Obama: Ja çfarë më shkruan një djalë shqiptar

Elton Tafaruci

Alex është djali i dy prindërve shqiptarë. Ja çfarë shkruan presidenti Obama për të.

“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.

Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte t’i jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”

Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.

Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.

Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”

Presidenti Barack Obama

Share This Article
7 Comments
  • Kur e duam te gjithe lumturine e femijeve dhe tonen, kush na e prish kete lumturi shtrohet pyetja? dhe une pergjigjen jane lufterat ata vrasin njerez te pa fajshem dhe shkaterrojne gjithcka te bukur te ndertuar nga njerezimi. Atehere te ngrihemi e te luftojme te gjithe per nje bote pa luftera dhe ne paqe.

  • A.ka mbiemër Aleksi dhe kush janë prindërit e tij? Nuk është e vështirë për gazetën ta gjej këtë. Ndryshe vlera e ketij lajmi të bukur bie dhe ul seriozitetin e gazetës tuaj.

  • Kush janë prindërit e Aleksit, cili është mbiemri i tij dhe ku
    jeton…? Gazeta nuk e ka të vështirë ta gjej dhe plotësoj këtë lajm të bukur.

  • Me gjithë propagandën e madhe për paqen , SHBA është një nga vendet që I nxisin e i zhvillojnë luftërat gjakatare ….

  • Si eshte e mundur qe media amerikane thote qe prinderit e Alexit duann te mbeten anonime, ndersa ju e keni vendosur qe ky femije ka prinder shqiptare? prej ku e moret ju kete informacjon?

  • Hahaha po a Alexsin pritshit ju ore Obama tu thote se si duhet reaguar, pseju nuk dishit se si duhet reaguar?!!! Jo jo une u them se nuk duhet reaguar si Alexsi se pse duvet shikuar pak me larg se Alexi duhet mos i nxitur luftrat qe pastaj te ket nevoj me ndihmuar femijt dhe popujt qe jan ne luft se pse e din gjdo njeri se luftrat po i nisni ju inderuar Obama juSHBA ja se bashku me shtetet tjerasiRusia dhe Izraeli qe te sundoni te tjerit si gjdo her!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *