Partitë politike gjatë Luftës

redaktor

 

Nga Prof. Dr. Demir Dyrmishi

Okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, shtroi përpara popullit shqiptar domosdosmërinë e krijimit të partive politike me qëllim që ta organizonin dhe ta bashkonin atë në luftë për clirimin kombëtar të vendit nga pushtuesit fashistë. Fillimisht, barrën e krijimit të një partie politike e morën përsipër komunistët të organizuar në grupe komuniste që nga vitet 20-të të shekullit të kaluar, të cilët lanë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet e brendshme politike dhe më 8 nëntor 1941 formuan Partinë Komuniste Shqiptare, e cila hartoi programin për bashkimin e popullit shqiptar në një front të vetëm lufte. Ajo u vu në krye të organizimit të rezistencës antifashiste dhe për këtë qëllim, më 16 shtator 1942 thirri Konferencën e Parë Nacionalçlirimtare të Pezës ku, përveç delegatëve të saj morën pjesë edhe përfaqësues të rrymave të tjera politike, siç ishte ajo liberale dhe konservatore.

Korentet politike pjesëmarrëse, ranë dakord për formimin e një Fronti të përbashkët Antifashist, ku do të merrnin pjesë të gjithë antifashistët “pa dallim krahine, feje dhe ideje”. Në krye të tij u zgjodhën përfaqësues të tri rrymave politike. U krijua kështu Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar me përbërje pluraliste, i cili në praktikë nuk funksionoi si i tillë. U duk që në fillim se liberalët firmosën në Pezë me rezerva. Shkaku ishte lufta për pushtet; fakti se kush do të ishte forca kryesore politike që do të drejtonte luftën dhe kush do të ishte forma e regjimit që do të vendosej pas çlirimit të vendit.

Aksionet antifashiste që kishin organizuar deri atëherë grupet komuniste dhe PKSH-ja, afirmimin e kësaj të fundit si forcë e vetme politike për organizimin e popullit në luftë kundër okupatorit, i shikonin me shqetësim rrymat e tjera politike që hezitonin të organizoheshin dhe të formonin partitë e tyre politike. Konservatorët apo monarkistët e panë të udhës që të bëheshin pjesë e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, por duke ruajtur individualitetin politik të tij, kurse liberalët, apo ballistët, për të mos qënë pjesë e frontit u shkëputën nga ai dhe nxituan të formonin partinë e tyre me emrin Balli Kombëtar, të cilën e bënë publike në nëntor të vitit 1942, por pa pasur deri atëhere një program dhe strukturë të qartë politike. Disa prej anëtarve të kësaj partie kishin qenë pjesëmarrës në demostratat e para antifashiste, disa të tjerë kishin qenë, apo ishin pjesë e strukturave drejtuese të qeverive kuislinge fashiste dhe të Partisë Fashiste Shqiptare, sikurse kishte edhe të tjerë që nuk ishin konpromentuar as me regjimin monarkist dhe as me atë fashist.

Balli kombëtar, që kurse u formua e deri në shtator 1943, kur kapitulloi Italia fashiste, u paraqit përpara opinionit publik si alternativë lufte, krijoi disa çeta balliste, ndërmori ndonjë aksion antifashist, veçmas ose në bashkëpunim me formacionet partizane të formuara nga individë antifashistë e të drejtuara nga komunistët. Por, në praktikë kjo ishte më tepër një luftë demonstrative, sesa një luftë reale antifashiste, sepse në optikën e kësaj force politike pushtuesi ishte fuqi e madhe ushtarake dhe si i tillë nuk mund t’i bënte ballë një fuqi e vogël ushtarake, sic ishte Shqipëria. Një luftë e armatosur, sipas Ballit Kombëtar, do të çonte në shkatërrimin e forcave materiale e njerëzore të Shqipërisë, prandaj ndoqi politikën e pritshmërisë dhe hodhi parrullën: “Nuk ka ardhur koha për të luftuar”, e cila synonte të dobësonte rezistencën antifashiste, të çonte kështu ujë në mullirin e okupatorit. Në këtë mënyrë Ballit Kombëtar, pas largimit të okupatorëve antifashistë do t’i krijohej mundësia që, pa derdhur gjak, të merrte pushtetin politik, të cilin e synonte edhe Partia Komuniste Shqiptare, por nëpërmjet luftës së armatosur antifashiste, ndryshe nga Balli Kombëtar.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste, më 9 shtator 1943, vendin e pushtuesve fashistë e zunë ata nazistë, të cilët shpallën të ashtuquajturën “pavarësi të Shqipërisë” dhe deklaruan se nuk ishin pushtues dhe se ndodheshin në Shqipëri për arsye strategjike. Pushtuesi i ri, ndërsa deklaronte kështu, nxitoi të formonte administratën e tij kuislinge me elementë të Ballit Kombëtar që ishin disi të pakompromentuar në sytë e popullit si bashkëpunëtorë të regjimit të pushtimit fashist italian. Regjimi i pushtimit fashist i bëri thirrje popullit shqiptar që të hiqte dorë nga rezistenca e armatosur dhe e kërcënoi se do të mbytej në gjak.

Kështu regjimi i ri i pushtimit nazist e acaroi më tej luftën midis dy forcave kryesore politike, midis PKSH-së dhe Ballit Kombëtar. Partia Komuniste Shqiptare synonte të merrej vesh me Ballin për ta tërhequr atë në luftën pa konpromis kundër okupatorit gjerman, kurse ai synonte të arrihej një marrëveshje që t’i hiqte asaj iniciativën dhe drejtimin e luftës duke krijuar një organizëm tjetër lufte që të dominohej nga vetë ai. Natyrisht jo për të luftuar, po për të sabotuar Luftën e armatosur Antifashiste Nacionalçlirimtare sepse, sipas tyre, kështu mbroheshin kufijtë e Shqipërisë Etnike që kishin krijuar për interesat e tyre pushtuesit nazifashistë, pa pyetur Fuqitë e tjera të Mëdha. Ideja e tyre për Shqipërinë Etnike ishte e drejtë, ishte kombëtare, por rruga që ndoqën ishte katërcipërisht e gabuar.

Mbledhja e Mukjes dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së saj nga dy forcat kryesore politike, por edhe nga Abaz Kupi si pjesëtar i delegacionit të Frontit Nacionalçlirimtar, e acaroi më tej luftën politike, në një moment historik që kërkonte bashkim e jo ndarje të forcave më vitale të vendit. Mollë sherri u bë vendimi i Marrëveshjes për krijimin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, si organ lufte, por dhe me atributet e një Qeverie Provizore, për aq kohë sa të mbaheshin zgjedhjet të lira demokratike në një Shqipëri të çliruar nga okupatorët e rinj nazistë. Për krijimin e këtij organizmi ra dakord edhe delegacioni i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar që kryesohej nga Ymer Dishnica, anëtar i Byrosë Politike të PKSH-së.  Në krye të Komitetit të Shpëtimit u zgjodh Hasan Dosti, një nga drejtuesit kryesorë të Ballit Kombëtar, ish-ministër i drejtësisë në Qeverinë kuislinge të Mustafa Krujës, i cili kishte nxjerrë ligje për zbulimin dhe likuidimin e komunstëve dhe antifashistëve të tjerë, me qëllim që të likuidonte rezistencën antifashiste të popullit shqiptar.

Me këtë organizëm lufte që u krijua në Mukje, i vihej një kryq i madh Luftës Nacionalçlirimtare, këshillave nacionalçlirimtare që kishte organizuar dhe udhëhequr deri atëherë PKSH-ja dhe si drejtuese e luftës kundër nazizmit afirmohej Balli Kombëtar, i cili nuk kishte ndërmend të luftonte, përderisa në organet drejtuese kuislinge ai kishte njerëzit e tij dhe kishte njohur “pavarësinë” e Shqipërisë nën regjimin e pushtimit gjerman.  Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që e detyroi udhëheqjen e lartë të PKSH-së ta denonconte Marrëveshjen e Mukjes, ta konsideronte atë një “çështje të vdekur” dhe ta luftonte Ballin Kombëtar si bashkëpunëtor të pushtuesit gjerman.

Cështja e Shqipërisë Etnike që u diskutua dhe u miratua në Mukje, ishte faktor sekondar për prishjen e Marrëveshjes, sepse të dyja forcat politike ishin për Shqipërinë Etnike, për zgjidhjen e problemit kombëtar që ishte krijuar dhe ngelur pa zgjidhur nga Fuqitë e Mëdha që nga viti 1913 e në vazhdim. Veçse ato kishin diferenca për kohën e zgjidhjes së këtij problemi. Balli Kombëtar mendonte se ky problem ishte zgjidhur nga Fuqitë e Boshtit fashist e nazist dhe s’i mbetej gjë tjetër, veçse ta propagandonte si një fakt të kryer që do ta kishin parasysh fuqitë ndërluftuese të Luftës së Dytë Botërore, kur të bëhej bilanci mbas mbarimit të saj.

PKSH-ja, si organizatore, si drejtuese e Luftës Nacionalçlirimtare dhe si pjesëtare e Koalicionit Antifashist anglo-sovjeto-amerikan, gjykonte se çështja e Shqipërisë Etnike , pra çështja kombëtare të zgjidhej mbas çlirimit të vendit në bazë të parimit të vetvendosjes së kombeve që kishin vendosur Të Mëdhenjtë e Koalicionit Antifashit. Sepse, ta pranoje atë si një problem të zgjidhur gjatë luftës nga pushtuesit do të thoshte të bëje lodrën e tij, do të thoshte që të shuaje rezistencën antifashiste të popullit. Prandaj, mendojmë që opsioni i PKSH-së për zgjidhjen e cështjes kombëtare ishte më largpamës, kurse ai i Ballit Kombëtar do ta rreshtonte Shqipërinë mbas luftës në rradhët e Fuqive të Boshtit nazifashist dhe, për rrjedhojë, Shqipëria do të coptohej më tej. Nëse mbas çlirimit problemi kombëtar nuk u zgjidh, përgjegjësia bie mbi të Mëdhenjtë që drejtuan Luftën e Dytë Botërore sepse nuk iu përmbajtën deri në fund parimit të vetvendosjes së kombeve që e kishin shpallur vet gjatë proçesit të zhvillimit të saj. Në mënyrë të veçantë bie mbi Britaninë e Madhe, e cila duke qëndruar në pozitat tradicionale antishqiptare, ishte e interesuar të zgjidhte pretendimet territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe jo atë të bashkimit të shqiptarëve në trojet e tyre, në një shtet të vetëm kombëtar.

Problem i partive politike në Shqipëri, i luftës së tyre për të shtirë në dorë pushtetin politik mbas çlirimit të vendit, u ashpërsua mbas denoncimit të Marrëveshjes së Mukjes. Me këtë rast monarkisti Abaz Kupi, anëtar i Këshillit të Përgjithshmën Antifashist Nacionalçlirimtar dhe anëtar i delegacionit të këtij këshilli në Mukje, i joshur nga udhëheqja e Ballit Kombëtar për krijimin e një Qeverie të Përkohshme me qendër në Krujë, vendosi që ta luante hapur kartën e legaliteti, nxitoi të dilte nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe të formonte më këtë  rast partinë “ Lëvizja e Legalitetit” në nëntor 1943. Qëllimi ishte që pushteti politik mbas lufte të mos binte në duart e një partie të vetme politike, në duart e PKSH-së. në kushhtet kur po dukej qartazi se PKSH-ja po afirmohej si e vetmja forcë politike që po organizonte e drejtonte Levizjen e Rezistencës Antifashiste në Shqipëri dhe, si e tillë ajo do të ishte, në mos e vetmja, forca kryesore politike që do të qeveriste vendin mbas çlirimit nga okupatorët. Legaliteti, ashtu si edhe Balli Kombëtar vuri në shenjë PKSH-në për ta asgjësuar me ndihmën e okupatorit. Pra Balli Kombëtar dhe Legaliteti, të nxitur nga okupatorët gjerman, si rrezik kryesor të vendit shpallën Frontin Nacionalçlirimtar dhe PKSH-në që e udhëhiqte atë dhe jo pushtuesit gjermanë. Në këtë kuadër ata preferuan jo luftën e armatosur dhe pa kompromis kundër tyre, por bashkëpunimin me ta. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe fakti që të dyja këto forca politike mbushën rradhët e qeverive kuislinge, të formuara njëra pas tjetrës, të xhandarmërisë dhe të forcave të tyre ushtarake dhe u vunë në një front lufte me okupatorët gjerman në të dy operacionet që shpërthyen për të asgjësuar Frontin Nacionalçlirimtar, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Partinë që i drejtonte.

Natyrisht, ato nuk ia arritën qëllimit, sepse Fronti Nacionalçlirimtar dhe forcat e tij të armatosura u zgjeruan shumë, kryen veprime luftarake me karakter të përgjithshëm strategjik deri në çlirimin e plotë të vendit, në bazë të vendimeve të Kongresit Antifashist, që u mbajt në Përmetin e çliruar, më 28 maj 1944. Aty, veç të tjerave, në kushtet kur monarku Ahmet Zogu, në emigracion politik në Angli po lëvizte gurët për krijimin e një Qeverie Shqiptare në mërgim, me shpresë se do të mbështetej dhe njihej nga Washingtoni dhe Londra, u mor vendimi që të ndalohej kthimi i tij në Shqipëri.

Ky vendim godiste rëndë regjimin monarkist, në emër të të cilit, luftonte Abaz Kupi, si kryetar i Lëvizjes së Legalitetit, tashmë si kolaboracionist për të asgjësuar Frontin, Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare, me qëllim që mbas çlirimit të vendosej regjimi monarkist, me të cilin s’ishte dakord jo vetëm PKSH-ja që po drejtonte luftën e armatosur kundër pushtuesve, por as Balli Kombëtar, i cili ëndërronte për një regjim politik republikan.

Gurë prove i patriotizmit, atdhetarizmit dhe antifashizmit ishte Lufta e Armatosur deri në çlirimin e plotë të vendit, kurse bashkëpunimi i Ballit dhe Legalitetit ishte turpi i Shqipërisë. Prandaj, në zjarrin e luftës u bë edhe diferencimi i forcave politike dhe i luftëtarëve të tyre. Rradhët e Frontit Nacionalçlirimtar gjatë operacionit të qershorit dhe pas tij, erdhën gjithnjë duke u shtuar, kurse ato të Ballit dhe Legalitetit duke u tkurrur vazhdimisht. Ato si bashkëpunëtorë të nazizmit u braktisën edhe nga Misionet Ushtarake anglo-amerikane në Mesdhe dhe Shqipëri, të cilat, si të vetmen forcë politike e ushtarake antifashiste njohën Frontin Nacionalçlirimtar.

Në kushtet kur Divizioni I Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare kaloi Shkumbinin dhe marshoi drejt Shqipërisë së Mesme dhe Veriut për t’i çliruar nga pushtuesit gjerman dhe bashkëpunëtorët ballisto-zogist, këta të fundit, të ndodhur në pozita të vështira, dhanë alarmin e fundit të “rrezikut“ që po vinte nga komunstët toskë dhe i bënë thirrje popullit krutan që të ngrihej në këmbë për t’i bërë ballë këtij “rreziku”.  Kështu, Mustafa Kruja, si kreu i qeverisë kuislinge në regjimin e pushtimit italian, doli nga strofka ku jetonte, hartoi thirrjen nën titullin “Gjith miqvet e dashamirvet te mij krutanë”. Ai për t’u kujtuar atyre edhe një herë propagandën e Ballit se komunistët  ishin “pa fe, familje e atdhe” lëshoi kushtrimin:

“Rreziku komunist na u avit edhe neve na mërrini te dera e shpisë… na s’kemi shkue me i luftue këto bisha në strofkull të vet atje larg në Toskënie, por sod na kanë ardhë ata te shpiat tona … mos t’i shofim tue shkel votrat tona e tue ba qejf me gratë e cucat tona… mos pritni pra… mos pritni as një dekike ke shpija por çohi më kambë me pushkë e me shpata e unë vij vet me ju prij… mos më turpëroni pra”- përfundon thirrjen Mustafa Kruja.

Por kjo thirrje tashmë ishte e kotë. Krutanët nuk e dëgjonin më ish kryeministrin kuisling, prandaj ai u arratis përtej detit për të shpëtuar lëkurën e vetë. Të njëjtën thirrje bëri dhe Abaz Kupi prandaj dhe ai pati fatin e Mustafa Krujës. Thirrje të dëshpëruar u bëri mbështësve të vetë edhe kreu i Legalitetit, Abaz Kupi, por edhe ai pësoi fatin e Mustafa Krujës.

Thirrjet e herëpashershme të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare drejtuar forcave politike dhe ushtarake të Ballit dhe Legalitetit që të braktisnin llogoret e armikut të gjithë ata “që u ka mbetur një pikë gjaku vllai“ dhe të bashkoheshin me forcat e Frontit Nacinalçlirimtar, sepse vetëm kështu do të lehtësonin sado pak krimet që kishin bërë, pakësuan dhe diferencuan edhe më tej forcat ushtarake të Ballit dhe Legalitetit. Kurse drejtuesit e tyre politik dhe ushtarak, në prag të çlirimit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë, por edhe pas clirimit të saj, iu dorëzuan komandave partizane për të dhënë llogari para drejtësisë, ose u arratisën jashtë Shqipërisë për të organizuar rezistencën kundër regjimit të ri komunist që po vendosej, të ndihmuar nga shtetet aleate që i kishin braktisur gjatë Luftës, ose nga shtete të tjera fashiste apo neutrale në Europë e gjetkë.

Të dyja forcat politike opozitare të PKSH-së, bashkpuntore të pushtuesve gjermanë dhe të regjimit të pushtimit të tyre, nazifashistë, çlirimi i plotë i vendit i gjeti të shkatarruara politikisht dhe ushtarakisht. Ato, ishin tashmë inegzistente. Disa nga krerët e tyre ishin në emigracion politik, disa në organet e drejtësisë për të dhënë llogari për krime lufte, kurse disa të tjerë kishin braktisur organizatat e mësipërme, ishin rreshtuar në rradhët e Frontit dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke pasur besim tek propaganda e PKSH-së për krijimin e një sistemi demokratik në Shqipëri.

Por, siç dihet një gjë e tillë nuk ndodhi. Parti politike legale nuk u formuan, si për shkak të orvaitjeve të PKSH-së, për të mos u formuar parti të tjera politike, me qëllim që të ishte ajo e vetmja forcë politike dhe udhëheqëse e vëndit, e të mos kishte kështu pengesa në realizimin e programit të saj për zhvillimin socialist të vëndit, ashtu edhe për shkak të politikës së gabuar të Ballit Kombëtar e të Legalitetit gjatë Luftës, të cilët me veprimet e tyre luftareke treguan se ishin kolaboracionistë e jo antifashistë.

Share This Article
5 Comments
  • Une jam familje lufte edhe me partizan te vrare ..ne kete periudhe nuk asht as vendi as momenti per keto epshe a nostalgji le te merret historia me kete pune ..shqipnia tani po aderon per ne perendim edhe e vetmja gje qe duhet te trumpetohet eshte paqja vllaznore per te gjithe shqiptaret ..kur ka vdekje a vrasje nuk ka arsyetim se ke pasur te drejte per te vrare -por duhet gjetur nje rruge per bashkpunim drejt paqes per te miren e te gjitheve ..

  • Shkrim mjeran per kooperativstet ne vitin 1969. Ka shkrues dhe botues te tille edhe tani ne vitin 2016, nuk do ta besonte as vete Dushan Mugosha me Miladin Popoviqin dhe Velimir Stojnqin e Rankoviqin. Nuk do ta besonin ato se dekorata “Hero i Jugosllavise” qe i dhane xhaxhit Enver Hoxha me 1946 do te nxste fshatare me diploma te ruanin edhe ne vitin 2016 fjalimet qe Dushan Mugosha e Miladin Popoviqi shkruanin per injorantin Enver e te tjere si ai.

    • o demo

      kalove ylberin dhe u bere shota.

      Ky Dyrmishi edhe pse eshte prof.doktor ka bere nje artikull per nivelin e tetevjecares.

      Por kjo nuk do te thote se i ka gabim por eshte nen nivel medioker

      sepse eshte hedhur aq shume balte mbi diten e clirimit 29 nendorit,mbi veteranet,ushtaraket,deshmoret,lapidaret ku do te vecoja hedhjen ne plehrat e Shkodres te Heronjeve te Vigut dhe ne krahun tjeter I ngrihet lapidary atij qe ja mbathi ne 7 prill 1939 me florinjte e vjedhur dhe me popullin e carmatosur.

      Megjithese I takoj atyre shqiptareve qe nuk e ve ne diskutim 29 nendorin 1944 dhe e vleresoj po aq sa dhe 28 nendorin do ju lutesha shquptareve dhe shqiptareve ,veteraneve dhe atdhetareve…Mos e festoni 29 nendorinme ate vend qe eshte me shume se I pushtuar se ai eshte I poshtruar nga paria e tiranes dhe nga paneli dipllomatik I akredituar ne Tirane.

      Mos harrojme se anglo-ameriknet ishin ato qe ndihmuan Enver Hoxhen ne L2B dhe ishin po keta qe na lane ne duart e dy Josif-eve Titos dhe Stalinit dhe tani bejne rolin e budallait

      Nese ne Shqiperi sot mund te mungoje nje analizim i mirefillte, ashtu sic e meritojne figurat e shquara te historise apo edhe ato te diskredituarat shume vite me pare, sic eshte ajo e Xhafer Deves, kjo nuk do te thote se shqiptareet e shkolluar, apo ata qe kane premisa te njohin te verteten e historise se tyre te terhiqen ne erresiren e mungeses se informacionit, per shkak te papergjegjshmerise se politikes, apo per shkak te konfuzionit te pergjithshem qe mund te krijoje nje tranzicion i sterzgjatur, sic po ndodh me te tashmen shqiptare.

      Ne lihemi ne ‘konkluzionet’ e ca matufeve-servile qe hane ne cdo regjim e na japin mend., sic eshte historia e turpshme e perpjekjeve per falsifikimin e dates se clirimit – 29 Nentorit, etj etj.

      Fenomeni i shume-perhapur tek ne prej viteve 90 e ketej, me perpjekjet per te erresuar cdo gje te lavdishme dhe per te revizionuar dhe pastruar, jashte te gjitha limiteve, figura te diskredituara te historise shqiptare, eshte e po behet me shume agresiv… Te rinjte e sotem dhe te rinjte e te nesermes historine duhet ta lexojne ashtu sic eshte, sepse ne te kunderten cmimi qe shqiptaret do t’i paguajne historise se te ardhmes do te jete shume i rende dhe do te kete emrin Harrim.

      Harrim i momenteve qe nuk duhen harruar, harrim i Heronjve te Vertete dhe hapje vend ne Panteonin e Lavdise per figurat, qe e kane vendin ne stolin e turpit ne perjetesi.

      Sot figura si Abaz Kupi, Anton Harapi, Xhafer Deva, Lef Nosi, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica, Abaz Ermenji, Mit’hat Frasheri, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni e te tjere, po na paraqiten befas si patriote te medhenj, pershkruhen te zezat e komunizmit ndaj tyre dhe se ato burra te pamposhtur i paskan sherbyer Shqiperise me pergjerim.

      Per shume prej tyre permendet vetem kalimthi, se i paskan sherbyer nazisteve gjermanit vec per “pak kohe”, vec per “t’i sherbyer” atdheut e “shpetuar” ate nga komunizmi.

      Si mund te merret guximi te revizionohen keto figuara te mbuluara me turp, sepse “me pare” paskan qene burra te mire e patriote apo se me pas, komunizmi i paska “persekutuar”?

      Por e verteta mbetet e vertete dhe komunizmi nuk hyn fare ketu.

      Perse valle njerez si keta Historia Boterore i ka quajtur Kolaboracioniste, apo Kuislinge?

      Ky epitet famekeq vjen nga emri i Vidkun Quisling, qe bashkepunoi me nazistet kunder kombit te tij, Norvergjise. Ne Shqiperi ato qe moren poste ne kohen e pushtimit italian apo gjerman, ishin thjesht tradhetare te atdheut. Te tille u konsideruan “koleget” e tyre ne bote qe bene te njejten gje.

      Perse u dashkan te rishikohen figurat e tyre ? Nese Xhafer Deva paska qene burre i mire, ka dashur Kosoven e Shqiperine pa mase, kjo mund te permendet deri ne kohen qe u be bashkepunetor i Nazisteve.

      Perse? Ne Luften e Dyte Boterore, figura, me pare te respektuara, qe do permendeshin per mire per gjenerata te tera, por vetem per ate hap te gabuar, qe ju bashkuan nazizmit, jane damkosur si tradhetare nga vendet e tyre.

      Burra shteti, mareshalle, admirale e gjenerale, diplomate e njerez me emer ne fusha te ndryshme, qe per nje arsye a tjeter (ajo tashme nuk ka rendesi) ju sherbyen Nazisteve, quhen e jane denuar si Kolaboracioniste.

      Le te marrim shembullin me primar. Mareshallin Petain, qe sot historianet franceze e quajne thjeshte Philip Petain dhe te denuar si tradhetar te atdheut, e qe quajne Mareshal Hauteclocque, liderin e rezistances Philippe Leclerc de Hauteclocque.

      Petain, nje hero i Luftes se Pare Boterore, zgjodhi qe qe ne te Dyten te behet bashkepunetor i gjermaneve dhe udhehoqi Qeverine Kuislinge te Vishise. Fati i tij dihet ne mbare boten, pas lufte gjykohet e denohet me vdekje (me pas falet nga presidenti De Gol) e sot konsiderohet simboli i turpit per mbare Francen. Askush nuk i referohet atij si burre i mire. Apo si burre i persekutuar, apo se gjyqi pas lufte a denoi pa te drejte.

      E pra, Peten deri ne veren a 1940 respektohej ne mbare boten per emrin e mire, por sic De Gol (qe e kish njohur personalisht) tha nje here “ Peten ka qene nje njeri i madh, por ai Vdiq ne 1925), por reputacioni i meparshem ‘heroit te Verdunit nuk e shpetoi nga damkosja e perjetshme, ne France, ne Bote e ne Histori, u quajt dhe ashtu do mbetet, nje Tradhetar.

      Peten per nga fama, arritjet e reputacioni ka me shume peshe se Xhafer Deva apo kolaboracionistet nga Shqiperia, por ndajne bashke nje fat – te gjithe bashkepunuan me Okupatorin e ne proces tradhetuan atdheun.

      TANI, ne u dashka te shkruajme bemat e tyre dhe te flasim mire per ta? Por si? Cfare kane bere? Apo se persekutoi dhe vrau dhe derdhi gjak popullsie te pafajshme ne rruget e Tiranes me 4 Shkurt te vitit 1944…?? Vepra e tij eshte fakti qe e denon, ashtu si ne shume vende bashkepunetoret me gjermanin e filluan kete ne vitet 40-41, ne Shqiperi dhe kur lufta shihej qarte se kish marre krahun e humbjen per Gjermanine Naziste, Kuislinget Shqiptare u lepinin cizmet e krijonin Regjenca e te tjera grupe, bile deri ne tetor te 1944.

      Per ata njerez eshte shkruar nje here e pergjithmone fati i tradhetise,
      njerez si Xhefer Deva e kane marre nje here e mire vulen e turpit nga Historia
      A kane qene burra te mire Kolaboracionistet Shqiptare deri pak para Bashkepunimit me Hitlerianet e Fashiste te tjere eshte pa rendesi per shqiptaret.

      Akti i tyre “final” eshte i parevokueshem e askush nuk mund te ktheje dot kohen pas, nuk mund t’i rishikoje ne nje drite tjeter apo te perpiqet te na i paraqese ata ne nje version pozitiv.

      Tradhetare ishin dhe te tille do te mbeten! Ashtu si gjithe kuislinget ne te gjithe Europen e okupuar nga Nazi-Fashizmi. Ky eshte nje fakt i palevizshem. Pavaresisht se historia ne Shqiperi u be rremuje ne keto 20 vjetet e fundit dhe historia a pa anshme e shkencore nuk mund te pretendohet ne keto vite. Per kete le t’i referohemi Historise Boterore
      te te njejtes periudhe – Luftes se Dyte Boterore dhe te bejme sic bene te gjithe, pra le t’i quajme Tradhetaret – Tradhetare dhe Heronjte e vertete – Heronj.

      Xhefer Deva ka qene nje Kuisling, si shume shoke te tij, qe bashkepunuan me okupatorin dhe i tille do ngelet perhere. Te njejte do ngelen dhe Kuislinget a tjere, Dosti, Harapi, Ermenji, Mustafa Kruja e soji i tyre. Nuk mund ta kthesh dot kurre nje kuisling ne Atdhetar…por ne Shqiperi c’fare nuk ndodh…!

      Eshte e trishtueshme qe vitet e fundit po behen perpjekje per rehabilitimin e tij nga kuislinget Berisha dh Basha. sic bene dhe me Zogun Nderrimi i tabeles se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 pikerisht ne pervjetorin e Kosoves dhe venia e emrit te Rugoves ketij pinjolli te Deves eshte me teper se skandaloz.I neveritshem ishte dhe qendrimi i Ilir Metes i ketij mender “ antifashisti”qe kur ishte ne kualicjon me PD ne bashkine e Tiranes u be kuisling i Bash-Berishes.

      Por ajo qe ka nje rendesi te vecante eshte qendrimi i disa amerikaneve shqipfoles ne Amerike qe per te luftuar gjasme komunizmin po perdorin si arme zogizmin dhe kuislinget qe ne fakt con te nje percarje kombetare me efekte shkaterruese permanente

      Dihet qe Xhaferr Deva i perket atyre krimineleve te L2B qe duhej te dorzohej per gjykim nga shteti amerikan.Jo vetem kaq por Xhaferri u perdor nga CIA per veprime diversioni ne vitet 50’ por deri ketu nuk ka ndonje problem se ishte lufte e ftohte.

      Por pas 1992 te na vine pinjollet e ketyre kuislingeve per te vendosur “demokracine”kjo nuk shkon.Aq me teper kur Ylli ne ngjitje Lulzim Basha ka parametra te njejta si nje VRASES I qytetareve te Tiranes ne 21 janar 2011 ku qeverite euroatllantike mbyllen syte dhe toleruan nje akt fashist.

      4 shkurti 1944 dhe 21 janari 2011 perbejne nje simetri perfekte,dhe eshte koha qe Amerika dhe Bashkimi Europjan duhet te kerkojne ndjes shqiptareve dhe menyra e vetme per ta shfaqur ate eshte denimi i nazi berishizmit dhe Lul Bashicit ketij Xhaferr Deve junior.

      Te pakten Xhaferr Deven e justifikoj ne nje fare menyre se gjermanet krijuan Shqiperine e Madhe eshte fakt..Kurse Serberisha u vu si dhender Serbie ne kohen fatkeqe kur ambasdori I pare amerikanme nje serbishtfoles si elezbiberaj nga mbrapa erdhi nga Beogradi kur jugoser

      bet kishin lidhje vellazerore dhe kjo e keqe do te na ndjeke dhe disa dhjetra vjecare..deri kur te hapen dokumentet e deklasifikuara..dhe do ta kuptojme se pse poshtrojne 29 nendorin dhe ato trima qe I dolen zot vendit kur paria u be kuislinge dhe I sherbeu pushtuesit

      • Xhaferr Deva ishte kombetar shqiptar, kundra sllaveve, kunder komunizmit sllav, kunder tradhetareve te kombit shqiptar qe i sherbenin sllaveve, ruseve, serbeve, grekeve. Xhaferr Deva eshte hero kombtar i kombit shqiptar. Ai ishte armik i xhihadisteve komuniste shqiptare qe i sherbenin xhihadizmit sllav.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *