Marion Cotillard zbulon se është shtatzënë dhe mohon lidhjen me Pitt

redaktor

Aktorja franceze, Marion Cotillard ka zbuluar se është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe ka mohuar kategorikisht të ketë ndonjë lidhje intime me Brad Pitt, pas fjalëve se ishte pikërisht ajo shkaku i ndarjes së çiftit më të famshëm të Hollivudit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

marion

Cotillard, 40 vjeçe, përmes një mesazhi të gjatë në Instagram, sqaroi pozitën e saj në këtë situatë aspak të këndshme, duke shuar zërat që kishin dalë menjëherë pas lajmit të ndarjes së ‘Brangelina’.

marion1

“Ky do të jetë reagimi im i parë dhe i fundit lidhur me tymnajën që shpërtheu 24 orë më parë, ku unë u cilësova si ‘aktorja tjetër’”, duke iu referuar raportimeve sipas të cilave ajo kishte nisur një romancë me Pitt gjatë filmit të tyre të fundit, ‘Allied’.

marion2

Cotillard më tej konfirmon se bashkëshorti i saj prej 8 vjetësh, Guillaume Canet është babai i fëmijës së saj nde të palindur, duke rrëfyer për herë të parë publikisht se është shtatzënë dhe se nuk ka asnjë lidhje me ndodhinë më të fundit mes çiftit Jolie-Pitt, të cilëve u uron gjithë të mirat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *