SHBA drejt zgjedhjeve, me spiunë, hacker-a dhe kartela klinike

Elton Tafaruci

Janë gjithnjë e më të bindur demokratët. E para që akuzoi shërbimet e fshehtë të Moskës ishte Hilari Klintoni. Tani vijnë akuzat e dy peshave të rënda të partisë, Adam Schiff dhe Dianne Feinstein, krerët e grupeve të shërbimeve të fshehtë në Kongres dhe në Senat:

Rusia po zhvillon një “tentativë serioze dhe të bashkërenduar për të ndikuar në zgjedhjet tona”.

Akuza u referohet sulmeve e kryer nga hacker-ët kundër komitetit kombëtar të demokratëve dhe institucioneve të tjera politike. Hacker-ët, sipas demokratëve, janë të lidhur me shërbimet e fshehtë rusë.

Në deklaratën e dy eksponentëve demokratikë, thuhet se “kjo tentativë kërkon të mbjellë dyshime mbi sigurinë e zgjedhjeve tona dhe mund të synojë ndikimin e rezultateve”.

Krerët e shërbimeve të fshehta amerikane, deri tani kanë qenë të matur, duke shmangur vendosjen e gishtit kundër qeverisë ruse. Vetë Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se po pret rezultatet e një hetimi zyrtar nga ana e FBI-së.

Sulm ndaj Yahoo, dyshime ndaj një shteti të huaj

Por tre funksionarë të shërbimit të fshehtë amerikan që kërkuan të mos identifikohen thonë se sulmi i hacker-ëve, gjatë të cilit u vodhën afro 500 milionë llogari në vitin 2014 në rrjetin e Yahoo, u krye nga “një aktor që mbështetej prej një shteti”.

Faqja e hacker-ave që në ditët e fudnit botoi emailet e Colin Pouellit ka goditur sërish, duke publikuar fotografinë e pasaportës së Michelle Obamës. “DC Leaks” – faqja që amerikanët thonë se është e lidhur me hacker-a rusë, përgjegjës në muajt e fundit për sulmet ndaj rrjetit informatik të fushatës elektorale, ka botuar edhe emailet personale të Shtëpisë së Bardhë, që po punon edhe për fushatën e Hillary Clintonit.

Temës së agjentëve kibernetikë, këto javë të fundit para votimit, u janë shtuar edhe kartelat klinike. Në mënyrë të vecantë ajo e Hillary Clintonit, që në 11 shtator gjatë përkujtimit të viktimave të Ground Zero, dha shenja dobësie fizike që u filmuan nga një telekamera.

Nga stafi i saj u bë e ditur se ishte prekur nga një polmonit. Tani të gjithë pyesin: Hillary është vërtetë ashtu si sforcohet të thotë stafi i saj? Nëse zgjidhet, do të jetë në gjendje që të mbajë stresin e përditshëm të presidentes?

Dyshimet për sëmundjet nga të cilat mund të vuajë ish Sekretarja e Shtetit kanë vërshuar në rrjet. “Prova e zjarrit” do të jetë debati i 26 shtatorit. I pari mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë.

Il Giornale – Bota.al

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *