Me ndalimin e çdo lloj mbeturine,
kjo qeveri punën e nisi,
dhe me legalizimin e tyre me ligj,
mbas tri vjetësh punën e bitisi!
Me vendimin e parë nga kjo qeveri,
duket se u mbyll ky skandal,
por ne thamë se vendimi s’ka fuqi,
se është demagogji dhe akt formal!
Duke e vënë të parin në rendin e gjërave,
vendimi rezultoi si tip llokumi,
dhe aleanca kundër importit të plehrave,
u tërhoq nga referendumi!
Vendimi i qeverisë qe karremi,
për t’u tërhequr nga protestat e kahershme,
dhe pro importit të plehrave ne kemi,
një ligj të ri që nga dita e djeshme!
Ky ligj është i paimagjinueshëm,
edhe pse u vesh me terma fine,
se në vendimin e parë të qeverisë,
ndalohej importi i çdo lloj mbeturine!
Në kohën kur u mor ai vendim,
shoqëria civile dhe qeveria qenë miq,
që mbërritën në të njëjtin përfundim,
se i panevojshëm do të qe një ligj!
Nëse do të hapim arkivin e “Ditës”,
do lexojmë aty menjëherë,
se ky vendim ishte gjest mirëkuptimi,
dhe ligjërisht nuk kishte asnjë vlerë!
Është absurdet të themi-se Ramën,
mafia e plehrave e kishte kapur,
por rruga për legalizimin e tyre,
gjithnjë ka qenë rrugë e hapur!
Mbas tri vjetësh të vështirë rrugëtimi,
një “ligj të mirë” bëri qeveria,
një ligj modern riciklimi,
për plehrat e mira-jo plehrat e këqija!
LSI-ja që ka për çdo gjë,
qëndrimet e veta sigurisht,
edhe kësaj here nuk lëshoi pe,
dhe ligjit të plehrave i ngjiti një bisht!
Ligjit të mbeturinave i ngjiti një bisht,
që s’qe menduar nga qeveria Rama,
që shoqëria civile të bredhë,
mbas kamionëve me plehra në dogana!
Ky është amandament krejt qesharak,
i shkruar nga dora e kampionëve,
se shoqëria civile ngre kauza,
dhe s’merret me kontrollin e kamionëve!
Po tani ligji në Kuvend ka kaluar,
duke rikthyer këtu të njëjtin skandal,
por unë dikur kam votuar,
për t’u thënë të gjitha plehrave: “Ndal!”
Kuptohet që shoqëria civile,
do të rikthehet sërish në betejë,
dhe përsëri në rendin e ditës,
referendumin kundër plehrave do rikthejë!

Ahhhhh more arben.
Pjesa jone antisaliste anti pd qe u hodh e para kunder politikes se edirames dhe rruges se ndjekur prej tij me ” vjedhje te ligjshme” na quajne njerez te saliut.
Une qe diten e pare qe doli saliu ne qytet studenti apo tv e urreva. Nuk prita 17 si gazetari baze ta urrente.
Qe diten e pare qe ky rama hypi ne pushtet e urreva. Me quajn pdist.
Vjedhja me koncesione dhe harbuteria e letij ne shume momente e kalon harbuterine e sales. Vjedhje mafioze. Vetem kaq per kete njeri
P…….. O ARBEN SE LIROHESH.
KETE VEND E KA MARRE M…..TI.
Nisi prapë meseleja
që u mbyll tre vjet më parë
hodhi sheshkën Eduarti
Rama doli i pa larë!!
Popullit antena shkurtër
i lodhur e pa takat
turma e politikejve
sikur i’a bën për inat!!
Qenefët që ka mbi kokë
popullit i vijnë hak
i shkelin e i dërrmojnë
plagët që i kullojnë gjak!!
Për muhabetin në fjalë
u duk sikur qe vulosur
mbledhjen e parë qeveria
këtë punë e pati sosur!
Mori shumë duartrokitje
rrëzoi Salì merhumin
zhbërja e ligjit për mbetjet
anulloi referendumin!
U qetësuan mileti
por qetësia zgjati pak
sa u bënë tre vjet të plotë
debati prapë morì flakë!!
Në krye të plotë tre vjetëve
ata që e anuluan
me pabesinë e të ligut
ligjin në kuvend votuan!
Tufa e politikejve
që nuk e lë mangut hakun
bëri në fillim tenxheren
pastaj gjeti dhe kapakun!!
Kapakun e tregoi Rama
Rama që me gisht tregohet
“nése nuk votohet ligji
një industri shkatërrohet”!
Shqiperisë vendit me plehra
që është bërë koqe dhe kashtë
i mjaftojnë plehrat e veta
pse duhet të vijnë nga jashtë?!
Shqipëria ka shumë plehra
por nuk janë organike
ka mbetjet më të rrezikshme
ka shumë plehra politike!!
Ka të gjithë politikejtë
që janë plehu i plehut
dhe pa frikë keto plehra quhen
jashtëqitje e mëmëdheut! !
Plehrat që na qelbin vendin
të gjithë plehrat politike
ato duhen ricikluar
dhe jo plehrat organike!
Turp per Ramen. Ka per ta pare ai qershorin e ardhshem si ka per ta pesuar. Ky ligj nuk ishte fare i nevojshem. Qeveria te nxirrte nje ligj per riciklimin e plehrave qe kane mbytur Shqiperine dhe jo te lejonte importimin e tyre nga jashte. Ky shtet nuk eshte ne gjendje te kontrolloje pastertine dhe cilesine e mishit qe prodhohet ne vend, dhe dashka te na mbushka mendjen se do kontrolloje plehrat e ambalazhuar nga “ustallaret” mafioze te Perendimit.