DEKLARIMET: Deputetët, secili rreth 7 milion në muaj. Më të kamurit, Doshi, Angjeli e Berisha

Elton Tafaruci
Deputetet e parlamentit, gjate seances se pare te legjislatures se VIII te kuvendit te Shqiperise, ku u ngrit Komisioni i Perkohshem per Verifikimin e Mandateve.

“Open Data Albania” (ODA) ka publikuar të dhëna për deklarimin e pasurive nga deputetët shqiptarë gjatë vitit 2015.

Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015, gjithmonë sipas deklarimeve që ata kanë bërë për veten.

104 deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit. 

Ndërsa pjesa tjetër 36 deputetë kanë deklaruar të ardhura shtesë si paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera.

Sipas deklaratave të deputetëve për vitin 2015 rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697 429 lekë në muaj (rreth 7 milion të vjetra në muaj), mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet.

*****

Deputeti më i paguar gjatë vitit 2015 rezulton zoti Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë, dhe të ardhura nga universiteti privat që ka nën pronësi rreth 2.9 milionë lekë.

Njëmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuse e ka deklaruar deputeti Alban Zeneli, i cili ka përfituar 3.2 milion lekë  me Vendim të Këshillit të Ministrave si pagesë për shpenzime për mjekim.

Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e tre deputet që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim.

Deputeti me vlerën më të lartë të këtyre të ardhurave është deputeti Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë. Liljana Elmazi dhe Genc Ruli pasojnë listën.

Dyzet deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Astrit Veliaj me 25.7 milionë lekë. Piro Kapurani gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht 13.3 milionë lekë.

Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset. Eduard Selami deklaron të ardhura ne vlerë 56 mijë dollarë amerikanë nga një biznes në SHBA dhe Dashamir Peza deklaron të ardhura nga biznesi prej 2.4 milionë lekë.

Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtaria artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015.

Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike skica dhe piktura. Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale.

Ben Blushi mban vendin e dytë në renditje me dy milionë lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milion lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike. Këtë vit kryeministri e ka lenë pas Blushin.

Renditjen e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2015 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF vlerën 125 574 (njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruçi dhe familja Dokle.

-Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, është një tjetër burim të ardhurash për deputetët e Kuvendit. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore.

Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori. Në këtë renditje shfaqet edhe çifti i deputetëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët kanë deklaruar gjatë vitit 2015 hyrje në llogari për një shitje apartamenti të realizuar që në vitin 2014.

Në përfundim duke përllogaritur të ardhurat totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson Tom Doshi, pasuar nga Anasatas Angjeli dhe Sali Berisha.

 

Share This Article
8 Comments
  • Keta mostra, qe i a bene jeten sketerre ketij populli, nuk paguhen, por i paguajme ne me djersen dhe gjakun tone, duke u besuar punen dhe qe te dalim nga kjo varferi. Por, si i kemi hallet, pas kaq vjetesh “demokraci”? Cdokush i ben vete llogarite, por, jam i bindur, dhe fakte ka plot, qe derdimenet e parlamentit e kane degdisur kaq poshte kete popull dhe kete komb, sa qe po degjohen gjithnje e me shume zerat, se Enveri paska qene nje udheheqes i jashtezakonshem, qe, te pakten popullin e rregulloi me pune, dhe se siguria per jeten ishte ne nivele maksimale! Gjithsecili te mendoje vete, ne se kjo kategori ka, apo nuk ka te drejte! Ju pershendes te gjitheve!

  • Kurse Rama edhe pse kryeminister si dhe ish kryetar bashkie eshte politikani ma i varfer.Shume mire qe bani njat shtepi me para borc se do ngelej edhe pa shtepi ne mes kater rrugve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *