Nga Sefer Pasha
Fotografia që kam në duar është shkrepur rreth 60 vjet më parë. Ajo ka për autor mësuesin tim të kalasës së parë në fshatin Kremenar të Mallakstrës. Ai quhej Ibish Kelmendi. Kur u paraqit para nesh e tha vetë se ishte nga Kosova.
Unë nuk kam asnjë fotografi të fëminisë time dhe as më vonë në shkollen fillore e atë shtatë vjeçare në Fratar. Prindërit ishin të varfër dhe mësuesit vendallinj gjithashtu. Për fat kjo foto e vetme ka shpëtuar. As vetë nuk e di se si. Historinë e kësaj fotoje e kam shumë të qartë. Tek shega e kuqe përpara shkollës mësuesi Ibish Kelmendi na mbështeti tek drurët e saj mua dhe shokun tim Guri Avdiaj, që është në krahun tim të majtë dhe që është ndarë nga jeta. Para se të na bënte fotografinë, mësuesi Ibish Kelmendi na vuri nga një libër të trashë në duar. Ato ishin librat e mësuesit. Unë dhe Guriu nuk kishim as lekë të blinim librat e klasës së parë. Para se Ibish Kelmendi të shkrepte aparatin fotografik, më pyeti mua se çfarë dëshiroja të bëhesha. Unë me librin në duar mes dy degëve të shegës ngrita supet. Nuk e dija se çfarë do të bëhesha. Kur pas meje mësuesi pyeti Guriun, ai i dha Ibish Kelmendit një përgjigje befasuese. Guri Avdija i tha mësuesit se ai dëshironte që të bëhej “komandant”.
Ibish Kelmendi qeshi dhe u emocionua. Mësuesi ishte i gjatë si një lis, i shëndetshëm dhe mbante mustaqe të zeza. Kur dëgjoj përgjigjen e nxënësit Guri Avdiaj, mësuesi Ibish e mori atë për qafe. Pa e shkrepur aparatin i tha se i vinte mirë që ai kishte dëshirë të bëhej komandant. Tek sytë e tu, i tha mësues Ibishi Guriut, unë shoh çika stërralli. Besoj në ëndrrën tënde. Ti Guri Avdiaj me të vërtetë do të bëhesh komandant. Do të vijë një ditë dhe do të thuash se i doli fjala mësuesit nga Kosova.
Kur dolëm në jetë dhe Guri Avdiaj arriti të bëhej Komandant Brigade, sa herë që takoheshim Guriut ja kujtoja atë që i tha mësuesi nga Kosova, Ibish Kelmendi. Para se të bëhej ajo foto mësuesi e sqaroi Guriun dhe të gjithë klasën, që ishte rrotull shegës së kuqe, se për t’u bërë komandant duheshin mbaruar shkolla ushtarake. E mbaj mend mirë kur ai përmendi Isa Boletinin, i cili kishte qënë një komandant i madh dhe me 400 kalorës nga Kosova kishte shkuar në Vlorë, ku kishte marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë me Ismail Qemalin. Ne për herë të parë e dëgjonim fjalën “Kosovë” si dhe emrin e Isa Boletinit. Nuk dinim asnjë hollësi. Në odat e prindërve tanë këndoheshin këngë për Ismail Qemalin.
Mësuesi Ibish Kelmendi e shkrepi aparatin fotografik dhe na premtoi se pas një jave kur ai do të kthehej nga Fieri do të na i sillte fotografitë. Dhe ashtu ndodhi. Kur shkuam për të marrë fotografinë, unë dhe Guriu i çuam mësuesit vezë të zjera dhe nga një shportë me rrush dhe fiq. Ishte vjeshtë. Ibish Kelmendi nuk na bëri vërejtje për dhuratat. Unë dhe Guriu ishim shumë të emocionuar. Në ato mote mësuesi në fshat ishte si shënjtor. Ne i morëm fotografitë dhe u gëzuam shumë. Për herë të parë e shikonim veten në fotografi (Guriu nuk e ruajti këtë fotografi). Mësuesi Ibish Kelmendi në dhomën ku flinte kishte disa rafte me libra. Aty ishin dhe dy librat të cilat ai na i vuri në duar para se të na bënte fotografinë. Siç qe i ulur në karrike na foli përsëri për Isa Boletinin. E kishte nga anët e tija. Guriu më vonë mbante mend dhe një varg nga ato që na recitoi Ibish Kelmendi: /Karadaku me Serbinë/ /Na vranë Isa Boletinë/.
Ibish Kelmendi qëndroi disa vite në Mallakstër. Më vonë nuk di hollësira për jetën e tij. As kur u rrita nuk mësova ndonjë detaj për fatin e mësuesit, që na la dhuratë një fotografi të paharrueshme. Megjithatë emrin Ibish Kelmendi nuk e harrova kurrë. Kur kam shkuar në luftën e Kosovës, në Koshare i pyeta luftëtarët e UÇK-së e ata më thanë se me mbiemrin Kelmendi ka në disa zona të Kosovës. Jeta bëri të sajën. Guri Avdiaj që i tha Ibish Kelmendit se kur të rritej do të bëhej “komandant”, mbaroi të gjitha shkollat ushtarake dhe kur doli në jetë ai mori gradën e kolonelit dhe mundi të bëhej Komandant Brigade dhe drejtues i lartë në Koorpusin e Fierit.
Ka kaluar një jetë. Asgjë nuk di për fatin e mësuesit tim të klasës së parë Ibish Kelmendi. A mundet të jetë gjallë? Kosovarët jetojnë mbi 100 vjet. Pasi iku nga Fratari i Mallakastrës a i mbijetoi regjimit të Enver Hoxhës apo e persekutuan? Po sido që t’i ketë ecur jeta Ibish Kelmendi, në Mallakastër la mbresa të shkëlqyera. Mësuesi i nderuar Selman Ameti nga Çërrila e Mallakastrës e që tani i ka kaluar të nëntëdhjetë vjetët, e kujton me respekt mësuesin e nderuar nga Kosova për të cilin edhe sot këndohet një këngë labe. Jeta e njeriut të mirë është e lidhur me veprën që ai lë pas.
Ibish Kelmendi na bëri mua dhe Guriut një fotografi të thjeshtë. Por për mua ajo është një monument. Flet shumë. Në fshatin tim në ato mote fluturonin vetëm skifterët. Dhe një mësues me origjinë nga Kosova na fliste për Naim Frashërin, Migjenin e Gjergj Fishtën. Unë po shkruaj një libër, ku personazh kam dhe mësuesin tim të klasës së parë Ibish Kelmendin. Disa kolegë të tij që janë gjallë si Selman Ameti, Qemal Veliu, Nuredin Jaupaj, Teki Hodaj, Syrja Ahmeti, Ylli Pajaj e të tjerë e kujtojnë me nderim e sjellin shumë mbresa nga puna e tij si mësues dhe agronom. Po a ka marrë ndonjë medalje mësuesi i talentuar nga Kosova Ibish Kelmendi, që dikur përhapte dritë në Mallakstër…. Askush nuk më jep përgjigje.
Istog, 20 shtator 2016

Ibish Kelmendin e kam njohur personalisht,kam pasur fatin te njihem ne Belgjike,ka banuar ne qytetin Amverpen,se cfare nehet tani me te nuk di,uroj te jete mire,ka qene burre i mire dhe i respektuar.
Kam qene femije, ndoshta ne klasen e peste.E mbaj mend shume mire kete njeri ,kete mesues ,Ibish Kelmendi.Jetonte ne lagjen time. Jetonte ne nje familje kosovare . Te gjithe kishin respekt per edukaten dhe miresjelljen e tij.Ishte shume i gjat,me nje trup te drejte,me pak mustaqe dhe shume bukurosh……
Ibish kelmendi eshte nje i afermi im desha ti falenderoj te gjith njerzit per fjalet e mira qe shprehen.Ibishi jeton ne belgjik kto dit mund te jet ne shqiperi pasi hera e fundit qe e kam takuar ishim ne nje dasem ne Fier.ne perjudhen e diktatures ibishi ka vuajtur shum pasi eshte persekutuar nga regjimi asaj kohe pasi per ate aparat fotografik dhe nje radio qe ja kishin sjell te afermit qe kishte jashtetit e fusnin ne burg me dyshimin se ishte agjent i huaj.
Respekt dhe dashuri pafund per xhaxhi Ibish Kelmendin <3
Te lutem Zoti Ilir me gjen dot nji nr telefoni te Ibishit … me ka vene emrin
Te lutem !!!!
Jam krenar se nxenesit e mi me kujtojne akoma .jam kthye ne Belgjik – ne qytetin Antwerpen, ku jetoi me gruan .femijet ikam ne Shqiperi dy djemte e vajzen ne greqi . Numrin e telefonit: 0032485085965
Mirdita Ibish & Drita ! Lexova disa shkrime per artikullin e koleget Sefer Pashaj
Ndjej kenaqesine, qe nxenesit e kujtojne mesuesin, per kujtimin e bukur qe u ka lene. Nje foto flet vertet, me shume se 1000 fjale ! Sa e bukur do te ishte, sikur ate kujtim ta kishin te gjithe. Vetem nje njeri si Ibishi dhe shoket e tij, qe u larguan nga Kosova, ne lulen e rinise, qe ndienin mall per cka kishin lene ne vendlindje, mind ta benin ate veprim me shume dashuri per femijte, ku Mesuesi sheh te ardhmen e Kombit. Ibishi mbetet simboli I Mesuesi dhe njeriut qe kudo rrezaton Drite dhe kulture ! I urojme Mesuesit nga Kosova Shendet dhe jete te gjate e lumturi ne familje !
Ilir, mirdita ! Une jam Gezim Maloku, nga Fieri, qe Ibishin e ftova ne dasmen e djalit, me 4.9.2016. Ibishi me shume shoket, qe erdhen nga Kosova, vinin ne lagjen tone, tek komshiu jone Arif Latifi. Baba im u miqesua me ata dhe disa prej tyre vinin dhe luanin Domino, 2 here ne have, deri ne mengjes. Ibishi ishte nje nga me te miret dhe Une e thirra ne dasem, si mik te babes dhe mik I familjen tone.
po ti mo oficer mavria pasi ike nga Fratari i Mallakastrës a i mbijetove regjimit të Enver Hoxhës apo te persekutuan dhe te la ai regjim kok zdrukthi sic ke dale ne ate foto ne fshat apo te beri oficer e ate shokun tend oficer te larte ne korpusin e fierit. Po pas regjimit te Enverit me cfare u morre a derezi apo shite ke tregu e vazhdon te shesesh per te mbushur pensionin e ushtarakut.
Uuu turp e pika ju rafte na mbroke mesuesin dhe shan nje ate regjim qe te dha buke e te morri nga fshati e te qeroj morrat e te dha shkolle.
Vertete i ndershem qenke o ushtarak i ndershem…..!Sa keq qe te ka ngel ora te Enveri i katastrofes se Shqiperise….ai i mbushi fashatrat me morra….i la pa ngrene,vetem buke miser me pak sheqer…..Mos ofendo ,secili ka jeten e tij….mundohu te qyteterohesh…..o ushtarak i Enverit…..
Z. Pasha.
Z. Ibish Kelmendi ne kohen e Enverit beri 13 vjet burg per agjitacion e propagande kunder regjimit. Sec cfare agjitacioni dhe propagande mund te bente nje i ri qe kishte ikur nga shtepia e tij (qyteti i Pejes) pushtuesit serb per te shpetuar jeten nje zot e di?! Keto dite ish mesuesi juaj z. Ibish Kelmendi gjendet ne Fier tek disa te aferm te tij ne nje dasem. Ai eshte shendosh e mire megjithate mosha ben te veten. Mund ta kerkosh ne Fier..
Ai mesuesi i mire kosovar o Sefer ,po i pat shpetuar burgut te Rankovicit,nuk i ka shpetuar burgut te Enver Hoxhes.Me kujtohet Zeka,nje mesues ne Sulove,qe i fali nje nxenesi te vobekte 200 leke per te blere librat e shkolles.Per ato 200 leke e arrestuan Zeken.Titistin,se femijet e Shqiperise nuk kane nevoje per lemoshen e Titos.Ti o Sefer ben mire qe e kujton lisin e Kosoves,por nuk la Lis Kosove pa thyer,djegur e poshteruar Enver Hoxha.Gjer ne fund te jetes dobici i dy Halileve nuk ja falte marshallit kroat Josip Boss Tito
shpartallimin e skenarit Enver Hoxha-Miladin-Dushan-Rankovic,per Camerizimin e Kosoves.Prandaj Kosovaret nga jane e nga s`jane duhet te bejne haxhillek ne Tirane;t`i pshurrin varrin enver hoxhes.
nderime maximale per mesuesin kosovar Ibish Kelmendi
por nuk pajtohem me nje shprehje “te piste” ku komentshkruesi thote:
<<<>>
ne vitet para 1990 isha kunder masterbimit masiv qe i benin keto Sefer Pashet enverhoxhes.
po ashtu dhe sot jam kunder kesaj cmendurie kolektive kanibaleske ndaj figures se enver hoxhes..
eshte fakt se UDB jugosllave ka vepruar me elementin kosovar ne menyre masive..kujtoni qe te Bujar Hoxha i ati kesaj NEVILA (EVIL) NIKA qe shkruan kunder enver hoxhes sikur te ishte e persekutuar ne spac…kur ne fakt kane bere jete blloku.
nuk po e zgjas
edhe nje here respekt per Ibish Kelmendin qe dhe nese ka qene i persekutuar i shpreh dhimbjen tike por keto Sefer Pashet te mos marrin poza heroi…dhe aq me shume te behen kanibale me komandantin e tyre.
kujt i ankohet seferi ?! ti ke qene ingranazh i enverit biles nga ju ai mbijetoi kaq gjate…
Jam krenar se nxenesit e mi me kujtojne akoma .jane te verteta ato qe shkruan amerikani te cilin une nuk e njohe .jam kthye ne Belgjik ku jetoi me gruan .femijet ikam ne Shqiperi dy djemte e vajzen ne greqi .
Ibish Kelmendi eshte gjalle, jeton ne Anverpen. Tani eshte pakez i lodhur nga se eshte bere operacion dy here ne zemer.Une shpesh e vizitoj dhe ai per çdo rast pamje apo organizimi, por edhe per qef vjen ne Bruksel dhe e kalojme nje pjese te jetes. Wshte burre burrash, tipik rugovas nga edhe e ka origjinen. ai eshte nje intelektual qe veshtirw eshte me ia gjet shoqin. Kam deshire me botue nje shkrim per te ne kete gazetw.
Ibish Kelmendi eshte gjalle, jeton ne Anverpen. Tani eshte pakez i lodhur nga se eshte bere operacion dy here ne zemer.Une shpesh e vizitoj dhe ai per çdo rast pamje apo organizimi, por edhe per qef vjen ne Bruksel dhe e kalojme nje pjese te jetes. Wshte burre burrash, tipik rugovas nga edhe e ka origjinen. ai eshte nje intelektual qe veshtirw eshte me ia gjet shoqin. Kam deshire me botue nje shkrim per te ne kete gazetw.
Për mësuesin Ibish Kelmendi më ka folur babai (Salih Morina, 1939-1986). Kishte qenë mësues në fshatin Gllarevë (të Klinës) në vitet 50-ta. Po ashtu më ka folur edhe mixha (Muhamet Morina, mësues në Gllarevë përgjatë 42 viteve). Ata thonin se pas largimit nga Kosova ai në Elbasan ishte bërë drejtor i Normales!? Pasi babai, por as mixha nuk jetojnë më a është kjo e vërtetë se ai ka punuar në Elbasan?
Për mësuesin Ibish Kelmendi më ka folur babai (Salih Morina, 1939-1986). Kishte qenë mësues në fshatin Gllarevë (të Klinës) në vitet 50-ta. Po ashtu më ka folur edhe mixha (Muhamet Morina, mësues në Gllarevë përgjatë 42 viteve). Ata thonin se pas largimit nga Kosova ai në Elbasan ishte bërë drejtor i Normales!? Pasi babai, por as mixha nuk jetojnë më a është kjo e vërtetë se ai ka punuar në Elbasan?
Per mesuesin e dashur Ibish Kelmendi keni folur pak.Une e kam patur mesues gjografije ne Levan te Fierit.Ishte nje kollos,trupi gjate I veshur mire,e mbante shume veten, u bente verejte shume nxenesve qe nuk mesonin, kur shpjegonte mbante gjithemone nje shkop te holle.Ruaj kujtimet me te mira per ate mesues..E pershendes kudo qe te jete dhe i uroi jete te gjate familjarisht. Shpetim Ndreu Shtyllas Fier.