Penaliteti që artikuloi Komisioni Europian në lidhje me menaxhimin e fondeve IPA II për Maqedoninë, nuk do të cenojë Shqipërinë. Janë rreth 3 milionë euro fonde për projektet e menaxhimit të kufijve (CBC) që i dedikohen të dy vendeve për të rritur bashkëpunimin mes tyre dhe që ndahen në përpjestim të drejtë.
Alokimi i këtyre fondeve u bë vetëm pak ditë më parë, por nisur nga rastet e evidentuar në Maqedoni me abuzimet e tyre nga Komisioni Europian vendosi që të cetralizojë menaxhimin e tyre dhe t’ia hiqte këtë të drejtë institucioneve vendore.
Ekspertët e çështjeve të integrimit thonë se kjo masë që po merret ndaj Maqedonisë nuk do të ndikojë në shpërndarjen e fondeve (përfshi këtu edhe për pjesën e Shqipërisë), pasi bëhet fjalë vetëm për menaxhimin e tyre.
Maqedonia ka qenë ndër vendet e para që ka plotësuar kushtet për menaxhim të decentralizuar, por duket se ka dështuar në ruatjen e standardit të kërkuar. Tashmë menaxhimi do të kryehet nga delegacioni i BE-së.
Ekspertët thonë se në Shqipëri, në pjesën me të madhe, projektet menaxhohen nga vetë delegacioni i BE-së. Në këtë pikë, Shqipëria është mbrapa në krahasim me vendet e rajonit, pasi ende nuk ka përfituar të drejtën e decentralzimit.
Maqedonia llogarit për periudhën 2014- 2020 asistencë financiare nën programin IPA2, rreth 664.2 milionë euro. Ndërsa Shqipëria do të përfitojë një fond më të ulët rreth 649.4 milionë euro, po për të njëjtën periudhë.
Ndarja e fondeve IPA2 2014 – 2020
Shqipëria
Çështjet Shuma (mln euro)
Demokracia 223.5
Sundimi i ligjit 97.0
Mjedisi 68.0
Transporti 56.0
Konkurrueshmëria 44.0
Edukim 69.0
Bujqësia 92.0
TOTALI 649.4
Maqedonia
Çështjet Shuma (mln euro)
Reformat për anëtarësim 205.9
Demokracia 122.9
Sundimi i ligjit 83.0
Zhvillimi social-ekonomik 298.8
Mjedisi 112.9
Transporti 112.9
Konkurrueshmëria 73.0
Politikat e punësimit 53.2
Edukimi 53.2
Bujqësi 106.3
TOTALI 664.2
Burimi: Komisioni Europian
