Pas rastit të ish sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton, një vjedhje e-mail-esh ka tronditur Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme.
Mediat ndërkombëtare raportojnë për një vjedhje të qindra e-maileve të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Madje, disa të dhëna kanë nisur të publikohen në rrjet.
Thuhet se janë vjedhur programet e Clinton kur ishte sekretare Shteti, të zv/presidentit Biden, dokumente sekrete të Shërbimeve Inteligjente madje edhe një kopje e pasaportës së zonjës së parë amerikane, Michelle Obama. Ende nuk dihet se kush qëndron pas kësaj vjedhjeje të dhënash.

A thua te jete e veretete, shyqyr zotit qe nuk eshte 1 prilli.
Si ka mundesi qe Shtepia e Bardhe nepermjet CIA-s vjedh cdo gje dhe hiqet si e ndershme, t’a gjeje hataja ne shtepine e saj.
Do zoti kjo qe po lexojme, te jete ne rubriken “Gojet e Liga”
Ketu po vidhen komentet e mija,i shoh ne ca gazeta prestixhoze si opinjone.Kane shteruar opinjonistet,vjedhin popullin.Shtepia e bardhe do te vidhet,se “bora eshte e bardhe ne mal,por e dhjesin qente rruges”,kuse komentet e mija jane bloze dhe zeherr.