Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se është drejtë e opozitës që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjatë një takimi me studentë të gazetarisë në ambientet e ambasadës amerikane, Lu tha gjithashtu se është e drejta e opozitës që të bojkotojë komisionin e reformës në drejtësi.
Ambasadori i ka bërë thirrje klasës politike që të implementojë reformën në drejtësi.
“Duhet të jeni krenar me atë që vendi juaj ka bërë muajt e fundit”, shtoi ai.
Duke folur për zgjedhjet në Dibër, ai tha se ambasada e SHBA-së dërgoi 4 njerëz atje për t’i vëzhguar ato. “Shqipëria po shndërrohet në një demokraci të zhvilluar”, tha ai.

Ik ore Pirdhu tiiiii