Papa pret familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Nice

Elton Tafaruci

Papa Francesku ka pritur sot në sallën Pali i VI në Vatikan, familjarët e 86 viktimave të shkaktuara nga sulmi terrorist i 14 korrikut në Nice.

Të pranishëm në këta takim kanë qenë kryetari i Bashkisë së Nicës Christian Estrosi, peshkopi i qytetit  imzot André Marceau e përfaqësues të komunitetit islamik e hebre të qytetit.

“Në një mbrëmje feste, dhuna ju goditi verbërisht, u shpreh Ati i Shenjtë, pa marrë parasysh origjinë ose besim fetar. Dëshiroj ta ndaj me ju dhimbjen tuaj, dhimbje që bëhet më e fortë kur mendoj për ata fëmijë, e për familje të tëra, që jetën ia morën papritmas e në mënyrë kaq dramatike. Cdo njërit prej jush  u jam pranë me keqardhje, dhembshuri e me lutjet e mia. Por gëzohem kur shoh se mes jush marrëdhniet ndërfetare janë të forta, e ky fakt ndihmon të lehtësoj plagët e shkaktuara nga këto ngjarje dramatike.”

Rreth 1000 familjarë të viktimave e personave të mbetur të plagosur nga ky atentat i kanë dhuruar Papa Francekut një shportë me 86 karafil shumëngjyrësh në kujtim të  memories së cdonjërit që humbi jetën në mbrëmjen e 14 korrikut 2016 në Nica.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *