Rrëfimi i mjekut francez: Takimet me Enver Hoxhën

Elton Tafaruci

Yves Pouliquen, mjeku i diktatorit Hoxha përshkruan qëndrimin e çuditshëm të këtij njeriu, ashtu siç ishte, me një kulturë të zakonshme, me qëndrime, pamje dhe huqe të tmerrshme, të cilat e drejtonin në qëllimet e tij gjoja filantropike që kishte për vendin e popullin që udhëhiqte.

Përshkruan gjithashtu dhe besnikët e tij më të afërt. Materiali i mëposhtëm është shkëputur me shkurtime nga libri “Mjeku dhe diktatori”, i Yves Pouliquen, anëtar i Akademisë Franceze, vlerësuar nga presidenti i Repulikës Franceze me urdhrin “Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit” 

Me një avion të kompanisë “Air France”, nga aeroporti i Parisit për në Beograd, kirurgu i famshëm i spitalit francez “Broussais”, Yves Pouliquen, i shoqëruar nga “diplomatë” të çuditshëm, ndërmori udhëtimi më të veçantë në jetën e tij, drejt Tiranës, kryeqytetit tw diktaturës më të mbyllur nw Evropë. Misioni: të vizitonte Enver Hoxhën, udhëheqësin e Shqipërisë.

Gjithçka nisi në vitin 1979.  Në kulmin e Luftës së Ftohtë, mes dy kampeve. Shkenca dhe Mjekësia ishin të vetmet që mund të bënin shkëmbimin dhe ndërhyrjen mes vendeve lindore e atyre perëndimore. Perëndimi u ofronte elitave të vendeve komuniste një kujdes dhe shërbim mjekësor.

Të shumtë ishin ata liderë që kishin përfituar shërbimet mjekësore perëndimore për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre.  Nga ana tjetër udhëheqësit e këtyre shteteve nuk mund të zhvendoseshin në spitalet e perëndimit. Por shëndeti kishte kërkesat e tij. Kjo histori ka ndodhur 37 vjet më parë.

Historia e mjekut francez, Yves Pouliquen, nuk është e vetmja, por e radhës. Mjekë të tjerë të njohur kishin vizituar diktatorin. Është një rrëfim i sinqertë, i paanshëm. Sipas vetë mjekut “dialogët që sillen në libër nuk pretendoj se janë 100% të saktë, por janë besnikë të atyre marrëdhënieve dhe situatave, shpirtit, dhe gjithë kolegëve e njerëzve që më shoqëruan në udhëtimin tim në Shqipëri, sikurse edhe vetë dialogët me udhëheqësin Enver Hoxha”.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai njohu egërsinë e regjimit që mbante ky njeri i hekurt mbi atë vend si dhe dëshirën e mjekëve profesionistëve, kontaktet me të cilët ishin shumë të rralla. Ky rrëfim është njëherësh edhe portreti i diktatorit të vendit më të vogël komunist në botë, është rezultantja e shikimit të një perëndimori që pati rastin të takojë  në një moment të caktuar, stalinistin më të pastër të brezit të tij, një njeri që pretendonte seriozisht se po e bënte vendin e tij modelin më universal në planet.

Paris- Beograd – Tiranë

Më 7 maj 1979, po përjetoja jashtë dëshirës sime, aventurën që nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë më parë. Pothuajse si në një film, me të gjitha elementet e duhura për të krijuar mister, ankth, dyshim. Më dhanë rolin kryesor. Pikërisht atë ditë belbëzova edhe replikat e mia të para.

Kalimi nga Beogradi ishte i nevojshëm, sepse atëherë nuk kishte një fluturim direkt, me sa di unë, Paris – Tiranë. Kjo zhvendosje, me sa kuptova, kishte kohë që ishte menduar. Kishin dashur ta evitonin, por gjendja e Udhëheqësit, po keqësohej.

Duke marrë parasysh shqetësimin tim ekstrem për parapërgatitjen, etapat e mëparshme të konsultimeve, imagjinoja se edhe udhëtimi im do të ishte i shpejtë, i fshehtë. Kështu u befasova kur në hollin e aeroportit të Orlit pashë ambasadorin i cili qëndroi në krahun tim thuajse derisa u nisa te avioni, pa e kuptuar aspak qëllimin e kësaj “vizite” të tij deri në aeroport.

U habita edhe më shumë kur në avionin “Air France”  më vendosën në një vend të klasit të parë, me atasheun e ambasadës që më shoqëronte, megjithëse do të ndihesha më rehat në klasin e zakonshëm, pasi më dukej më i përshtatshëm, duke marrë parasysh edhe parimet e të ftuarve misteriozë. Përfundimisht, donin të më trajtonin mirë, gjë që e konfirmonte më shumë edhe vetë prania e ambasadorit, sikurse edhe ajo e atasheut gjatë gjithë kohës për në Beograd.

Ishte një udhëtim pa histori, përveç faktit se i kisha kushtuar më shumë  rëndësi atij detajit në hollin e aeroportit të Orlit.

U takuam edhe me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd: S.P. Një burrë i bukur, 47 vjeç, siç më tha më vonë,  me një fizik që i ngjante Michael Lonsdale (aktor i famshëm i viteve 70-80- të). Fytyra e tij e bukur ndriçohej nga dy sy kafe të gjallë.

Frëngjishtja e tij ishte pa të meta. Shprehu një simpati të madhe për gjuhën dhe vendin tonë. Ambasada ku më çoi ishte ndërtuar në një nga shëtitoret më të bukura të Beogradit. Hoteli ku ai banonte, – më tha, – i përkiste dikur njërit prej ish-kryeministrave të Jugosllavisë së para luftës. Me të mbaruar ceremonia, ambasadori më tha se kishte parashikuar një drekë në qytet.

Dua të shtoj se ambienti i këtij lokali ishte shumë poshtë asaj që pretendonin të ftuarit e mi sikurse unë vetë. Herë pas here fliste për ndonjë shkrimtar francez apo vepra kryesisht ato historike që kishin ndihmuar Shqipërinë.

Në tavolinë u fol edhe për shkopinj të thyer që kishin dashur të na kundërviheshin e që na pengonin në rrugën tonë drejt afrimit. Pa harruar nga ana tjetër, diferencën e thellë që qëndronte në origjinët tona, në kulturat tona, dhe mbi të gjitha në angazhimet tona…

Për t’u gjendur në aeroport sa më shpejt, ambasadori S.P kishte parashikuar të vinin të më mirrnin në hotel që herët në mëngjes. Ishin në një saktësi të përkryer. Binte pak shi. Gjatë takimit mu kujtua nata e shqetësuar, por gjithçka kaloi mirë, i thashë ambasadorit.

