(Si një baladë)
Në greminë të kësaj jete,
unë shoh dritën dhe tek honi,
ndaj dhe nuk shkrova për vete,
po për juve që s’shikoni.
S’e kam jetën mjaltë blete,
dhe tani në fund kam mbërritur,
po prapë nuk shkrova për vete,
po për ju-o të uritur.
Nëpër akull-nëpër vapë,
jeta s’më ka përkëdhelur,
por për veten s’shkrova prapë,
po për ju që jini shkelur.
S’gjeta flori në minierë,
dhe nuk jam unë një i zgjedhur,
ndaj dhe shkrova kurdoherë,
dhe për ju që jeni vjedhur.
Gjer mes yjesh-shikoj mirë,
edhe ditën-më besoni,
ndaj prapë shkrova me dëshirë,
dhe për juve që s’shikoni.
Shpesh kam folur nëpër netë,
edhe me të madhin Zot,
ndaj shkrova në këtë jetë,
për juve që s’flisni dot.
Krimbi s’mund të fluturojë,
s’do shumë mend për ta kuptuar,
ndaj s’kërkoj që të më dojë,
kush mes llumit ka jetuar.
As prej djallit të mallkuar,
nuk jam trembur ndonjëherë,
po injorancë e harbuar,
më fut dridhmat dhe në verë.
Mbi dy brigje unë hedh urat,
po prapë shahem e mallkohem,
se të gjitha diktaturat,
mbi idiotët lartësohen.
Pushteti kafshon si gjarpër,
se është kohë e arrogantëve,
dhe në qofsh Sokrat i Varfër,
ke mllefin e injorantëve!
Dhe gomari e kupton,
përse mbetëm kështu trokë,
se çdo popull meriton,
qeverinë që ka mbi kokë.
Shkrepën yje kuq e blu,
ne te bisht i urës mbetëm,
po unë prapë do jem kështu,
dhe në mbetsha Një i Vetëm!

Meritojm qeverine qe kemi,
keshtu thuhet dendur sot.
Por a na meriton ne Rama?
Kete gje Duka nuk na thote!
Se ne kemi fat si popull,
qe kemi sot kete qeveri.
Por ky pushteti sotem,
eshte pa fat me kete njerezi.
Se nuk pret dhe ca me gjate,
te pakten nja 45 vjet,
aq sa priti per socializem,
aq te prese Rilindjen e shkret.
Ik o mjeran, ik e kendoji sukseseve te qeverise ne mbjelljen hashashit. Po te te dhimbseshin ty te mjeret nuk i thurrje lavde ketij pushteti plehrash.
Bejtexhiu na eshte katandisur ne pike te hallit duke recituar “a doni me per Belulin?”. Gezo bejtexhi se tani vendi do te mbushet me plehera!
90% e kengeve qe kendohen ne shqiperi jane shkruajtur nga dora e Arben Dukes,e more vesh more info bajga
thyej vargun o poet,
bjeri sa ti thyesh brinjen
se rilindja jone e dashur
eshte nje me ulerimen
Punuam nje jete te tere,
e pastruam gjithe ferrat ,
qe te shtrihen ne lendine
te majmen dosat dhe derrat
Respekte nga une o Ben
Dhe urime pa kufi
Fol e shkruaj sa te jesh
Te kuptoje ai qe di!
Daullja gjemon e bie
Per ata qe kane veshe
Ti do jesh korifi
Fjala jote do kete peshe.
Ata qe s’te njohin mire
Thone fol o bejtexhi
Aq dine e ate thone
Po per neve qe te njohim
Je dhe do mbetesh flori!
Duka, kesaj here ka shkruajtur te zezen ne te bardhe,kush e kupton mire,kush nuk don ta kuptoje nga padia zoti mesues,nuke ka faj Duka.Qofshi i gezuar dhe pasqyre rreale e c’do qeveri per me te miren e mundeshme per popullin dhe atdheun,poet Duka.Askush nuke lindi i mencur,pos atyre qe i sherbyen popullit dhe atdheut,Ato do te mbeten ne kujtesen e brezave ne jete te jeteve,duan apo nuke duan te paditurit,frikamanet,apo mercenaret e korruptuar dhe te kriminalizuar te politikave bastarde ne vite.