BBC World News ka fituar çmimin Emmy për mbulimin dhe raportimin e vazhdueshëm të krizës së emigrantëve.
Çmimi u dha në edicionin e 7-të të News and Documentary Emmy Awards Lajme i mbajtur në New York. Ekipi i gazetarëve si Gavin Hewitt, Fergal Keane, Ian Pannell, Damian Grammaticas dhe Mark Lowen kanë shoqëruar mbrëmjet e BBC World News America dhe rrjeteve të tjera ndërkombëtare ku kanë raportuar mbi zhvillimet dhe ngjarjet me në fokus emigracionin.
World News America me Katty Kay transmetohet nga studiot e BBC në Washington dhe gjithashtu ndiqet në kanalet e PBS në të gjithë territorin e US.
