Reagimin shoqëror e hëngri politika

redaktor

A ekziston shoqëria civile tek ne apo është një iluzion optik konceptual? Shumëkush prej nesh nuk arrin t’i japë një përgjigje të saktë kësaj pyetje. Kam qenë dëshmitar e pjesëmarrës në një farë proteste te godina e ERE për të kundërshtuar ngritjen e çmimit të energjisë. A e dini sa ishim aty nga gjithë Tirana që gëlonte (ziente) nga fjalët e mallkimet në klube e familje? Rreth 100 vetë. Zhgënjyese duke pasur parasysh se ishte problem popullor. Pra si pikë e parë e mosekzistencës së saj (de facto) është indiferenca e njerëzve për të ndërmarrë veprime. E dyta dhe më e rëndësishmja është instrumentalizimi i menjëhershëm politik. Partitë që kërkojnë pushtet lëshohen “në ndihmë” të shoqërisë duke shkatërruar e asgjësuar qëllimin e detyrën e saj. Ne e pamë të gjithë kur “krijesa e keqe” së bashku me z. Basha u këmbëkryqosën para Kryeministrisë në protestën e kimikateve. Dikush i fërshëlleu, por ishte pak. Ata duheshin zvarritur me neveri për t’i larguar. Ashtu siç ishte qëllimi i tyre i ardhjes. I neveritshëm e pa cipë. Jam shumë dakord që futja e mbetjeve të riciklueshme të monitorohet nga shoqëria civile. Po a ka të tillë? A do të lërë pa shfrytëzuar rastin “krijesa e keqe”? A nuk do të organizojë ajo lloj-lloj “shoqërish” civile për shkopinj në rrota dhe diskutime të pafundme politike duke humbur kohë e energji pa asnjë vlerë? Nuk vë kurrë baste, po për këtë jam gati. Asfiksimi i reagimeve të kësaj shoqërie ndodh edhe nga indoktrinimi politik masiv i shoqërisë tonë në përgjithësi. Mendimi se pa partitë nuk bëhet gjë, është sot për sot zotërues duke e bërë të vështirë besueshmërinë e një reagimi social. Profeti

 

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *