Lideri i së majtës radikale, Jeremy Corbyn u rizgjodh sot me një fitore të bujshme në krye të Laburistëve, pavarësisht mosbesimit brenda strukturave të partisë kryesore opozitare britanike, sipas rezultateve zyrtare të shpallura në Liverpool gjatë kongresit të partisë.
Corbyn, 67 vjeçar shënoi fitore, duke avancuar bindshëm përpara rivalit të vetëm, Owen Smith deputetit nga Uellsi 46 vjeçar, praktikisht i panjohur, me 61,8 për qind të votave. Fitorja e tij, e pritshme, duke lënë të hapur krizën që po kalon partia Laburiste prej një viti.

Edhe në Shqiperi ka ardhur momenti që PS ose të ndrrojë programin drejt së majtës , ose ti lërë vëndin një force tē re të majtë ..me një program radikal .
1.Vendosja e një dyshemeje për rrogat , ku minimimumi jetik prej 400 euro në muaj të garantohet me ligj.
2.Vendosja e taksave progresive , ku të ardhurat nga taksat të synojnë në rishpērndarjen e pasurisë kombëtare në favor të shtresave të varfëra.
3 Rritja e fondeve publike për strehimin e personave me të ardhura minimiale
4 .Fuqizimi i ekonomisë publike fitimprurëse sipas shëmbullit të vëndeve nordike dhe Gjermanisë.
4 Garantimi i shkollimit të fëmijëve të talentuar me mundësi te kufizuara ekonomike.
Garantimi i shërbimit shëndetësor për shtresat që nuk mund të përballojnë shpenzimet
Këto dhe mjaft probleme mund të përballohen vetëm nëpërmjet forcimit të shtetit ligjor dhe luttës kunder ekonomisē së zezë fhe korrupsionit