Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmin për këcënimin e kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Me anë të një deklarate për median, prokuroria thotë se, Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurorët janë duke vazhduar normalisht punën.
“Lidhur me interesimin Tuaj, pas lajmit të publikuar në televizionin Top Channel, me titull: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cenim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

pse kur ka punuar Tiku i Dhalles? Ai vetem fle nen rrogoz