Bënte një kohë shumë e bukur kur avioni u ul në Tiranë, mbi pistën e aeroportit të vogël e të vetëm të këtij vendi. Punonjës e nëpunës të qeverisë kishin dalë të më prisnin, të cilët binin në kontrast me misionin dhe fshehtësinë që duhej në këtë rast.

Nuk ishte aspak momenti. A e dinin ata, të gjithë që po më prisnin, qëllimin e vërtetë të vizitës sime? Dyshoja derisa shënova praninë time në komitetin e pritjes, ku bënin pjesë edhe dy mjekë që i kisha njohur në Paris, doktor K dhe Y. Ata e dinin qëllimin e ardhjes sime.

Pas disa fjalë mirëseardhjeje, ata më ftuan të pij diçka në emër të miqësisë franko-shqiptare, që më kishte dhënë mundësinë të isha pranë tyre. Ishte e kohë t’u thoja se gota e verës së bardhë që më ofruan e që e piva me zor, nuk më bënte mirë, por ajo kishte vlerën e një simboli, edhe pse s’bëri gjë tjetër veçse e keqësoi edhe më shumë dhimbjen time të kokës dhe gjendjen time pështjelluese.

“Zbulimi” i kryeqytetit shqiptar

… Me një Mercedes zyrtar po më çonin rrugëve të Tiranës.  Kishte ardhur çasti të zbuloja Shqipërinë. Vetura ecte me shpejtësi të ngadaltë në asfaltin jo aq të rehatshëm në të vemten arterie që lidhte aeroportin me kryeqytetin.

Rruga ishte e gërvishtur nga kamionët  e mëdhenj, të cilët, siç më thanë më pas, paksa në mënyrë konfidenciale, ishin prodhuar në Kinë. Të them të vërtetën, këta kamionë më ngjanin më shumë sikur ngecnin në anë të rrugës, edhe pse shoferët e tyre mundoheshin të çanin rrugën.

Në dy anët e rrugës arat me barin e njomë i qeshnin diellit dhe duket sikur shkëlqenin. Pemishtet ishin të mbushura plot me pemë që kishin çelur lule dhe zbukuronin rrugën tonë. Po ashtu plepa të lartë zgjateshin në dy anët e rrugës.

Mësova nga të pranishmit se këta plepa ishin me origjinë kanadeze, të cilët, Hrushovi, gjatë vizitës së tij në Tiranë e kishte këshilluar udhëheqësin Enver Hoxha t’i zëvendësonte me fiq. Një sugjerim, që edhe pse isha me migrenë, m’u duk i dyshimtë. Aq sa më lejonin pemët munda të shoh shumë “kërpudha” të vogla, të betonuara, paksa mbi tokë.

Them shumë sepse në çdo cep are pothuajse në të njëjtën distancë shfaqej e njëjta pamje gjatë gjithë rrugës. I gjithë ai beton, çimento i përdorur për ato kërpudha, më intrigonte, si çdo njeri tjetër, aq sa pyesja veten se si arrijnë këta njerëz të merren me bujqësi?

M’u duk e natyrshme t’i pyesja miqtë e mi për natyrën e tyre. Ata më thanë se këto krijesa ishin të destinuara për të strehuar qytetarët e për t’i mbrojtur ata në rast agresioni ndaj vendit të tyre. Bashkëbiseduesit e mi nuk thanë gjë më tepër, madje e hoqën fjalën shumë shpejt nga ajo temë, kur pashë pamjen e tyre të heshtur nga kjo konfidencë.

Nuk e hiqja dot nga mendja se si i gjithë populli vuante nga paranoja të tilla sikurse vetë udhëheqësi i tyre. E dija se fqinji i tyre Tito, pak kohë më parë ishte një shenjt këtu. Raportet me fqinjët e tjetër nuk ishin aspak të dashura. Për më tepër dyshoja se a ishin tw justifikuara gjithë ata masa për t’u vetëmbrojtur dhe a do të kishin ndonjë efikasitet real në rast të ndonjë sulmi të armatosur?

Ajo ç’ka mësova më vonë, nuk ishte asnjë, veçse nënvizoi të kundërtën. Vendimi për të ndërtuar këta bankierë kishte lindur që nga Republika Popullore e Shqipërisë. Në 1950, njeriu që kisha takuar kishte dhënë urdhër që ata të ndërtoheshin kudo, ku ishte e mundur, të mbulohej i gjithë vendi.

Numri i tyre ekzakt? Edhe sot në ditët tona ai është i paqartë. Afro 500 mijë të tillë në të gjithë vendin. Ka një llogari që secili prej tyre ka një kosto sa një apartament me dy dhoma. Pra ka një për çdo pesë banorë, në një diametër prej 7-9 metra, në një kohë kur regjim nuk mbulonte dot me banesa mijëra familje.

Thuhej se ata bunkerë nuk kishin asnjë efikasitet dhe se nuk mund të shërbenin për asgjë tjetër, vetëm për të dashuruarit, të cilët bënin në atë regjim lidhje e duhura të dashurisë, mbi dyshemenë e tyre.

Një qetësi zotëronte në atë vend kur automobili ecte rrugës, një qetësi që rëndonte mbi natyrën e nxehtë dhe të rëndë të karrocave e qerreve me kuaj të vegjël që ecnin nëpër rrugë, mbi të cilët qëndronin fshatarë të rinj me pantallona të fryra, me xhaketa të zeza. Këto imazhe i gjeje që prej kohës së Turqisë, deri në cepat e largët të Adriatikut.

Koha nuk i kishte përmirësuar aspak. Por ky vend i rëndë, i zbukuruar me lulet e fushave më ngjallte paksa mallin e Normandisë në fëmijërinë time, të cilës lufta i kishte sjellë një qetësi të detyruar, që prishej vetëm nga kënga e zogjve dhe ajo e fshatarëve herë pas here. Ishte një atmosferë si dikur që po gjeja edhe këtu..

Tirana, më në fund, mu duk si një kryq i madh prej asfaltit,  i përbërë nga dy shëtitore të mëdha. Në dy krahët e shëtitores ngriheshin ndërtesat zyrtare, ato të sindikatave, të presidiumit, universiteti. Në qendër ngrihej statuja e Stalinit, dhe besoj se këtë e shënova edhe në bllokun tim gjatë rikthimit. Burra e gra, veshur me të bardha e të zeza,  – modë apo detyrim, gjallëronin ecjet në atë orë të drekës, sikurse çiklistët e rrallë që kryqëzonin rrugën me makinat e rënda e të zeza zyrtare.

Kalimi i tyre përshëndetej me grusht (një gjest respekti, ritual komunist, më thanë) nga agjentë policie të qarkullimit si dhe shumë ushtarë të popullit të veshur, paksa herët, në mënyrë pranverore. U ndamë nga pjesa e zakonshme e qytetit për t’u futur në pjesën rezidenciale, të mbushur plot me vila borgjeze të konfiskuara më parë nga pushteti.

Pamje e bukur, e rrethuar me kopshte të bukura. Në këto banesa moderne jetonin njerëz të qeverisë, ministra etj. Qytet i ndaluar për popullin. Një qyteti i qetë, me rrugë të ngushta që kontrolloheshin në çdo cep nga ushtarë fanatikë, ditë e natë. Në një nga ato vila më kishin rezervuar të banoja gjatë qëndrimit tim në Tiranë.

Këtë gjë e zbulova në të njëjtën kohë me shoqëruesit e mi. Sapo mbërrita më thanë të bëhesha gati shpejt. Ishte koha e drekës dhe menjëherë do të shkonim për të drekuar, pas akomodimit tim.

Ministri  Shëndetësisë do të udhëhiqte drekën, që i ngjante pothuajse si darkës, të paktën nga pjatat që na servireshin. Të ftuarit e tjerë, të buzëqeshur, me gotë në dorë, uronin me simpati ardhjen time dhe kënaqeshin në atë vakt të bollshëm.

Mes tyre, gjeta, për kënaqësinë time, ish-nxënësin tim, S.S, që kishte qenë asisteni im në spitalin Hotel Dieu, para 9 vitesh, si dhe profesor Hoxha, me të nëjtin mbiemër si udhëheqësi, të cilin e kisha kuruar në Paris gjatë qëndrimit të tij, me të cilin pata raporte të shkëlqyera.

Gjendja ishte pak a shumë delikate. Gjithçka që kërkoja ishte pushimi, qetësia, dieta. Tek të ftuarit ishte e kundërta. Ata kishin përgatitur me kujdes ardhjen time, në këtë vilë të bukur, që më vihej në dispozicion, me një personel që mu prezantua, duke përfshirë një kuzhinier si dhe një shërbyese të dhomës.

Vila e bukur dhe e madhe kishte pamjen e një ndërtese private. Ishte mobiluar në stilin Ruhlmann dhe zbukurimet datonin që në vitin 1930. Vazot, tablotë, statujat, ishin pamjen e një amatori apo thjeshtë të një dekoratori. Asgjë nuk më dukej se kishte ndryshuar që nga koha kur e kishin zgjedhur. Madje zbulova edhe foto familjare që ruheshin nëpër komodina.

Me siguri ia kishin marrë një familjeje borgjeze?! Për ta kompozuar, natyrisht radhët e bibliotekës ishin të mbushura nga proza e madhe e udhëheqësit të madh shqiptar. Aty ndodheshin  90 volume të tëra të këtij grafomani të madh, prej të cilave rreth 40 prej tyre ishin të përkthyera në frëngjisht.

Po ju pohoj se përdora vetëm dhomat që më kishin caktuar, dhomën e gjumit, aty ku varja rrobat, në dollapin e madh, si dhe banjën prej mermeri, duke u përpjekur që të imagjinoja fatin e atij që e kishte ndërtuar për vete por që iu desh ta braktiste. Duhej të bëhesha gati për të drekuar….

U drejtova nga salla e ngrënies. Për habinë time të madhe, kur mendoja se ata do kishin ikur tashmë, ora 17, ata ishin përsëri aty, po më prisnin, të mbushur dhe të kënaqur nga dreka. Askush nuk kishte ikur, nuk mund të më braktisnin. Ata kishin për mision të mbushnin mbrëmjen time. Dhe po e bënin. Tashmë unë duhet të luaja rolin tim.

Më morën e më çuan në sheshin e madh, të cilin e kisha kaluar gjatë ardhjes sime, në vendin tim të madh, të rezervuar, para një ndërtese, të cilin unë e mendova si një ndërtesë kulturore. Ndërtesa ishte pa sharm, në stlin sovjetik dhe kishte zënë gjithë atë vend.

Asistova në një lloj operete në të cilën këngët lirike të dashurisw ishin zëvendësuar nga këngët patriotike dhe ku personazhet me uniformë shfaqeshin në sfondin e një flamuri të kuq, me pushkë e me çekan, të gatshëm të vdisnin më parë për atdheun se për dashurinë.

Punëtorë, ushtarë fshatarë, përbënin korin si dhe kërcimet folklorike në atë sallë që isha i bindur se në vend që të më kënaqte, po më lodhte, edhe pse qëllimi i saj ishte për të edukuar popullin. I dalloja frymëzimet e tyre të ngatërruara me ato të mbrojtësve të këtij populli të vogël, si tek sovjetikët me uniformat e tyre të rënda që jepnin mesazhin se “e nesërmja këndon”, te kinezët me efektet e flamurit, dhe që zhonglerët e shpejtë në skenë i vërtitnin para nesh. Megjithë nderin që më bëhej e që unë iu shpreha me mirënjohje, po mendoja me një stres e keqardhje të thellë për demonstrimin e këtij arti stereotip komunist…

Takimi me Enver Hoxhën

Mbaj mend se rezidenca e udhëheqësit Enver Hoxha  nuk ishte shumë larg vilës ku vinin e më kërkonin shokët e qytetit.  Kisha kaluar një natë të shkëlqyer dhe ndihesha shumë në formë në atë mëngjes të bukur. Më morën menjëherë. Ajo, rezidenca, në pamje të parë, m’u duk si e veçuar prej të tjerave. E dallova nga një portë e thjeshtë që hapej në një kopsht para.

Nuk më bëri fare çudi fakti që udhëheqësi Enver Hoxha ishte aty, me atë përpikëri ushtarake, në pamjen e parë me të, në këmbë, që në hapat e tij të para, me krahun e shtrirë para me ngrohtësi, me një buzëqeshje të gjerë, në tërë fytyrën, duke më shprehur gëzimin e tij që po më priste. Me tregoi mirënjohjen e tij që kisha pranuar të vija në Tiranë e që u interesua edhe për udhëtimin tim deri në Tiranë.

E gjitha kjo në një frëngjishte ekselence, me theks, që vinte këndshëm tek unë, duke e dredhur fare lehtë r-në. E  falenderova përzemërsisht dhe i shpreha menjëherë gjithë kënaqësinë që ndieja.

Pas këtyre fjalëve të mirëseardhjes, më urdhëroi ta ndiqja pas. Vija re trupin e madh, zhvendosjen e tij paksa të rëndë,  dhe siluetën e tij mbresëlënëse. Më drejtoi drejt një dhome katrore, mbi bazën e të cilës ishte një platformë, ku gjendeshin dy kolltuqe të mëdhenj, i tij dhe në të majtë të tij, i mi.

Më ftoi të ulesha. Përballë nesh u ftuan dhe zunë vend, mbi disa karrike të vendosura në anë, të tjerë njerëz të ardhur, 10 apo 12 vetë, mjekë, apo pjesëtarë të qeverisë që na prisnin. Po shtoj se dëshmitarët e këtij takimi nuk ishin vendosur në një pozitë të favorshme.

Nisur nga fakti i vendosjes së karrikeve të tyre, nuk ishin përballë nesh dhe ishin të detyruar të bënin një rrotull të mundimshëm të kokës për të na parë. Kjo mu duk se kishte shumë diferencë dhe qëndrim.

Enver Hoxha e mori fjalën në frëngjisht, një gjë që m’u duke se jo të gjithë të pranishmit e dinin dhe e ndanin me shumë vështirësi me ne. Ai kujtoi shkaqet e thirrjes sime në Tiranë, duke nënvizuar admirimin që kishte për mjekësinë franceze dhe rinovoi edhe një herë falenderimet e tij për këtë kënaqësi të ardhjes sime në Shqipëri.

Unë e sigurova atë me kënaqësi, në mbështetje të fjalës së tij dhe isha i prekur nga besimi që ai më kishte dhënë dhe i transmetova edhe respeketin që kishte për të edhe profesori që më kishte nisur këtu, Paul Milliez.

Më kujtohet se nuk u zgjatëm më shumë në këtë drejtim. Ajo që dua të them është se më la përshtypje mbi të gjitha çasti kur ra fjala për asistencën mjekësore, udhëheqësi e hodhi poshtë me një xhest të shpejtë të dorës së djathtë, një xhest të cilin të pranishmit e  tjetë e aprovuan në një mënyrë të frikshme, përveç dy optalmologjistëve që qëndronin me mua, por që ndanin me të tjerët një lloj shqetësimi të brishtë. Një xhest brutal, pa kuptim, një lloj “ju kam parë”, që donte të thoshte ndër të tjera një lloj urrejtjeje  që i kishte lindur nga përsëritja apo zakoni.

Mbeta i shokuar dhe mendosa se asnjë mbret, mesa kisha njohur unë, nuk mund të shprehej ashtu, në atë mënyrë për një rast të tillë. Gjithashtu dua të nënvizoj se vura re modestia e rrethanave që na bashkonin, ishte  veçantë.  Ne ishim të filmuar, gjatë kohës që presidenti fliste. Pas supit tonë, një kamera e vendosur mbi tre këmbë, pas saj një operator, filmonte takimin.

Nuk e dija deri atëherë se Enver Hoxha e kishte mani që të regjistronte çdo lloj takim e akti publik. Filmi që Robert Qafzezi dhe Mesut Tugan bënw për stacionin e njohur Arte, më 1997, mbi Shqipërinë e Enver Hoxhës, kishte nxjerrë nga arkivi privat sekuenca të tmerrshme e mjaft patetike.  Kush vallë e di se edhe takimi ynë është i dukshëm në pelikul e që në të ardhmen historia, pa të keq, mund ta harrojë?

Sapo presidenti tregoi se pritja zyrtare kishte mbaruar, pra ajo protokollare, sepse supozohej se aty ishin të pranishëm disa ministra, ishte për të treguar se përse unë ndodhesha aty: konsultimin mjekësor. Një sallon i vogël ekzaminimi ishte përgatitur dhe në mënyrë të rehatshme edhe i pajisur për këtë qëllim.  Atëherë pata rastin të bëja objektivisht elementet e një ekzaminimi, që deri atëherë e kisha bërë në distancë. Konkluzionet e mija, natyrisht që do të ishin të fshehta.

Munda që me praninë e asistentëve oftalologjistë shqiptarë, të cilët kishin bërë parapërgatitjet deri në detaje, të bëja një vëzhgim shumë të kompletuar të cilën pacienti ynë e priste me vetëkënaqësi, durim dhe mirësi.

Ky ekzaminim përmbushte një të tillë që unë e kisha hasur në konsultimet e mia në Paris, me një prej të sëmurëve të mi të zakonshëm.  Asnjë kapriçio, asnjë refuzim propozimeve të mia dhe gjurmëve që le pas çdo ekzaminim mjekësor, të cilave ndonjëherë pozicioni social i pacientëve të mi më kishte mësuar.

Në një lloj mënyre, një qëndrim normal që çdo lloj fantazie që i lejonin ndonjëherë më të fortët, po më turbullonte. I mbështetur fort në të gjitha informatat që kisha grumbulluar e që më ishin vënë në dispozicion edhe kolegët e mi shqiptarë, përpilova konkluzionet pacientit tim, dhe e sigurova se kishte zgjedhur shkëlqyeshëm sëmundjen edhe pasojat.

Këto të fundit do të na lejonin të kishim të tjera ndërhyrje  në një të ardhme jo fort të largët. Pashë se atë e mbërtheu një lloj pasigurie tek fakti qw morën në konsideratë dhe m’u desh që ta risiguroja më shumë për të zvogëluar efektet duke përshkruar hollësisht veprimet terapeutike që unë parashikoja. Kudo ku të qëndronte avantazhi i programit që po prezantoja, unë i jepja atij garanci dhe siguri të mëtejshme.

Kisha kënaqësinë nga ana ime që të jepja të gjitha elementet e duhura, ndryshe nga ato që më servirën kolegët e mi në bodrumet e Brusesë dhe të mundja t’i hartoja pacientit tim që më ishte besuar, një verdikt për herë të parë të nevojshëm.

Thelbësorja e misionit tim ishte përmbushur. Pacienti dhe unë ishim të ndërgjegjshëm. Më falënderoi edhe një herë me insistim. Mu lut dhe mu shfajësua  që nuk mund të më priste më gjatë dhe më besoi një bisedë të dytë, të pasnesërmen, ku ne do të flisnim për sytë e tij.

Dhe, i kënaqur, më tha se do të përfitonim më shumë për t’u njohur më mirë. Duke më përcjellë më tha se kishte parashikuar për mua një vizitë turistike mbasdite në Durrës dhe në Durrakuimin romak.

Takimi i dytë me diktatorin

Ai ishte i bindur që ne do të ritakoheshim këtë të premte, pasdite, për të kompletuar më mirë intervistën e nevojshme të lënë përgjysmë dy ditë më parë si dhe të bënim “një njohje më të thellë”, siç ma kishte sugjeruar, duke më përcjellë atë ditë.

Ai më priti i vetëm, pa dëshmitarë. E rigjeta në zyrë. Një dhomë me përmasa dhe pamje të zakonshme, me mure të zbukuruar me dru, sikurse e gjithë zyra e tij e bllokuar nga një dritare ku hapej një perde modeste. Gjithçka ishte në rregull, në vendin e saj, librat në bibliotekë, dosjet nëpër kasa.

Ambienti ishte ai i një profesori që jetonte në një vilë jashtë qytetit, dhe dekori me një thjeshtësi të habitshme, që vetëm një objekt apo një copë e kolltukut të lindte deri diku një shije të keqe. Një sy i shpejtë më bëri të kuptoj se gjendesha në një strehë të një mësuesi mendimtar. Aty mendova se i ka shkruar gjithë ato faqe me shkrime politike.

Aty afër tavolinës së tij më ftoi të ulesha. Kisha para meje udhëheqësin absolut të shqiptarëve, atë që e bënte një popull të tërë të dridhej, atë që disa prej bashkëqyterëve të mi e besonin se ishte pasuesi i vërtetë i besimit komunist, atë që disa të tjerë e urrenin. Ai ishte aty, para meje, për t’iu nënshtruar egzaminit tim, duke më besuar një pjesë të intimitetit të tij, për të cilin unë e supozoja shumë xheloz. Kush isha unë për të?

Pardje, akoma, një i panjohur, por prej pak kohësh në sajë të kolegëve të mi shqiptarë një njeri që kisha në dorë çelsat e të ardhmes së tij. E vërtetë, se sikurse ata edhe unë dija sekretin e tij, por në diferencë me ta, unë isha i lirë, dhe kjo liri më jepte një rol shumë të veçantë, në mënyrë që mund ta mbaja nën zotërim dhe të mos e lejoja të dilte jashtë kontrollit. Ishte një epërsi që nuk ma kishin këshilluar, por e imagjinoja, se vinte pas sa e sa hezitimeve.

E kisha vënë re që në konsultimet dhe preokupimet e tyre në bodrumet e Brusesë në Paris. Por ishte një vendim që ishte marrë në mirëbesim të plotë dhe këtë e ndjeva në minutat e para të bisedës, që përbënte edhe thelbin e gjithë marrëdhënieve tona.

Në këto premisa kaq të dëshiruara, unë vura re se ai qëndronte para meje me një thjeshtësi që e kishte nga natyra. Mbante një kostum gri të çelur, me prerje korrekte, asgjë më shumë dhe një kravatë të errët. Ai bluante në fytyrën e tij, shumë të re, megjithëse i kishte kalar të 71 vitet, një mimikë të qeshur, me një qeshje të gjerë, ku dukeshin dhëmbët shumë të rregullt, mes buzëve të mishta, syve me vetulla të holla, të qeshur, që mblidheshin e dinin të shprehnin mirësinë dhe gëzimin.

Të paktën kështu e shikoja, më dukej në ato çaste, në ato rrethana. Për më tepër kjo mu duk se ishte edhe përshtypja që duhet e i jepnin në prezantime publike edhe njerëzit e ndryshëm, si p.sh kur shtrëngonte dorën e një punëtori apo kur mbante një fëmijë në krah.

Një krehje e zbardhur mbulonte ballin e gjerë që një bardhësi e jepte edhe më të madhe. Ai donte me çdo kusht të më vinte në siklet, me nxehtësinë, që nuk ia jepte asnjë të keqe, sepse pritja fort e mirë dhe ekzaminimi mjekësor i dy ditëve më parë, që ishin shëruar me disa gjeste a pyetje intime, kishin fshirë tashmë çdo hezitim që kishte në takimin e parë.

Erdhëm shumë shpejt në konkluzionet e këtij ekzaminimi, pa insistuar fare. Vendimet tona ishin shpjeguar qartë dhe përveç disa detajeve praktike, nuk shkuam më shumë. Një relacion tjetër zuri vend: mjeku që isha dikur u zëvendësua nga një francez i zakonshëm.

Ishte e natyrshme që t’i bëja një kompliment për gjuhën të cilën e fliste me aq lehtësi. E kishte mësuar gjatë qëndrimit të tij në Francë, para 40 vjetësh. Më tha se frëngjishten e kishte mësuar në Montpelier në vitin 1930, ku ishte regjistruar për studime falë një burse nga shteti.

Ruante kujtime të shkëlqyera nga ajo kohë. Më pas, kishte njohur Parisin, ku kishte studiuar filozofi në Universitetin e Sorbonës. Më dha kënaqësinë duke më besuar se ishte një amator i madh i letërsisë franceze, duke cituar Shatobrianin, Lamartinin, Vinji, Verlen, Rembo, madje edhe Bodlerin e “mallkuar”.

Më tha se frëngjishtja për atë ishte si një gjuhë e dytë, të cilën e kishte praktikuar jo vetëm në Francë kur kishte studiuar, por edhe në Belgjikë, në 1936, deri në muajin kur ishte kthyer përfundimisht në Shqipëri. Kishte qenë profesor i frëngjishtes në Tiranë e më pas në Liceun e Korçës. E kujtoi atë kohë me shumë entuziazëm dhe pashë tek ai shumë kënaqësi të kujtonte ato mbresa të rinisë dhe për më tepër të fliste edhe frëngjisht, që nuk i ndodhte shpesh në Tiranë.

Më pas e kaloi në heshtje faktin se gjatë qëndrimit të tij në Francë dhe në Belgjikë kishte rënë në kontakt me simpatizantë të komunistëve, prej të cilëve kishte ardhur totalisht i bindur dhe me të cilët kishte bashkëpunuar edhe me cilësinë e gazetarit tek gazeta “Humanite”. Nuk më tha asgjë për këtë, por e ndieja sesi reminishencat me të kaluarën, me jetën aksidentale e gjallëronin.

M’u duk krejt një njeri tjetër, i lumturuar që kishte përpara tij një bashkëfolës të cilit i drejtohej lirshëm, pa pasoja. Ishte rasti që të testonte njëherësh edhe disa ide të tij të cilat nuk ishin si të zakonshmet, të konfirmuara pa diskutim. Ishte njësoj si të kishte përballë alter egon e tij normale, mazokistin e bindur. A kishte marrë ndonjë të dhënë për mua?

Dhe në rast se po, kush ia kishte dhënë? Ai nuk mund të njihte idetë e mia politike, as rininë time që në një moment ishte e lidhur me komunistët, që u shkri si akullorja në diell gjatë pushtimit të Hungarisë nga trupat sovjetike.

Për një moment vura re se toni i tij e kishte humbur gëzimin, që e kishte rrëmbyer pak më parë koha e rinisë së tij. U bë më i rëndë, kur po flisnim për subjektin e tij të preferuar, situatën në vendin e tij, duke afirmuar se me të marrë pushtetin dhe drejtimin e vendit pas luftës, ai ishte shpëtimtari.

Ai i dha bisedës një tjetër ton, ndryshe, por gjithmonë të ngrohtë e miqësor. E ndiente se deri tani e kisha degjuar me mjaft interes, duke ndarë plotësisht kultin e tij të dijes, të njohjeve dhe sipërcaktimi i tij për lirinë ishte përplasur me bindjet e mia. Por kjo ishte paka a shumë si feja që jo detyrimisht duhet ta besoje, pra të ndaje me tjetrin të njëjtin besim.

Në atë kohë zonja Hoxha erdhi të na takojë dhe na ftoi në sallonin ngjitur me zyrën ku ne gjendeshim. I shoqi ma kishte prezantuar si një teoriciene të madhe të komunizmit, shumë të nevojshme në krah të tij. Ajo drejtonte Institutin e Studimeve Marksite dhe pamja e saj e dashur si nënë e familjes, bënte kontrast me atë që mësova më vonë, nga ata që punonin me atë, pa kundërshtuar aspak qetësinë dhe maturinë e saj, duke besuar vërtejtjet me përpikëri.

Asnjë përshtypje të ngjashme me atë mbledhje familjare rrotull një ëmbëlsire që ajo kishte përgatitur enkas për mua, ashtu si dikur nëna ime përgatiste për të pritur një mik. E ashtuquajtura ëmbëlsirë kishte një përmbajtje të fortë sheqeri, sipas traditës së pastiçerive turke, dhe që të ngopte me kalori për momentin.

Kjo gjë shoqërohej me një shampanjë lokale që i zoti i sëhtpisë, që i njihte shumë vlerat e saj,  na tha se i ngjasonte shumë verërave franceze të cilave u kishte mësuar sekretin e bërjes. Në këtë amanet kaq të thjeshtë të shijimit provincial u zhvillua më pas një bisedë me ndërhyrje të vogla, më të lirshme dhe më të qeta.

Më pas u erdhi radha takimeve që ai kishte pasur me Stalinin. E ndieja që ishte krenar që kishte qenë disa herë në krah të tij, nga 1949-1951, e që vazhdonte të rritej si i vetmi trashëgimtar autentik politik i tij. Ai prekej kur kujtonte takimet që kishte pasur me të, mënyrën sesi e kishte pritur çdo herë, aq nxehtësisht, prekej nga kursimi i tij, por që më vonë ai insistoi çuditërisht në ndarjen e tokave, të cilat ishin aq të çmuara për njerëzit, si dhe mënyrës për t’i bërë ballë të pabindurve…

Pas kësaj Udhëheqësi më pyeti më pas edhe për politikën e Francës dhe atë të presidentit tonë, Valeri Zhiskar Destë (Valéry Giscard  d’Estaing). Në pozicionin që gjendesha nuk ishte as në rolin e as në kompetencën time të futesha në një debat mbi këtë temë.

Kur erdhëm edhe një herë në zyrën e tij, Enver Hoxha iu rikthye përsëri rolit të artistëve, temë që e kishim prekur pak më parë: “Në një vend socialist, artisti nuk duhet të krijojë kurrë për veten e tij, por për popullin e tij, më tha. Asnjë shprehje nuk duhet të përfaqësojë ndjenjën e tij,  gjendjen e tij, por të frymëzohet nga vlerat e popullit, folklori veçanërisht. Po ju jap një shembull”.

Dhe u futë të kërkojë një disk të cilin më pas e vendosi në një kompak-disk dhe e vuri ta dëgjojmë. E kam harruar emrin e këngëtarit shqiptar i cili m’u duk me shumë talent.  Po dëgjoja një muzikë me nota të forta folklorike, por që nuk po guxoja t’i thoja se më kishte dërsirë. I lejova vetes t‘i thoja se ishte e vështirë të ndaja shpirtin e vetë artistit nga mjedisi që i rrethonin. Nënvizova faktin se folklori kishte qenë një burim frymëzimi për shumë artistë të mëdhenj si List, Sh

open, Brams e shumë  të tjerë, dhe veprat e të cilëve e shprehin më së mirë këtë lidhje që kishin me popullin nga kishin dalë.

Mbi këtë temë mori fund edhe biseda jonë. Ashtu siç e dëshironte edhe ai, ne bëmë një njohje të thellë. Kishim kaluar një mbasdite të bollshme së bashku. Ai kishte dashur që vërtet biseda jonë të mos kishte dëshmitarë, sidomos kur bëhej fjalë për shëndetin e tij, pa dyshim edhe për atë që të më falënderonte që erdha në Tiranë, por gjithashtu, besoj, për kënaqësinë që kishte për t’u shprehur në frëngjisht me mua. Kishte pasur mundësinë të evokonte edhe atë çka e lidhnin me Francën, me profesorët francezë të dikurshëm…

Ma tha se para se të largohesha për në Paris të vija ta përshëndesja para nisjes. E mbajta fjalën dhe vetura që do të më çonte në nesërmen në mëngjes në aeroport në shoqërinë e kolegëve të mi, oftalmologjistë, më çoi drejt shtëpisë së tij. Në pragun e portës së izoluar të vilës së tij, ai më priste si ditën e parë, por kësaj here i rrethuar nga gruaja dhe fëmijët e tij. Kjo ndarje m’u duke e sinqertë dhe e mbushur me një farë emocioni. Me këtë të huaj francez mbaruan edhe çastet e qetësisë dhe të kujtimeve të rinisë së tij.

Kur po i shtrëngoja dorën dhe po e falënderoja për pritjen e tij, premtova angazhimin tim për të riardhur, sipas programit që ai më kishte fiksuar. Duke përshëndetur zonjën Hoxha, duke e falënderuar edhe atë për pritjen,  si dhe duke bërë edhe njohjen me fëmijët e tij, vura re një detaj që më çuditi shumë: ata kishin veshur këpucë dhe veshje perëndimore.

Ato kishin pullat e prodhimeve borgjeze, madje pse jo edhe të nënshkruara nga vetë rrobaqepësit më të mëdhenj të perëndimit.  Ky detaj i çuditshëm më goditi fort në kontrast me qëndrimin e prindërve të tyre, sidomos me idetë që i mbështetnin aq nxehtësisht. Ishte një ndotje e fshehtë e udhëheqjes marksiste që i imponohej me të keq një populli të tërë.

Provë që ai nuk ishte asnjëherë profet i popullit të tij. Thjesht para se të ndaheshim, Enver Hoxha më zgjati një bllok ku kishte vendosur disa fotografi të takimit tonë. Mora veturën që më priste dhe kur ajo po merrte vrull duart tona tundeshin për të dhënë lamtumirë.

Marrë nga revista Mapo

Share This Article
10 Comments
  • MONSTRA ENVER HOXHA NUK KISHTE ASGJE TE PERBASHKET ME KOMUNIZMIN BOLSHEVIK

    Ne Montpelje te Frances kur Zoi Fundo u perpoq qe ta njihte me idete komuniste Enveri ja ktheu:

    NE JEMI BURGJEZE O ZOI, NUK JEMI KOMUNISTA BARKTHARRE

    Nga ana tjeter Enveri nuk mund te quhet stalinist, sepse Stalini nuk e nderroi djalin e vet me gjeneralin e Hitlerit duke u pergjigjur:

    RUSIA NUK NDERRON NJE USHTAR ME NJE GJENERAL

    Nderkohe qe Enveri vrau dhe masakroi te gjithe komunistet, shoke te tij per interesin e familjes dhe femijeve te tij, duke sakrifikuar ne fund edhe Mehmet Shehun, doren e tij te djathte ne krimet monstruoze kunder njerezimit.

    Enveri ishte mashtrues dhe kontravers ne deklaratat e tij per marksizem-leninizmin dhe pastertine e kesaj kauze, sepse mbeti deri ne fund te jetes nje mikroborgjez pa shkolle, i lig, sadist dhe gjakatar, meskin, egoist qe perdori me mjeshteri komunizmin per ta bere Shqypnine si nje CIFLIG feudal familjar, ashtu sic e pershkruan edhe diktori francez ne kete shkrim ne DITA,

    me nje verrjetje:

    Frengjishtja e Enverit ishte ibret si ajo e gabeleve te Parisit dhe Enveri si student ne France asnjehere nuk e fitoi dot provimin ne gjuhen dhe letersine franceze dhe se Enveri gjate gjithe jetes se tij nuk ka shkruar asnje resht ne gjuhen franceze.

    • Te eshte bere truri sholle o i shkrete! Doktori francez thote se fliste mire frengjisht, po me pak problem tek r-ja, del ti dhe ia nis avazit me Stalinin apo vilen e Bahri Omarit dhe thua qe Enveri s’dinte fare frenge, po fliste arixhince. Nastro, lexo njehere, mendohu, po qe nevoja dil e ajrosu nga Shallvaret, futi nje makiato apo marokino me shllak te Tajvani dhe bej nje plan se c’do komentosh. Ki parasysh te mos perseritesh te njejtin avaz dhe mos shtyp 10 here me pulsant tek kuadrati “komento”. Te porosis se te dua te miren.

      • Pse nuk fitoi atehere provimin e frengjishtes qe hyri 5 here, por nuk arriti asnjehere. Zoi Fundo, Qazim Turdiu por edhe Gogo Nushi e shume komuniste te tjere mund ta vertetojne kete teze te intelektualit.

        Dhe:

        Pse Enveri gjate gjithe jetes nuk perktheu vete asnje nga veprat e tij ne frengjisht kur e dinte dhe e njihte kaqe mire kete gjuhe?

        Por:

        Ja dha dhe ja besoi me patllake tek koka perkthyesve qe i kishte burgosur ne burgjet e tij staliniste te tipit GULAG?

        Sa per Sorbonen ky eshte nje mashtrim grotesk tejet skandaloz ashtu sic edhe per artikujt qe shkruante ne gazeten franze te majte L’Humanite’. Pse nuk e tregojne me dokumenta keto artikuj famoze imagjinare te Enver KAQOLIT?

  • Raimondi vlonjati. Ramy. More kopil ballist dukati. E urren memetin se ju krasiti si pras more kopil. Ja u mbushi breket.

  • O zoterinj te gazetes Dita! Duke pare gjithe keto artikuj te gjithfare delenxhilereve jo vetem te huaj por dhe kryesisht shqiptar, qe dikur recitonin permendesh mesimet e xhaxhit Enver, pa perjashtuar kete fare perkthyesi te “famshem” te tij ne kete prag te rrjedhjes dhe te pjerdhjes se tij nga trute, por qe qenka bere shume shpejt qytetar i atij vendi qe ka anatemuar me shume, vetvetiu me lindin keto pyetje?
    Kot me ju thene a mos sponsorizojne gje keta te mergates se qyqeve per te sulmuar me djallezi , plot 31 vjet pas vdekjes ish udheheqesin shqiptar edhe pse i konsideruar diktator, por qe beri vetem ai shtet per here te pare ne historine e Shqiperise se lashte dhe moderne?!
    Apo mos keni punesuar gje ne gazete Besim Ndregjonin dhe ate batakçiun plak Uran Kostrecin?
    Per te mos folur pastaj per mjeke te llojit te Yves Poliquen, qe edhe po qe se rastesisht mund t’i jete kerkuar mendim per shendetin e Enverit nga grupi i mjekeve shqiptar, nuk ka qene ai mjek i Enver Hoxhes nga Franca, por mjeku Pol Miliez. Keni gje ndonje material apo kujtim te tij te publikoni apo kete ju kane rekomanduar te botoni?
    Nastradin hajvani, qe siç thashe pak me lart mund te jete punesuar tek ju si moderator, na beka verejtje per frengjishten e Enverit! Kesaj i thone qe te kesh dy bythe nje ta mbash dhe tjetren ta çjerresh me pordhe.
    Se sa e dinte frengjishten Enveri , kete e tregoi qe ne vitin 1946 ne Konferencen e Paqes ne Paris, kur prezantoi para qeverive te blokut antifashist, me nje frengjishte te paster, luften e popullit shqiptar dhe qendrimin e Republikes Popullore te Shqiperise duke i detyruar qeverite e fuqive te medha te ketij bloku jo vetem ta njihnin por dhe ta vlersonin luften titanike te ketij populli te vogel te tradhetuar nga satrapi i tij mbret.

    • I nderuar Vëzhguesi F.

      Kjo qe po ndodh me gazeten Dita ja kane kaluar dhe makartizmit te amerikes te 1950-es biles kane arrtitur ne kanibalizem.

      dyshoj se xhevdetshehu eshte nje kapterr i elezbiberit ketij antishqiptari dhe anti amerikani shqipfoles me i ndyre per te gjitha kohrat..

      duke se tradhetia e glases politike te sotme ka arrtitur ne permasa te pabesueshme…o burra ti turremi “diktatorit”

      keqardheje per diten qe e kane lene ne dore te kapterrave te elezbiberit dhe te ndonje matherfuckeri

    • Po pse dole nga brima e miut o kaqol enverist sikur te ka pickuar zekthi? Intelektuali do ta kishte per nder te punonte ne gazeten liberale DITA, por fuqite e mija jane te kufizuara sepse ato i treten me pabesi dhe mizori burgjet e Enverit dhe te xhelateve si puna jote qe i thoni BABE ketij pederasti, pa shkolle dhe injorant, por mjaft tinzar dhe dinak sa te perdorte me mjeshteri komunizmin si mjet makiavelist per pushtetin e tij.

      prandaj:

      Mos e akuzo gazeten DITA per konsipracione enveriste sic i sajon truni yt i fishkur i fanatikut xhelat te Enverit, por shiqoje Boten ku po shkon Shqypnia qe te shkeputet njehere e pergjithmone nga MURTAJA bolshevike dhe nga Mafia e Kuqe qe la pas Enveri me Nexhmijen per ta bere Vatanin si nje KOSH plehrash te Botes, ashtu sic po ndodh realisht sot nga Mafiozi Edi Rama, nip i Spiro Kolekes qe ishte spiuni i Enverit ne Birone Politike.

      Sa per frengjishten e Enverit, njohurite nuk tregohen me fjalime te shkruara ne leter nga kalemxhinj apo VEMJE te Partise se Punes si puna e ketij Frederik Perkthyesit qe kritikon ti, vetem se ne fund te serialit te tij romantik tregon te VERTETEN per Enverin genjeshtar dhe mashtrues dhe er kete gje ti kritikon pa te drejte gazeten DITA.

      Njohurite ne gjuhe ne te gjithe Boten Akademike dhe Intelektuale tregohen me note ne dipllome ne shkolle apo ne universtitet dhe Enveri as ne Montpelje dhe as ne Paris nuk arriti te fitonte asnjehere note kaluese ne gjuhen frenge dhe ne letersine frenge megjithe hyri ne provim 5 here megjithese i financuar bujarisht nga kunati i tij Bahri Omari. Ne dallim nga shume shqyptare te tjere, miq te familjes se intelektualit.

      Enver Hoxha gjate gjithe jetes se tij kishte frike te fliste frengjisht ne publik hapur, sepse kur shkoi tek Stalini per te kallezuar per “Komplotin” antisovjetik te Titos dhe Dimitrovit dhe filloi te fliste ne frengjishten e tij te cale, perkthyesi i Stalinit i tha STOP! se nuk kuptoj duke i spjeguar Berjas se gjuha frengjishte e Enverit kishte theksin e gabelve nga Franca dhe kjo eshte e shkruar ne protokollet e kohes dhe mbahet ne Arkivat ruse te Partise Bolshevike. Gata Pravda i ka bere publike do kohe me pare.

      prandaj:

      Mos u cudit shume per frengjishten e Enverit se kjo e mete ishte me e vogla qe kishte Diktatori Egoist shqyptar qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem per egon e pushtetit te tij familjar,

      sepse:

      Frengjishtja e Enverit ishte me e keqe se frengjishtja e Saliut apo e Edvinit qe nuk e mesoi dot asnjehere kete gjuhe te dipllomacise boterore megjithese hengri shume makarona ne Paris per nje kohe te gjate.

      A nuk e degjove Berluskonin kur u tall me Saliun, kur ky KAQOL po i tregonte ne italisht per te bemat e tij?

      Gjithsesi beji te fala Prandvera Hoxhes, mikeshes tende qe kur mesoi per vrasjen e Mehmet Shehut nga Sulo Gradeci dha sihariqin e para:

      VDIQ QENI!

      Por mos harro t’i besh te fala edhe Ermal Hoxhes BOSIT te kokaines te Librazhdit te Taulant Balles qe kur te dale nga burgu me 5 yje i Edvinit te te shetise me Ferrarin e tij te kuq qe ka blere me LEKAT e Enverit dhe Nexhmijes per ndihmesen qe po i jep famlijes Hoxha.

  • KUSH ESHTE MONSTRA NASTRADINOVIC

    OSE DRUZHE INTELKETUALOVIC ??NIPI I TOPTANOVICIT

    VUK DRASHKOVIC PER ESAT PASH TOPE TANIN

    Ish-Ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkoviç deklaron se vendi I tij e ka paguar shtrenjt idenë e “Serbisë së Madhe”
    Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi në vite, ish-Ministri o Jashtëm serb shprehet se në historinë mes dy vendeve ka shumë shembuj, që sipas tij, vendet kanë ndihmuar njëri-tjetrin, si për shembull në kohën e luftërave ballkanike, kur ushtria serbe dhe Esad Pasha janë ndihmuar mes vete. “Kurdo që shkoj në varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për ushtarët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën për Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak në Paris dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë”, thekson Drashkoviç.

    …………….
    VULIN PER ESAT PASH TOPE TANIN

    Varri i Esat Pashë Toptanit është vizituart nga një politikan serb me pozitë.

    Ka qenë ministri i Punës i Serbisë, Aleksandër Vulin, ai që ka nderuar Esat Pashë Toptanin pranë varrit të tij. Vulin ka vendosur një kurorë lulesh në nderim të tij, për atë që e cilësoi si kontribut të tij për Serbinë.

    “Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën, i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin, raporton “Klan Kosova”.

    Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë, pasi përveçse u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.

    “Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”, tha Vulin..
    ……………….
    INTELKTUALOVIC PER ESAT PASH TOPE TANIN
    PO PSE ISHTE TRADHETAR KRYEMINISTRI ESAD PASHA O GAZETA DITA?

    kur Shqypnia ishte gadi per t’u shqyer nga fqinjet lakmitare dhe kur atdhetari Esadi kishte shkuar ne Paris si Kryeminister qe te mbronte Vatanin nga coptimi dhe ku e vrau CUBI psikopat shqyptar dhe spiun i Moskes Avni Rustemi pa e njohur fare me pare? Kur e pyten gjykaesit ne Paris Avni Rustemin pse e vrau kryeministrin e tij ai u pergjegj: “Sepse nuk me pelqente mendjemadhesia e tij!” Ne vendimin frances per ekstradimin e Avni Rustemit ne Shqypni shkruhej ekspertiza: PSIKOPAT! Prandaj me mire gazeta dite per kete histori te trishtuar te historise shqyptare le te pyese:

    KUSH E TRAJNOI, E FINANCOI DHE E MBESHTI ME ARME NE PARIS CUBIN PSIKOPAT DHE TEJET TE VARFER AVNI RUSTEMI?

    Dihet se Esad Pasha me Qeverine e tij te Durresit ishte jo vetem antikomunist i perbetuar, por edhe ARMIKU i Austrohungarise dhe kur austriaket i shkaterruan sarajet e tij me bombardime nga deti nuk morre asnje LEK demshperbiim nga shteti. Kush pushtetar do ta bente sot nje gje te tille?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *