Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi SHBA-në për shitjen e armëve një grupi të armatosur kurd sirian i konsideruar si “terrorist” nga Ankaraja.
“Brenda tre ditëve, dy avionë me ngarkesë me armatime janë dërguar në Kobane (Siri) për PYD-në dhe YPG-në”, u shpreh presidenti turk dje në mbrëmje gjatë një darke gala organizuar në Nju Jork, sipas deklaratave të raportuara nga agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency.
Udhëheqësi turk deklaroi se kishte biseduar për këtë çështje me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden por nuk ka marrë një përgjigje të arsyetuar.
Për Turqinë, YPG-ja (Unitetet për mbrojtjen e popullit kurd) dega e armatosur e partisë kurde siriane PYD është pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e konsideruar nga ana e Ankarasë si një organizatë terroriste.

para një viti e gjysëm ti i quaje vëllezërit kurd që mbrojnë qytetin e kobanes,pavarsisht se nuk i lejoje në kufi!as të hynin e as të dilnin!!
ti quan terrorist të gjithë që nuk të pëlqejnë ty,por harron se kur të gjithë janë terrorist për ty!?
terroristi duhet të jesh ti!!
mor lal,a kujton ti se të gjithë kanë nëndjen tënde??mos kujton ti se je zoti vetë??
më duket se po!!
PERPARA ERDOAN.
JEPI PERGJIGJEN E MERITUAR.