojnë se dhuratat nga ilirët në veri të Epirit për atë orakull nuk kanë munguar. Ndër dhuruesit e famshëm ilirë të orakullit është mbreti i taulantëve, Glauku. Një dhuratë tjetër e mirënjohur ka ardhur nga një territor më i largët ilir, nga vendi i ardianëve. Ky është një fragment i një mbrojtëseje të këmbës me mbishkrimin “ia kushton zotit” (ος ανεθηκε Διι Ναιωι), që ia dhuronte orakullit Gangrius Ardiai, i cili mendohet të jetë një prej parardhësve të mbretit ilir, Agron. Dhurata i janë bërë orakullit edhe nga Pirua i Epirit dhe Aleksandri I, vëllai i Olimpias. Ky i fundit, sipas gojdhënës, u këshillua me orakullin para nisjes së tij në një fushatë në Itali, por nuk e mori parasysh paralajmërimin orakullar për vdekjen e tij. Dhurata për orakullin e Dodonës nuk vinin vetëm nga Greqia, Iliria, Traka e Maqedonia, por edhe nga rajone të largëta të perandorisë, siç është rasti i “mbretit” Zeniketes, që kishte ardhur nga Anadolli për t’u konsultuar me orakullin e Dodonës7.

Në shekujt e fundit p.e.s., Dodona ishte shndëruar një orakull ndëretnik i iliro-epirotëve, maqedonasve, grekëve, trako-kimerianëve, romakëve, anatolianëve dhe popujve të tjerë veriorë, që grekët e lashtë i quanin hiperboreanë. Kështu, përfshirja e Dodonës dhe orakullit të saj në strukturën e besimit grek dhe atë romak nuk e ndryshoi aspak karakterin epirot të Dodonës si një orakull natyror, siç nuk ndryshoi dot edhe karakterin e besimit iliro-epirot. Provë madhore e kësaj është mbijetesa e panteonit iliro-epirot, duke përfshirë perëndinë më të madhe të tij, Deipaturos.

Një vajzë kaone bëhet profete në Dodonë

Në vitin 280 p.e.s., mbretit të kaonëve (stërgjyshëve të lebërve të sotëm) i lindi një vajzë që i vunë emrin Fenis/Fena. Kjo del nga një njoftim i gjeografit dhe historianit grek të lashtësisë, Pausanias (110-180 të erës sonë). Kur u rrit, vajza e mbretit vendosi t’ia kushtojë jetën e saj besimit të të parëve. Kufiri i mbretërisë të të jatit, ishte vetëm një ditë rrugë kaluar larg Dodonës, njerës prej qendrave më të mëdha të “komunikimit njerëzor me perënditë” në botën mesdhetare. Dëshira e zjarrtë e vajzës së mbretit kaon u plotësua. Ajo shkoi në Dodonë për të punuar si priftëreshë e orakullit “pellazgjik”, siç e quanin atë Homeri dhe Hesiodi. Lisi orakullar i Dodonës, ishte një ndërbotë ku kufizoheshin dhe shkriheshin në një të vetme tokësorja, “Nëna Tokë” e ilirëve e simbolizuar në rrënjët e lisit, me perëndinë e tyre më të lartë qiellore, me “Zeusin” iliro-epirot, emri original i të cilit, Dei paturos, fatmirësisht, është përjetësuar në Leksikon-in e leksikografit më të madh të lashtësisë, Hesikut të Aleksandrisë.

Në Dodonë kjo vajzë mbretërore kaone, kjo nënë Terezë e Lashtësisë ilire, do të kalonte tërë jetën e saj. Aty ajo do të bëhej e famshme edhe si profete dhe historianët e lashtë grekë thonë se ajo parashikoi edhe e pushtimin e Azisë së Vogël (Anadoll) nga keltët dhe shkatërrimet e mëdha që do të sillte ai pushtim.

“Pastaj ngushticën e Helespontit* do kalojnë

Hordhitë gale duke kënduar dhe jashtë rendit,

Azinë do të rrafshojnë, por më keq do pësojnë

Ata që rrojnë në brigjet e detit”

*(ngushtica e Dardaneleve – N.R.Ç.)

 

Deri këtu çdo gjë shkoi mbarë. Por në një kohë kur Dodona, ishte hapur si një qendër fetare ndëretnike, që vizitohej nga pelegrinë grekë, ilirë, maqedonë, trakë etj., kur kulti i Nënës Tokë, Diones, kishte rënë si një grua e dytë të Zeusit (veç Herës) ose konkubinë lokale e një Zeusi bigamist (jo Zeusi pellazg/epirot), priftëresha kaone fillon të himnizojë Dheun, “Tokën Nënë” të të parëve të saj:

“Zeusi ishte esht’ e do të jetë, o i madhi Zeus

Por Toka na jep prodhime, ndaj Tokës t’i thurrim himne”.

Ajo i këndoi Nënës Tokë, Diones, jo si grua e dytë e Zeusit, madje as si e njëvlefshme me të, por si eprore ndaj tij. Në këngën e saj mungonin edhe Demetra, perëndia greke e prodhimit bujqësor dhe pjellorisë edhe bija që ajo pati me Zeusin, Persefoni, perëndesha greke e nëntokës.

 

Pse e rrënuan grekët Dodonën dhe tempujt e orakullit

Mbi këto e sipër, mbi Dodonë u mblodhën befas retë e zeza të një gjëme të madhe. Këngët për Tokën pushuan. Në vitin 219 p.e.s. një ushtri e madhe e etolëve grekë e komanduar nga gjenerali Dorimakus u sul drejt qytetit. Në përshkrimin e historianit të lashtë grek, Polibit (200-118 p.e.s.): “Pasi arriti në Dodonë ai dogji kolonadat, shkatërroi dhuratat e shënjta, dhe ndërtesat e shënjta, kështu që mund të thuhet se etolët nuk përfillën ligjet e luftës e të paqes, por në të dyja rastet vepruan në kundërshtim me zakonet dhe parimet e njerëzimit”.

Por epirotët dhe Filipi V i Maqedonisë e rindërtuan shpejt Dodonën dhe mbreti maqedon, i mbështetur nga forca ilire, u hakmor kundër grekëve për shkatërrimin e Dodonës dhe Diumit (një tjetër qendër fetare në Maqedoni), duke plaçkitur dhe shkatërruar Thermiumin, qytetin më të rëndësishëm të etolëve grekë. Pyetja retorike, që ata shkruan në muret e qytetit Thermium ishte vargu i famshëm të Samus-it: “E shikon se ku goditi rrufeja hyjnore?” tregon se ata shkuan atje si misionarë të orakullit të Dodonës, që ishte simbol i Deipaturos-it, perëndisë iliro-epirote të rrufesë.

Ne nuk mund të jemi absolutisht të sigurt për shkakun e vërtetë të rrënimit të qendrave të huaja fetare, të Dodonës dhe të Diumit, nga grekët, që shquheshin për respektin dhe kujdesin që tregonin për orakujt e tyre. Por është shprehur mendimi se shkaku më i thellë i kësaj urrejtjeje dhe lufte etniko-fetare ndaj Dodonës ishte përpjekja e Fenisit, bijës së mbretit të kaonëve për të kthyer në Dodonë adhurimin e “Tokës Nënë”.

 

Ç’gjuhë flitej në orakullin e Dodonës?

Para se të hetojmë se ç’gjuhë flitej në Dodonë, le të kujtojmë se Straboni ka folur për gjuhë të fiseve epirote (thesprotë e mollosë) dhe Plutarku për gjuhë vendi të mollosëve, pohime që prerazi përjashtojnë mundësinë që epirotët të kenë folur greqisht. Historiani i madh grek i Lashtësisë, Tukididi (460-400 p.e.s.) tregon se si pjesa e fisit epirot të amfilokëve që u lidh me kolonistët grekë të Ambrakisë mësoi greqisht, ndërkohë që pjesa tjetër mbeti barbare.

Veç këtyre, në Leksikon-in e Hesikut, dhe në burime të tjera, dalin disa fjalë epirote  që janë shpjeguar vetëm me shqipen, të tilla si barden (βαρδiν) ‘me barrë, shtatzënë’, brokalietai (μπροκαλιέται) ‘bryleket’ (të bërtitura femijësh ose kafshësh), daksa (δάξα) ‘det’, dei ‘god’, dramis (δράμιξ) ‘dromcë’, gnosco (γνώσκω) ‘njoh’, grabātus ‘shtrat, krevat’, kaston (κάστον) ‘kashtë’, mal ‘mal’, manu (μaνυ) ‘small’, peliai/pelioi (πέλιος/πελία) ‘plak, plakë’, etj.

