Rama, kokë më kokë me kancelarin Kern; diskutohen reformat

redaktor

Kryeministri Rama, gjatë qëndrimit në Vjenë zhvilloi një takim dypalësh me kancelarin austriak Christian Kern, me të cilin bisedoi rreth reformave të qeverisë, duke u ndalur tek reforma në drejtësi dhe nevoja për të ecur përpara me procesin e integrimit europian.

Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ishte një tjetër temë për të cilën kryeministri Rama dhe kancelari Kern bashkëndanë vullnetin për të shfrytëzuar çdo hapësirë që rrit shkëmbimet tregtare dhe mundësitë e biznesit për të shtrirë investimet e tyre.

Në takim u bisedua edhe për situatën e re të krijuar në Ballkan dhe bashkëpunimin rajonal, i cili, siç thuhet në një njoftim për shtyp, po forcohet më tej përmes Procesit të Berlinit.

Share This Article
8 Comments
  • Nuk diskutojne reformen se nuk i plas menderja austriakut por diskutojne koncesionin e llotos. Rama nuk ngopet me para dhe kerkon tja heq exkluzivitetin austriakeve. Ua drodhi premtimin qe u beri. U rrit orexi rames. Sa me shume te hash me shume te haet.

  • Raimond vlonjati , mos kij frike edhe te doje rama, Austriaku nuk ja jep mbetjet, se i perdor per vehte ,. Nga austriaku mos kij frike as edhe nje here ,se ska centrl berthamor , por te kesh frike nga shtet e tjera perendimore qe kane termocentrale berthamore Dhe jane lende radioktive ,kanser i gjalle.,,ku shumat e pagesave , jane teper te majme.Kjo eshte se edveri perdridhet me te gjitha menyrat si bishe e eger ,se humbet milionat , e thjesht per tu kuptuar , Raimond vlonjati ……………………..Me ca surrat diskuton ky hipokrit, per reformen ne drejtesi. , ku ky, si edhe te tjeret para tij (njelloj te gjithe katovicaret e ramizit) po shkel kushtetuten Ligjin 181 posacerisht per pronat. .Apo pagojme ne populli fukara me taksat tona milionat e eurove ne Strasbourg,Per pronaret ,kunder shtetit shqiptar. Kush me ndihmon, tme sqaroje ,apo mos ndoshta jam ne enderr.. Kesaj i thone simbas Rames ti themi derrit daje..Zoti na ruajte nga ky sharlatan i papergjegjshem komunist….

  • 1) Mire ka bere Kryeministri i Shqiperise qe ka takuar Kancelarin e Austrise dhe qe ka biseduar me te mbi reformat ne Shqiperi.
    2) Me kete rast le te shohe eksperiencen Austriake ne trajtimin e integruar te plehrave ne Vjene, dhe te na tregoje se si, sa dhe cfare lloj plehrash=mbetjesh importon Vjena nga Austria apo nga vendet komshinj te saj.
    3) Shpresoj qe te kete mare me vete E.Velian, B.Baren dhe grupin Shalsi, Bushati & Coca.
    4) Kujdes nga celik-Kurumi, karton-Baleza, cimetot-Kruje, plastikat e autogomat gjithandej etj. sepse ata e rifilluan sulmin ndaj Qeverise qendrore dhe lokale, duke na kujtuar Rimbursime per maskaralleqet e tyre.

  • E mbani ment kur edhe kerri erdhi per reformen ne drejtesi??? Sidomos per ate nenin e 3000 muxhahedineve. Gjithe bota mendjen te reforma shqiptare e drejtesise e ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *