Ish-drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj ka folur për herë të parë për largimin nga detyra që mbante.
Në një prononcim për “Panorama”, Shehaj tha se kishte komunikuar me Ramën ditën e djeshme për lëvizjen e saj.
Briseida Shehaj thuhet se do të emërohet zv/ministre ekonomie, megjithatë, ajo nuk e ka pranuar këtë në prononcimin e saj.
“Pas një komunikimi që kam zhvilluar ditën e djeshme me Kryeministrin Edi Rama, kam pranuar detyrën e re që më është propozuar.
Ajo që dua të theksoj është se gjatë këtyre 3 viteve nën drejtim e Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, le pas një sistem të ngritur, i cili ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave. Në fund të 8 mujorit të ardhurat e realizuara nga Tatimet kanë qenë me rritje 3 miliardë lekë.
Detyra e është një sfidë jo vetëm për mua, por edhe për Qeverinë, pasi punë jonë është puna e një ekipi”, tha Shehaj.

Rrofte pjeshka,rrofte shal qiri
Edi Rama dhe Tahiri
Tre vjet Tatimet u banë Mësimore për këtë deng pa markë