Herodoti (484-425 p.e.s.) na thotë sa s’ka më shkoqur se priftëreshat e orakullit të Dodonës flisnin një gjuhë të huaj për grekët dhe konsideroheshin si përkthyese të profecive orakullare.

Sipas Strabonit, fillimisht në orakull shërbenin priftërinj dhe të paktën pas shekullit IV, ata u zëvëndësuan nga priftëresha. Priftërinjtë e orakullitquheshin tomoroura/tomouroi (τομούρους). Këtë fjalë Straboni e përktheu në greqisht “tomarofilakë” (τομαροφύλακας), që do të thotë “roje të Tomorit”, por ai lë hapur edhe mundësinë që ajo të përkthehet edhe si themistë (θέμιστας) “të urtë, orakullarë”.

Fjalët greke filakas (φύλακας) dhe themistë (θέμιστας), nuk mund të lidhen kurrsesi me rrënjën epirote -our/ur. Për të dy përkthimet vetëm shqipja ofron shpjegime bindëse. Tomorouroi, “ruajtës të Tomorit” është një emër i përbërë, në të cilin elementi i parë, emri i malit Tomarus/Tmarus, lidhet me një rrënjën ilire *tem ‘i errët’ dhe shqipen tym, që e kanë burimin në rrënjën indoeuropiane *temǝ ‘i errët’, kurse përbërësi i dytë our/-ur-, mund të shpjegohet bindshëm me foljen shqipe ru-aj që ka dalë nga një formë e hershme shqipe *uronio. Edhe në përkthimin e dytë që jep Straboni themistë (θέμιστας) ‘i urtë’, përsëri elementi i dytë our/-ur-, do të shpjegohej fare mirë me fjalën shqip i urtë (i mënçur, i ditur, inteligjent), që ka dalë nga një rrënjë më e hershme shqipe *-ur- .

Sipas Strabonit “Në gjuhën e mollosëve dhe thesprotëve (dy nga tre fiset e medha të Epirit – N.R.Ç.) gratë plaka quhen “peliai” dhe burrat pleq – “pelioi”. Dhe mundet që Peleiadet e përfolura aq shumë nuk ishin zogj, por tre plakat që mirreshin me tempullin”. Këtu ai me një vështrim shumë depërtues ka provuar se emri greqisht peleiades ‘pëllumba’, që përdorej për priftëreshat, ka dalë nga emri epirot peliai ‘plaka’, që rrjedh nga një formë e rindërtuar ilire *pela me prapashtesën shqipe –ak. Ky duket një rast tipik i veprimit të dukurisë së mirënjohur të etimologjizimit popullor (Volksetymologie), ku fjalës së huaj “të pakuptimtë” epirote peliai (plaka) grekët i “dhanë kuptim”, duke transformuar në fjalën e ngjashme greqisht peleiades ‘pëllumba’.

Kur shihen në tërësi dëshmitë e autorëve grekë se në Epir flitej një gjuhë e huaj, se  vetëm me shqipen shpjegohen emrat që njohim nga epirotishtja, se priftëreshat në Dodonë flisnin një gjuhë të huaj e jo greqisht, se emrat peliaia të priftëreshave dhe tomoruroi të priftërinjve shpjegohen vetëm me shqipen, ato na shpien, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, në përfundimin se gjuha që përdorej në orakullin e Dodonës ishte ilirishtja.

Share This Article
9 Comments
  • Per Qiell e per Dhe!
    Per Qiell e per Dhe, betohet Gegeria,
    Per ate sy dielli qe vete i lodhur, betohet Toskeria,
    O Zeus Zoti i Qiellit dhe i Tokes nje pyetje po te drejtoj,
    Pse jemi krenar qe jemi Shqipetar?

    Une Zeusi dija, drejtesia, arsyeja, rregulli, Zoti i Qiellit dhe i Tokes,
    Mua dhe bemat e mia i njeh gjith Bota mbare,
    Une ne vendet tuaja jame mbeshtetur,
    Ne miteologjin, te vertetat dhe njerzit krenar.

    Mesi I Botes eshte I gjithi Pellazg,
    Nga ju u perhapen qytetrimet mbi dhe,
    Ju ini zgjidhja e asaj qe te tjeret se kuptojne,
    Gjuha juaj flet me embelsi kur gjuhet e tjera qendrojn.

    Burime qe krijojne lumenj e liqene ku jeta gjallon
    Laguna, ngushtica, gadishuj, ishuj me ujra te kripur e te pastra si kristali,
    Afer yjeve, prane Diellit, afer brigjeve, pran lartesive afer dijeve,
    Pellazget dhe Yllaret i gjeta, ne keto vende me bukuri e dituri te rralla.

    Forcen per te jetuar qe asnjeher seshte shuar,
    Te ju Pellazg e gjeta dhe mbreterin time ndertova,
    Gjuhen tuaj shume te bukur edhe une e mesova,
    Ajo eshte gjuha e perendive te mia qe sundova.
    Mesueset me qeleshe ndihem te madhe me dhan,
    Koha e bukur me diell qe rrezaton dhe njers qe bejn humor,
    Kur reshjet vin gjithcka vrehet e nxihet dhe bubullin, sa dramatike,
    Dhe koha pastrohet, shpirti letsohet, ajri freskohet ne keto vende qe njohin 2 stin.

    Ah more ju ti dini mendimet dhe mentoret e mi,
    Te beren edhe te thenen qe vetem ai Diell I di,
    Per Qiell e per Dhe jane betimet e mija ,
    Ju nga une I kini degjuar o krershniket e mi.

    Ju duruat dhe koha erdhi, qikllopat e titanet bashke I vrame,
    Te gjitha shkencat ne kohen time lulezuan,u zhvilluan e perparuan,
    Nga mesi I dheut une hidhja dijet dhe vetetimat e mia,
    Beratin une e bera, aty fillon fillimi dhe ngritja, ne Dodon.

    Te prekshmen qe djeg e digjet ju e veshet me shume stoli,
    Hyjnore ato jane ne Tok, nentok, dete dhe oqeane,
    Keto yje qe kurr nuk perendojne por shumohen e shkelqejn,
    Vetem ju keto sy pa trembura I ngritrt ne madheshti.

    Krah per krah perendive e burrave ato qendrojne me hijeshi,
    Ne fronet qe ato hypen treguan mencuri, trimeri, fines e zotesi,
    Rea, Hera, Hestia, Demetra, Aferdita, Teuta, Bubulina e Zana te tjera,
    Nen Tereza kjo paqesore e Shenjetore trashegimin tuaj larteson.

    Une spata forc te keqen ta ndaloj dhe u tregova c’far do ndodh,
    Ne Trojen Pellazge ju me njeri tjetrin u vrat, tragjedia filloi,
    Per dashuri te perzier me hajduteri,dridhem kur e kujtoj
    Tatepjeta e qytetrimit Pellazg e Ilirian po rrokullisej ne hone.

    Nuk ishte faj i zotave te mi qe predikuan e urdheruan,
    Por ishte paaftesia e njerzve te vdekshem qe drejtuan
    Odisea u be i pa vdekshem me kalin e tija,
    Per sa koh qe une sdo kethehem ne tok do sundoj pabesia.

    Nga turpi ika dhe ne qiell mbreteroj,
    Por gjithmon kame derguar te vdekshem e te gjalle,
    Me ta u kame then se une jame duke u vezhguar,
    Mbreterin time te pare.

    Aleksandrin e madh une e dergova,
    Qe ne bote te vinte demokraci,
    Galet e nje gjaku per ndime ja dergova,
    Leka per mua lutej, une i plotesova endrrat e tija dhe te mia.

    Le ta marrin vesh ata mjeran,
    Qe duan te ngrihen duke mallkuar, duke u mburrur e duke share,
    Krishtin ne tok une e prura per tu bashkuar,
    Ky i pavdekshem popullin e thjeshte ndimoj dhe per njerezimin u flijua.

    Zerin tuaj perher e degjoj Kumbus,
    Ai jehon neper male e lugina per mort e gezim,
    Zjarre neper Keshtjella kure shikoj,
    Kjo drit eshte sinjal qe paralajmeron dyndje, o pushtim

    Shume rraca me ju u perzien dhe nuk u qytetruan,
    Dhe me forc kerkojne tu asimilojn,
    Gjith Pellazgjin prone te tyre e duan,
    Gjuhen e perendive duan ta mohojne.

    Evropa me ju nuke u bashkua por shikonte,
    Osmallinjet kjo rrac hibride mbi ju u derdhen,
    Ne emer te Allahut vrisnin, perdhunonin, rrembenin e digjnin,
    Shqiponjave, malet e larta u erdhen ne ndihem kete her.

    Skenderbeu ky lis i madh me deg,
    Me flamurin dhe perkrenaren e tija mua me lartesoj,
    Per 25 vjet me radhe kurre nuk u thye,
    Perandoris Otomane si Spartanet perball u qendroj.

    Heroizmave dhe miresive tuaja u jane pergjigjur me ligesi,
    Dhe ne Bote jane njohur duke ber pabesi,
    Ne tokat me te mira ata jetojne, me ju u bashkuan edhe u kane vrar,
    Toka edhe detrat e din sa gjak eshte derdhur, vajzat me te bukura ua kane marr.

    Sa her kame qare me denes nga dhimbja qe kini pasur,
    Sa her kame qeshur nga hipokrizia Evrop,
    Por ju stoik qendruat si malet qe u rrethojne,
    Bota filloj tju njoh edhe tu kuptoj.

    Shekullin qe kaloj me syte e mi i kame pare,
    U sulen mbi ju nga Veriu e Lindja, Jugu e Perendimi keta barbar,
    Donin ta zhduknin nga faqja e dheut Shqiperin,
    Me s’mundesha ti duroja dhe vetetimat e mija nga qielli ua hodha.

    Kur zemerimin tim e pane Evropa reagoj e tha:
    “I kemi faje keti Kombi qe neve na krijoj”.
    Te bashkuar ju dua dhe njeri tjetrin ta ndimoni,
    Vlerat humane njerezimit me shume tja shtoni

    Dua te vi ne Tok dhe me kemb te shkel vendet e shenjeteruara
    Qumesht dhie te pi, me shqiponjat te kuvendoj,
    Lisat e larte ti shoh dhe rrenjet ku I kan hedh,
    Te zotet e vendit te takoj, ata qe me “per Qiell e per Dhe” diten e re e fillojne

    Nuke eshte fate pore eshte privilegj dhe te nxitoni,
    Per ju o Shqipetaret qe mua te me besoni dhe veten ta tregoni,
    Statujen time ne Berat gjigande ta ngrini,
    Dhe Tomorrit te lart mali Zeusit ti thoni

    Nga mali Tomorrit dua te hedh vetetimat e mija,
    Dhe ta marre vesh gjithe bota mbare,
    Une jame Zeusi zeri te vertetes,
    Une jame drita juaj, Zeusi Shqipetar.

    Arben Dulaj July 10/2012

  • Jo vetem per ju z. N Cabej.

    Por tashme ka disa kohe qe per shume shkrues shqiptar me tituj e pa tituj… “bemat” o ngjarjet per fat fondamentale edhe per kulturen botrore ndodhura ne Thesproti CAMERI prone e te ciles eshte edhe tempulli i Dodones …ishin pasoj … ( i vafri Homer ) o nuk ishin …o sikur te mos ishin produkt i banorve te tyre dmth Camerve
    Ka ardhr koha te themi,boll me; Epiri, Iliria…
    Epiri ishte shtet ku simotra natyrale e tyre ishe Iliria

    Gjetje, sajime o deformime sharlatane kthejne ne karikatura vlerat e verteta autentike identitare ku natyra e zoti ka mbrujtur pasuruar e formuar fytyrat tona ne Lab Cam o Tropojan.

    Ndaj i lini te qet mijvjecaret e historis botrore me interpretime subjektive banale, por behuni te zot te ndalni kaosin e pergjakjen qe po ndodh SOT, SOT nen hunden tuj te kulturave tradicinale brenda shqipreris e cila u ushqen edhe me buk.

    Persa i perket te shkuares njihuni dhe turpurohuni nga deklaratat aktuale te historanve brilant grek :
    CAMERIT, SI ZOTER TE EPIRIT!!!

    Shqiptaret e shqiperia si percaktim administrativ e politik aktuale eshte vetem perferia e botes Came.

    E se camet jane vertet shqiptare, qe sipas te shkuares se afert ne mardhenie me ta… le per te deshirua… mjafton kaq per tu krenuar pa patur nevoj te sajojm apo deformojm, apo jo z. Cabej?.
    Sa mbiemer i bukur!
    Pershendetje.

  • Herodoti e lidh origjinen e Dodones dhe orakullin e Zeusit Pellasgjik me dy prifteresha te tempullit te Amonit ne Tebe te Egjiptit,qe u shiten si skllave nga Fenikasit njera ne Libi,tjetra tek Thesprotet.U quajten pellumbesha,sepse flisnin nje gjuhe si te zogjve,te pakuptueshme nga vendasit-Herodoti.Legjenda rreth themelimit te orakullit te Dodones,Kap.IX,Proza antike greke.Zeusi shihet si ekuivalent i Amonit egjiptjan .Pa hyre ne ngjashmerine Peleiades-Pellumb dhe Peliai -plake,fjalen e lashte shqipe -pellumb e kemi tek emertimi i vendit Dodone,qe ne gjuhen shqipe lidhet me fjalen e lashte DUDINJE-pellumbeshe-guguce-kumuri.Kemi dhe emra femerore Dudushe,Dudi,Dudinje,Duda. Perse i perket toponimit tjeter Tomar ,ky nuk ka te beje me malin Tomor ne Gramsh,sepse gjindet edhe nje Tomar prane Dodones dimerkeqe.Lidhur me kuptimin e emrit Tomor une do ti referohesha shenimeve te udhetimit te piktorit anglez Eduard Lear,qe jep etimologji te sakta per emrin Lushnje dhe emrin Tomorr.Malin ne fjale Lear e quan TOMOHORI.Duke qene dakord per pjesen e pare te emrit,te cilen autori e lidh me shqipen – tym.Pjesa e dyte eshte Hore-vend,ngulim,krahine,nje fjale mjaft e perdorshme tek camet epirote,tek arbereshet e Greqise,tek arbereshet e Italise.Keshtu fjala Tomor merr kuptimin -vend i tymit,vend i reve.

  • Edhe njehere,meqenese komenti im nuk paska mberritur.Tomar nuk duhet te identifikohet me emrin e malit Tomor,sepse ka edhe Tomar prane Janines.Une kam cituar Herodotin ne lidhje me themelimin e orakullit kushtuar Zeusit pellazgjik.Herodoti e lidh me perendine Amon te Egjiptianeve dhe pruftereshen e pare te orakullit e ka quajtur skllave egjiptjane te shitur nga fenikasit tek thesprotet.Fjala pellumb eshte tek toponimi Dodone.qe i perkon nje shqipe te lashte per pellumbeshen-Dudinje,Dude,Dudi,sot identifikohet me guguce,kumuri,E kam botuar ne studimin tim:”Kulti i Zeusit pellazgjik ne Cuke te Tomorit”-gazeta Tirana observer-Tirane 2004

    • Per ti shtuar dicka komentit tend.
      Ka Tomar apo Tomor…..por me sa menkujtohet,mali i Tomorit(dodona)rreh ne kendin 90° me Piramiden e Keopsit.

  • O moloso o pervers qe sdi care thua e kush te ve ne refene ty o gjak jevgu , ne damaret e shqipetareve te vertet rrjedh gjak hyjnor rraca shqiptare rrace e pare e kesaj toke

  • @Darius-Ka Tomar prane Dodones,Ka edhe Tomor ne Gramsh.Te dy ndodhen ne vise te banuar vetem nga shqiptare.Dodona ndodhet ne Cameri.

  • Prifteresha kryesore ne Orakull eshte quajtur Pytja.pra ajo qe pyste perendite,gjithashtu Or-akulle (ora e akullet) sepse ka qene ora kur do te kuptohej fati ardhmeria.klm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *