21 Janari, gazetari i plagosur: Unë dëshmitari i parë, hapni hetimet

Elton Tafaruci

Del në skenë dëshmitari i parë vullnetar i cili kërkon të jetë në dizpozicion të organeve të hetimit për vrasjen politike të 21 janarit të vitit 2011 përpara Kryeministrisë nga Garda e Republikës.

Ngritja e institucioneve të reja antikorrupsion, nën mbikëqyrjen dhe asistencën e amerikanëve dhe ekspertëve të Brukselit, ka rritur pritshmërinë për rihapjen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, për të cilat drejtësia aktuale, ka shpërfillur prova, ka dhënë vendime qesharake si dhe ka lënë jashtë hetimeve të implikuarit kryesorë.

Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos në 21 Janar 2011, por që pushteti i atëhershëm e kërcënoi që të fshihte plagën, duke e detyruar që të kërkonte azil, shpreh gatishmërinë për t’u rrëfyer para hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjithnjë nëse kjo e fundit do të hapë dosjen e 21 Janarit, për të cilën mazhoranca pretendon se nuk ka nisur ende drejtësia shkruan shqiptarja.com.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *