Me Saliun kundër Edit ?! Letër Mustafait

redaktor

Andrea Stefani

 

Që kur Edi Rama doli në krye të PS, nuk mund të pritej që Sali Berisha të mos ndërmerrte një kryqëzatë shpifjesh kundër tij. Eshtë në natyrën naziskine të Berishës që të sulmojë me të gjitha armët atë që e shikon si kundërshtarin më të rrezikshëm. Ai ka përvetsuar taktikën e Fyhrerit për të “…vjellë një rrjetë zjarri, gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që duket më i rrezikshëm derisa nervat e personave të rrënohen dhe që të fitojnë përsëri qetësi, sakrifikojnë personin që urrehet”.

Kanë pasur sukses kryqëzata të tilla kundër Fatos Nanos ndaj Saliu, ka shpresa se një gjë e tillë mund të përsëritet me Edi Ramën. Prandaj, ai vetë nga foltorja e Kuvendit (ku tolerohet me pash në shkelje të rregullores) nga facebook-u, nga mediat e vëna në shërbim të tij, vjell vrer kundër Ramës duke e paraqitur si Al Kapone, si kreun e mafies jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan!

Akuzat janë groteske, fare të pafaktuara, shkurt, janë po ato “fjalët e kazanit” që Saliu villte dikur kundër Fatos Nanos por që më pas, kur e pati grurë me Fatosin, tha se qenë “fjalë kazani”. Pra, nuk ka asgjë për t’u marrë serizosht në këto akuza të shpifësit më të madh në historinë e këtij vendi. Dhe duket se shumica e opinionit nuk i merr seriozisht. Zgjedhjet në Dibër ishin një provë për këtë.

E megjithatë, orteku i shpifjeve berishiste po ka edhe ndikimin e vet. Socialistët duhet të largojnë Edi Ramën – apelonte në një shkrim Mustafa Nano. Po përse duhet ta bëjnë një gjë të tillë socialistët? Sepse, vjen përgjigja, Rama është i korruptuar, se ka ngritur një qeverisje të korruptuar, se situata i ka dalë jashtë kotrollit, se qeveritarët kanë ca marrëdhënie të çuditshme me ca njerëz që i rrethojnë, por edhe me biznesmenë por, zakonisht edhe me njerëz që janë përfshirë në krimin, se  situata qenka më dramatike se kurrë në Shqipëri. Ashtu?! – pyesim. Edhe më dramatike se viti “97, se shtatori ’98, se 21 janari 2011? Përveç kësaj, nuk gjej në akuzat e mësipërme asgjë më shumë se “fjalët e kazanit” të Saliut.

Nuk e di se ç’fakte posedon Mustafai për të gjitha këto që shkruan dhe akuzon, por nëse do akuzoja kryeministrin se është i korruptuar, do preferoja të kisha një fakt të vetëm të përfshirjes së tij drejtpërdrejtë në një korrupsion. Sepse, që në një qeverisje ka korrupsion kjo nuk mund të ekskuldohet për asnjë qeveri të botës dhe aq më pak, në një vend si Shqipëria ku drejtësia nuk ka nisur të bëjë ende punën e saj dhe prevalon pandëshkueshmëria. Por kjo, nuk na jep të drejtë të bëjmë lidhje të shkurtra duke akuzuar kryeministrin si të lidhur me korrupsionin. Nuk është një kryeministër, edhe pse ka rolin e tij edhe në këtë rrafsh, që e ndëshkon korrupsionin por një sistem institucionesh që nuk ekziston në Shqipëri. Dhe, deri më sot, unë nuk kam parë a dëgjuar, edhe nga kundërshtarët e tij më të egër, që të mund të ofrojnë një fakt korruptimi të Ramës. Vetëm fjalë, hamendësira, shpifje.

Nuk kam as më të voglin dyshim se të gjitha këto që shkruan Mustafa Nano i mendon si të tilla, pa asnjë motiv apo nxitje të pandershme. Pikërisht pse besoj në integritetin e tij, të stërprovuar kaq e kaq herë në gjithë këto vite, kërkoj të më jepen fakte që gjërat janë pikërisht ashtu. E dua Mustafain, por më shumë dua të vërtetën.

Ndërkaq, nuk mund të pajtohem kurrsesi me opsionin e zgjidhjes që Mustafai ofron: Berisha është një bandit delinkuent – shkruan ai, dhe në anën tjetër kemi Edi Ramën që ndoshta nuk është bandit delinkuent por është peng i banditëve delinkuentë. Prandaj, kokludon Mustafai, “…është më mirë të qeverisemi nga një bandit delinkuent, se të paktën e dimë se kush është, sesa një njeri që nuk e ka veten në dorë”.

Shkurt, Nano na propozon që të qeverisemi përsëri nga Berisha, nga banditi delinkuent, na propozon që të zgjedhim si shpëtim të keqen më të madhe! Dhe mos të gënjejë mendja njeri, sa kohë që Saliu është në SHQUP, gjithçka do të jetë nën hyqmin e tij, PD dhe çdo qeverisje e PD. Sepse ajo është një parti e ndërtuar mbi “Fyhrerprizip”. Mund ta maskojë lidershipin e Berishës me lloj-lloj lulkash, por ai do te mbetet deri në fund lidershipi i Saliut.

Të kërkosh sot largimin e Edi Ramës është të bësh punën e Saliut. Me vjen keq ta them por, në këtë rast, antiberishisti dhe antiautokrati i vendosur Mustafa Nano, ka hyrë në një sinkron thuajse të pandërgjegjshëm me Saliun. Po kërkon pikërisht atë që Saliu ka kaq vite që e lakmon. Sot më shumë se kurrë. Përse?

Ethja e tij lidhet me momentin politik. Tërbimi i Saliut nuk ka të bëjë me qeverisjen. Kundër saj unë kam dëgjuar nga goja e tij dhe e larove te tij vetëm shpifje. Nuk them se ndaj kësaj qeverisje nuk mund të formulohen kritika. Edhe për korrupsionin. Por duhen faktuar dhe jo të ecet me “fjalë kazani” se qenka më simpatike (populiste) për gazetarin të jesh në opozitë me qeverinë. Gazetaria duhet të jetë në radhë të parë në opozitë me gënjeshtrën. Edhe kur kjo e fundit është në opozitë. Dhe PD ka degraduar në një parti të gënjeshtrës. Ndaj t’i bësh opozitë një qeverie me gënjeshtra, siç është provuar se bën Berisha që fotot e kanabisit kolumbian i paraqet si foto të kanabisit shqiptar, është të tradhëtosh të vërtetën.

Ndërkaq, duhet kuptuar se tërbimi i vërtetë i Saliut ka të bëjë me reformën në drejtësi. Me avancimin e saj. Prandaj, flet për zgjedhje të parakohëshme deri edhe për revolucion “demokratik” që mund të shpërthejë në një moment të papritur. Eshtë vënë ethshëm në kërkim të një diçkaje të dhunshme, destabilizuese, të mjaftë që të ndërpresë procesin.

Jemi në një nga ato momente kur duke ndjerë rrezikun që i avitet, Berisha është i gatshëm të vërë në funksion një nga ato intrigat e tij që paraprin grushtin e shtetit të 14 shtatorit. Edhe atëherë ndjehej i kërcënuar nga fillimi i hetimit për krimet e vitit ’97. Prandaj do tentojë gjithçka. Sepse, ashtu si me të drejtë shkruan Nano, ai është një bandit delinkuent, madje edhe më shumë, që nuk ndalet para asgjëje për të ndalur reformën në drejtësi.

Dhe nuk ka mjet më të mirë për të bllokuar reformën në drejtësi se të ndërrosh qeverinë pra, edhe vullnetin politik për reformën duke sjellë në pushtet një force politike që është kundër reformës. Eshtë fakt, që ndërsa Berisha dhe PD kanë dalë hapur kundër reformës në drejtësi, Edi Rama ka qenë politikani që ka mbajtur qëndrimin, e njohur kjo edhe nga ndërkombëtarët, më të vendosur dhe të palëkundur për të çuar përpara reformën në drejtësi. Si ka mundur ta bëjë këtë gjë nëse do të ishte i kapur nga banditë delinkuentë? Për mua, tërbimi i të korruptuarit dhe kriminalizuarit Berisha ndaj Ramës, nuk është një provë për kriminalizinin apo korruptimin e Ramës. Një provë të vetme po të kishte Saliu kundër Ramës, do tundte dynjanë. Por nuk e ka. Prandaj vë në lëvizje shpifjen.

Kori i shtuar i zërave kundër Edi Ramës sot është, në shumicën e rasteve, i nxitur nga ajo botë që nuk do ardhjen e drejtësisë në Shqipëri. Të largosh sot Edi Ramën, përveç se bie ndesh edhe me bilancin e punëve dhe reformave shtetndërtuese, do të thotë t’i japësh një goditje vullnetit politik për reformën në drejtësi, që është shansi i fundit që Shqipëria të dalë nga këneta e korrupsionit dhe mafias ku e kanë zhytur prej 26 vitesh banditë delinkuentë të politikës. Do të thotë t’i bësh të keqen më të madhe Shqipërisë.

Nëse ka një dramë që përjeton sot Shqipëria është pikërisht fakti që ka akoma në krye të opozitës (largqoftë t’i ketë përsëri në pushtet!) politikanë si Berisha dhe Basha që edhe pse i kanë duart të zhyera me gjak, edhe pse janë deri në fyt të pasuruar me korrupsion, edhe pse e kanë përdhunuar lirinë dhe demokracinë duke e bërë të ngecë, çirren e ngjirren për “dekriminalizim”, për  “liri e demokraci”. Ky është avantazhi i pandëshkueshmërisë që këta të pandëshkuar po e shfrytëzojnë në maksimum dhe prej të cilëve, vetëm reforma në drejtësi mund të na shpëtojë.

Share This Article
47 Comments
  • Andrea ! Ty te duket sikur me kete shkrim e permbush detyrimin tend ne sherbim te Edi Rames . Ne fakt kjo ka vlere per ate grup njerezish , qe nivelin e te llogjikuarit e kane shume poshte nivelit minimal.
    E para e punes sot KOHA ( dhe jo Muc Nano) kerkon qe patjeter TE NDALET nje individ, te cilit, rrethanat aksidentalisht i dhane nje pushtet qe nuk e meritonte ( kete e di mire edhe ti Andrea). Nuk e meritonte sepse nuk ishte njeriu i duhur i PS e jo me i te majtes shqiptare.
    E dyta , sipas teje , eshte LEGJITIME, qe per te sjelle ne pushtet Edi Ramen, te bashkoheshin edhe qelbesirat, KURSE per t’a rrezuar qenkerka ILEGJITIME bashkimi i te Mencurve, dhe i te Pergjegjshmeve .
    Se treti ( dhe ky eshte diversioni me naiv) ti thua “per te sjelle Berishen”. Nuk behet fjale per rikthim te Berishes (te gjithe, edhe ti, e dime se Epoka e Saliut perfundoi), nuk thuhet as per te sjelle te djathten ne pushtet POR per te hequr nje CIBAN te keq , i cili , me ate qe po ben sot ( ngaqe nuk di se c’ben) ka sjelle pasoja , te cilat nuk dihet se sa dhjetevjecare do te vazhdojne te kerrusin shpatullat e lodhura te shqiptareve.

    • Ik,o zotni Qarri,ik. Se s’po i plas kujt, pse ju,(Mbase per hir te shqupit), beni qorrin!…. Rrofte shqiptari madh, Edi Rama,qe bindshem fiton dhe ne 2017.
      Dy bravo,te marra se bashku, per Andrea Stefanin….

    • Z. Syrja! Kthejuni dhe lexojeni edhe nje here komentin tuaj dhe, me siguri, do te pendoheni. Pa u thoni lexuesve çfare te keqe te madhe, krahasuar me ato te Saliut, i ka bere Rama ketij vendi. Reforma ne Drejtesi dhe te tjerat, qe i thekson me te drejte Stefani, jane ato qe nuk jane bere ndonjehere ne kete vend, dhe qe i pershendeten miqte tane te huaj. Gabimet ne qeverisje duhen kritikuar, por jo anatemuar si krime.

    • O Syrja Qorri …! Ceshtja shtrohet : O me Saliun ,ose kunder Saliut!. Edhe femijet e dine shume me mire se ti , qe Saliou nuk ka rene nga froni dhe eshte Ai dhe vetem Ai , qe nxin , baltos gjithecka ne Shqiperi dhe i ve gure nen rrota mazhorances, pa dashur te dije fare per imazh, per Shqiperi e per shqiptare . Atij i mjaftojne Beogradi me Athinen . Me keto qe thua , ti kujton se mund te fshihesh pas gishtit , te banditit e kriminelit me te madh, qe ka pare ndonje here ky vend.

    • O Syrja shqopa ,a je ne metro apo ne kilo-metro .Degjoje mire ,per sa kohe eshte Sali kryekrimineli aty ,symbyllurazi do te votojme te kunderten e Kryekriminelit Bisha – Berisha.A kuptove ar taj !!!???

  • Me mire se keshtu, nuk thuhet!
    Faleminderit Andrea !
    Nje pyetje mund ta bej: c’pate o Muco, ku e ke hallin?
    Dikur te krahasoja me nje nga gazetaret me te mire ne Greqi, tani pse ke rene kaq?

    • Ashtu esht , c’pati ? Lol

      Ju prishi rehatin Muc Nano juve , se po ju vjen nje goditje nga dikush qe esht armik i betuar i Sales
      Dhe kjo tregon se njeriu juaj qe kryeson qeverine esht bere jashtezakonisht i rezikshem per shtetin

      Sepse sic thote Muc Nano , Rama nuk e ka me veten ne dore , por esht bere vegel e Mafias

  • Po per kete ligjin e mbetjeve, qe donte ta kalonte si pa mendje, nepermjet Shalesit nuk e meriton qe ta shkulim nga aty ku ka hipur? Tani ka futur pioneret e FRESSH qe ti japin xhevap gjindjes ne Facebook, se e pa qe po i rreshqet situata nga duart. Me sa duket paska futur dhe Andrea Stefanin dhe ndonje koleg te tij qe ri beje apologjine. Jam nga ata qe ka mbeshtetur cdo reforme te tij deri tani, sado e dhimbshme qe ka qene. Por me ligjin per mbetjet e kaloi vijen e kuqe. Te shporret ai dhe ata qe ka pas.

  • leksion free per ish profesora $sorra te PPSH & ML

    Andrea Stefani po tenton te beje perseri interesantin dhe Dinshumin duke I shpallur lufte nje Don Kishoti te nivelit te tij.

    Me falni per shprehjen po kush e pjerdh kete Stefanin..Muc Nanon..apo dhe vet Edi Ramen kur do ike apo jo..
    ………………
    Kush ka kujtese le te kthehet ne vitin e mbrapshte 1993 kur direkt me urdher te “HILLIT & BILLIT “arrestohet Fatos Nano sikur te ishte Bin Ladeni….Qente e terbuar te rajersonit Berisha & Blerim Cela & company pa fakte por me supozime e denuan sit e ishte Al Kapone qe na I permend komiku Donald Lu..

    Pra krahesoni: shefi I opozites Nano ne 1993 arrestohet per 100 dollare kures shefi sot (dordoleci berishes) Lulzim Basha ka vjedhur me banden e zyrtareve me kollare plot gjysem miljardi dollare…dhe e perseris KOMIKU DONALD LU tall lesht me reformen e drejtesise duke u bere “mik” me Sali & lul kriminelin
    >>>>>>>>>>
    Fatos Nano eshte shperfyteruar sot politikisht dhe familjarisht por ne 1993 kur u arrestua tha nje fjali Lapidare:

    Nuk merzitem shume se u arrestove une por nga ky moment SHQIPERIA NUK DREJTOHET NGA SHQIPTARET POR NGA TE HUAJ KU KISHTE PARASYSH FILOSERBIN RAJERSON…

    >>>>>>>>>

    nga atehere asgje nuk ka ndryshuar….Tolerimi criminal nga dipllomacia perendimore I krye-krimeve te Lul Berishes si 21 JANARI&GERDECI si dhe pshurrja qe po I ben shkerdhen berisha viktimave dhe jetimeve te 21 janarit dhe gerdecit dhemb me shume se HOLOKAUSTI I HITLERIT…

    ………………..

    Por ajo qe nuk I falet ish profesorit te marksizmit eshte qe ne vend te kritikoje Donald Lune per ROMANCAT E TIJ me lul & sal kriminelit shkon dhe I hap lufte nje fare Mustafa Nano qe eshte Nothing-men.

    ………………..
    Ne fakt kur lexova ara ca ditesh keto qendrime berishiste te Donald luse mendova se eshte fat I keq per shqiperine qe nje ambasdor amerikan ben hapur politike antiamerikane.

    Pjesa e pare…………………………………………………………………………………………………………………….
    Nuk mund të harroj zotin Berisha. Ju jeni takuar me të shumë herë. Ai është ish-kryeministër, një prej politikanëve kryesorë të këtyre 25 viteve të fundit. A ka ai një rol në procesin e vendimmarrjes së Partisë Demokratike apo ju e takoni për atë që ai përfaqëson, një prej figurave kryesore të tranzicionit shqiptar? Dua të them, përse i kushtoni kaq vëmendje një politikani që është tërhequr, ka dalë në, le të themi, “gjysmë pensioni”?
    Nuk besoj se z. Berisha do binte dakord me ju se pothuajse ka dalë në pension. Unë e pranoj që z. Berisha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk është as drejtuesi i opozitës.
    Por ai është një person me ndikim në Shqipëri dhe unë besoj me vendosmëri se është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të popullit të Shteteve të Bashkuara, që përfaqësuesit e tyre, unë dhe persona të tjerë që punojnë në ambasadë dhe njerëz në Uashington, të jenë në kontakt me njerëz që kanë ndikim. Kështu, duke u mbështetur në këtë kriter, unë shpresoj që t’i vazhdoj takimet e mia me z. Berisha dhe të vazhdoj të kërkoj këshillën e tij…..
    .
    pjesa e dyte………………………………………………………………………………………….

    Kryediplomati amerikan në vendin tonë tregon se shumë njerëz të fuqishëm e kanë frikë reformën dhe këtu përfshihen politikanë, gjykatës, prokurorë, kriminelë dhe figura të krimit të organizuar. Duke u ndalur te çështja e dekriminalizimit, ai thotë se është i befasuar që brenda një viti disa njerëz janë larguar nga politika. Dhe këtë e tregon me emra konkretë.
    “Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu.
    …………..
    Pra nqs se zoti Lu ne pjesen e pare
    “vazhdon të kërkoje këshillën e salikriminelit”..dhe ne pjesen e dyte ku thote se “gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”,kur ne fakt jane denuar 99% vetem nga PS atehere duhet te mendojme ate qe tha Fatos Nano ne 1993 qe Shqiperia drejtohet nga jashte..dhe urinohet nga brenda nga stefaneqenerit me keto artikuj per shkollat fillore te kohes xhaxhit..

  • M.Nano ka dy probleme : i pelqen vetja me shume se c’duhet …dhe shpesh nuk arrin te frenoje emocionet ; te dyja lidhet me shtratin e tij kulturor qe mbetet provincial…!

  • z.Syrja Qorri,para se te tregosh meritat intelektuale te te tjereve,beji nje analize mendimeve qe shpreh vete.Pa tjeter qe do te klasifikohesh me nje injorant te lindur qe fatkeqesisht i rendon kesaj shoqerie ku,si puna tende ka me shumice ne Sh,Q.U.P. Andrea ben nje analize korekte per nje shkrim te dallkaukut te pa ndreqshem M.Nano icili me vendosmerine e nje hajvani nderkombetar mer pozicionin e nje analisti pa vlere e per me teper te nje llapaqeni i cili ka rene koke e kembe ne kthetrat e kriminelit te Vicidolit Berisha.Populli me vote plebishitare largoi nje qeveri tradhetaresh,hajdutesh,kriminelesh qe e bene vendin tone te tregohej me gisht nga mbare bota.Por a eshte kjo e nevojshme per te ecur mbare gjithcka?Nje JOoooo e madhe eshte domozdoshmerisht e rendesishme pasi duhet goditur me themel strukturat kriminale qe ngriti antishteti Sali Berisha.Andrea me te drejte i ben nje retrospektive te pa fytyrit kafshes,shpellarit te Vicidolit mbi stradegjine qe ndjek ky i pa fytyre per te luftuar kundeshtarin.Me se e drejte eshte verejtaj ndaj ILIR Metes qe ne heshtje kontribuon ne menyre perfekte per te goditur Edi Ramen.Ketu nuk mund te rime pa permendur edhe qente bulldoge qe me nuhatjen e tyre nga ushqimi normal bien ne copat e m…it qe ju jep Berisha,i tille eshte edhe enciklopedisti i Skraparit Mustafa Nano nje COPE MISH ME DY SY.

    • Injorance me e madhe se sa filozofia e rilindasve dhe te majteve qe : E duam Edi Ramen sepse urrejme Saliun, nuk mund te kete.
      Pikerisht kjo eshte ajo qe po i ndodh ketij vendi. Jep e merr pushtet ne baze te urrejtjes dhe jo te zgjedhjes se Alternatives me te mire.
      Duhet t’a dish mire se : Mua nuk me plas fare per Saliun, Po ty per Edin ?

      • Jane me qindra akuza,mbi Shqiptarin Rama! Cudia,qendron te drejtesia e tera e sal serbit,( Vecan prokurotet),qe s’po gjejne nje te vetme!

        “… Shih hienat ne kuvend
        (Gjithe llum i Shqipris…)
        Quaj llum ne kete vend
        Cilindo,prapa salis…”

  • O komentuse ,nuk e keni kuptuar Z Nano. .Mos e permendni larqoftin Sali ,ai ka perenduar me kohe , ta keni te qarte, nuk vjen me ne pushtet, por nga ana tjeter sic e thote z Nano me te drejte, eshte i kapur koke e kembe nga bizesmenet mafjoze ..Si ma shpjegoni qe ky piktori i juaj perfaqeson partine socialiste ,qe do te thote teknikisht , mbron shtresen e varfer dhe ne ate sasi duhet te jete kunder shtreses se pasur , dhe teknikisht edhe te coni curcillin nga vari kete pergjigje do iju ipte .Nuk e di ku jetoni ju ,a keni sy ne balle..Politika e kuptoj nuk duhet te jete bardh e zi ,por duhet te kete moral dhe principe. . Ashtu si saliu nga nje komunst i terbuar e karjerist u zgjua ne mengjez nje demokrat ,ku beri sikur shau komunizmin, partine e tij , ashtu si Rama me meten ,qe nuk lane fjale pa u share ne kohen e koke palareve te vidios ,edhe keta bene si saliu kualicion, bile po pregatiten se bashku per 2017 . Mustafa Nano nder te tjera tha,shqip – duhet te dalin po nga kjo parti ,PS, njerez te tjere ,dhe jam dakort e i jape te drejte.. Pa me thoni komentatore te dashur ,ku eshte ndryshimi i programit midis PD ,e PS ,e nuk permend LSI se ata jane kanceri i shqiperise .Eshte tek pronat ,qe po pagojme sot e 20 vite me taksat tona pronaret mil ne euro., kunder shtetit shqiptar ne gjyk e STRASBOURGUT. dhe nga ana tjeter si e lavderoni ju kete ,qe po ndihmon reformen ne drejtesi, qe shkel kushtetuten ,per problemin e pronave ,nuk ju kuptoj apo jam une kondrabedal, por kam te drejte eshte nje gje qe preket dhe para dy javeve, ky edveri, mblodhi qeverine per demshpreblim e 22 mil eurove per vetem tre pronare ,kunder shtetit shqip ne STrasburg.. A e dini qe jane mbi 400 vendime pa dale akoma nga Strasbourgu ,si tja veme emrin ,edverit.,Komunist i pa ndreqshem ,qe po interesohet per reformen ne drejtesi .Teater gomersh…Lerini hipokrizite, e mos e lidhni me saliun, ai ka mberdhif me nemsen, por meruni me kete qe eshte bere bishe per plehrat se po i ikin mil e eurove nga dora i lidhur me mafjen siciliane per ndotjet radioaktive , ku na pret te gjitheve kanceri .Legen burre para tre vjeteve ishte kondra e sot ,po e dredh mendoni pa hipokrizi ,per vehten tuaj e mbi te gjitha shendetin e femijeve tane ..Nano u tregua burre, ja tha balle per balle e me te drejte dhe une kam rrespekt, e mos e qullosni me larqoftin sali .Prandaj o stefan i kuq mos i bjere meqafe nanos ,e per me fitu pike , dhe do te them e ta kujtoj thenien te N Hotit , jane te gjitha partite , nje bajge e madhe qe te kundermon e ndare ne shume pjese ,(edhe nje budalle e kupton) .edhe ky ka pase dikur te drejte, ashtu si sot, Z M Nano….lereni hipokrizine z Stefani ,Shqiperia si asnjeher me plehrat , eshte ne rrezik..

  • Snobi M. Nano e ka vendin gati ne Gazeten 55 . Me gazetarine serioze profesioneste , kete njeri nuk e ka lidhur gje as nje here . Po qe se nuk e pranon Belliu te futet ne zanatin e vet , elektricist me kategorine e katert , me te vjetren . Shkruan dhe libra , qe lexohen ne hene . Zgalem

  • Here pas here Mustafa Nano bie ne depresion dhe shkruan mufka. ne teresi eshte njeri me integritet por kjo nuk e ben te pagabueshem, vej re se disa here zhballancohet ne analizat e tij, i ndodh cdo njeriu.Nano e Stefani dhe cdokush duhet te kuptojne nje gje perderisa Salih Berisha nje spiun dhe kriminel me eksperience ka peshe ne politiken shqiptare nuk mund te funksionaje mire makina e shtetit dhe defektet, si korupsioni, varesia e pushteteve nga politika e shume defekte te tjera te medha do jene shume te pranishem.Nese ju duket cudi provojeni.Salihu eshte jo nje njeri tani por po kthehet ne fenomen dhe do te duhen edhe nja 10 vite pasi te largohet nga politika shplarja e njollave qe ka krijuar ne politiken shqiptare, c’ti besh te pafat me Enverin, Salihun dhe Fatosin.

  • Me ty Andra!
    Mustafai ka kohe qe ka rreshqitur!
    Reformat qe beri EDI, askush qe synon te mbledh vetem vota, nuk do guxonte as ti conte ndermend. EDI , eshte i vetmi qe vuri si synim parsor, ndertimin e SHTETIT,

  • Zoti na ruajt perandorin.Per tre vjet na beri te lumtur.Ngriu rroga e pensione,i beri plehrat burim fitimi dhe po i thith nga gjithe europa,e ktheu kryeministrine ne nje ambient te kendeshem sportiv dhe sallash ngrenie dhe te shkrin se qeshuri me batutat e tij.Ndaloi eksodin per nevoje.Tashti ka vetem azil per qejf.
    Ne falenderojme perandorin qe per te na sjelle ne vehte na tund para syve reliken e gogolit Berishe.
    Le te zgjedhim mes nje Putini deshtak dhe nje fosileje Berishe.

  • O Andrea, me dukeshe shume I vertete , I sakte dhe I joi njeanshem, por qe nga ardhja e Rames ne pushtet , po tregon qe je ne sherbiim te tij dhe jo nje gazetar I pavarur..Po pse mor zoteri te shkruash kunder Rames duhet patjeter qe te mesoje Berisha apo ti sherbesh Berishes si thua ri? Ty te taknte te flisje per ligjin e plehrave qe e miratuan plehrat deputete dhe jo te komentosh Nanon.Shume zhgenjyes dhe pa vlere Andrea.

  • Agron je shume korrekt.Muci gjithnje ka menduar se eshte koka e inteligjences shqiptare.E filloi me PPSH,ishte kaNDIDAT PER KOMUNIST,KALOI me levizjen per demoktasci duke u bere kryetari I pare I PD-se ne Skrapar,I ngeci sharra ne gozhde me Salih vicidoiln-karaxhicin,kaloi I pavarur [gjoja] dhe tani eshte bere mashe e Qenit te vicidolit.Skrapari ka patur burra te zote dhe m me tru si Riza Cerova,Kareman Ylli,Teki Malindi etj………..Muci eshte muci qe I ka hypur vetja ne qef dhe kujton se e gjithe mendja E BOTES ESHTE FUTUR NE KOKEN E TIJE BOSHE.mE VJEN KEQ SE KA PRINDER TE MIRE,po ashtu dhe rrethin e gjere familjar.

  • ……..Një analizë e saktë,që vë gishtin në plagë ,në vendin e duhur e në kohën e duhur , nga A.Stefani ,që e falanderoi .
    ……Kjo analizë problematike është një thirrje për reflektim e sqarim e zbardhje e mjergullnajës dhe tymçeve që hedhë herë pas here pa pushim banda e kriminelit 25 vjeçar të S.Berishës dhe L.Bashës ,kjo analizë është një e vërtetë që i shërben serjozishtë vendit në ktë situatë nga Andrea Stefani,kur thotë që më shumë se M. Nanon dhe E.Ramën , dua të vërtetën !..Situata duhet kapur prej brirësh ,jo për bishti !…,që të gjitha forcat politike,intelektuale ,shoqrore sot duhet të drejtohen për kryer reformën në drejtësi ,për të pastruar me fshesë të hekurtë sistemin kriminal të drejtësisë shqiptare ,prokurorinë dhe gjyqësorin që po rezistojnë si një kockë e kalbur në duartë e mafjes së S.Berishës me çëllim për të shpëruar lëkurën e tyre nga krimet e mëdha që kanë kryer për 25 vjet dhe nuk janë ndëshkuar ……..Prandaj S.Berisha dhe L.Basha vjellin zjarr të pa ndërprerë si flakëhedhëse nga goja kundër E.Ramës e qeverisë së tijë që po mundohet të bëjë shqipërinë shtet me themele të forta me reformim tërsor të sistemit të drejtësisë .
    …….DETYEA E PARË SOT ËSHTË REFORMA NË DREJTËSI ,mos u halakateni tjetër kundë shqiptar !!! .Vendosja e ligjeve në themel të shtetit shqiptar DETYRË NR.1

  • Për pjesën kundër rrezikut anarkofashist berishist jam dakord …..Me Nanon jam absolutisht kundër…..logjikë makiaveliste regresive Por aktualisht përpara qëndrës sè majtë shqiptare ka një problem të madh ..do të thoshja egzistencial….cila është idea themelore për nxjerrjen e Shqipërisë nga pushteti i pakufizuar i oligarkisë mafioze berishiane që ka uzurpuar pushtetin ekonomik, gjyqësor, që ka shkatërruar në themel arsimin , shëndetësinë,, kulturën , mbrojtjen……
    Pra shkatërrimi kolosal nuk kapërcehet me ironira dhe fjalime interesante , me demagogjira servile të tipit bunkart…..shtëpia me gjethe….me sallone hartash dhe sheshe të ristrukturuara,shkurt vëndi nuk del nga balta me logjikë ambasadoriale për ruajtje ekuilibrash.Një vënd që ishte në rrugën e humnerës pa kthim ka nevojë urgjente masa radikale .Dhe pikërisht këtë duhet ta bëjë Rama …në se do , në se ka bindje …në tē kundërt , ti lërë vëndin një tjetri , me synim forcimin dhe jo dobësimin e PS , realizimin e atyre shndërrimeve që pret populli i majtë që në Shqipëri , ka qënë , është , dhe do të jetë përherë shumica.Kjo është çeshtja z.Stefani ….Sa për dijeni , jo larg por dje në Britani u rikonfirmua në krye të laburistëve me shumicë dërrmuese J Corby një udhëheqës shumë majtas për herë të parë ….Klinton , për të fituar , ka futur në program pjesën kryesore të ideve të Sanders , bashkë me njerëzit e tij në grup, Syriza po reziston në pushtet përballë presionit të bashkuar të të djathtës europiane .5 yjet në Itali janë në kërkim të marrjes së pushtetit qëndror , pasi morën Romën , e majta spanjolle edhe pse jo e bashkuar , po bën çështë e mundur për mundur të djathtën…Le tu hedhë Rama një sy programeve të këtyre partive dhe të kuptojë se çduhet të bëjë , me kë duhet ti bëjë ……Ndryshe , pa ndryshim radikal , jo Rama por as perëndia nuk e nxjerr Shqipërinë nga rreziku i rrugës pa kthim …rënia në humnerë…..

  • Njè analizè shumè e goditur dhe mjaft korekte , dhe skam çfar tè shtoj nga ato tè Z.Agron.Faleminderit tè dy,Ndreko dhe Agron.

  • Miratimimi i ligjit te pranimit te plehrave nga jashte eshte nje dallavere e paster per te bere para. Dhe personazhi kryesor i ketij akti ishte kryeministri. Edhe sikur te kishte bere te gjitha mrekullite e botes, vetem ky veprim i shumezon me 0 te gjitha ato.Fakti qe Berisha, Basha e co. jane me maskarenjte qe kane lindur nenat shqiptare, nuk e mbron dot kete akt te rende dhe autorin e administratorin e tij. Krahasimi nuk shkon ne kete rast. Ai shkon sikur te kishim ne tavoline vetem dy vete dhe ne ishim te detyruar te zgjidhnim njerin nga ata. Vetem per vetem me Berishen, Rama eshte i pranueshem, por vendi nuk ka ngelur vetem ne doren e ketyre. Ka te tjere me shume vlera dhe me personalitet. Ju zoti gazetar mundoheni te argumentoni para publikut si ne rastin e nje avokati qe perpiqej te mbronte nje kriminel qe kishte vrare nje shtepi te tere me argumentin se ai ishte me i mire nga nje kriminel tjeter qe kishte vrara nje lagje te tere. Ne gjuhen e filolzofise kjo quhet sofizem. Mbase ju e dini kete term, por une dua tu tregoj ju se kjo metode argumentimi ishte ne kohet e lashta e me pas, ndersa tani njerezit jane me shkolle dhe nuk mund te ngaterrohen aq lehte e te genjehen, e aq me teper te impresionohen nga ata qe i bejne keto sofizma. Te jeme i sinqerte, ju keni te drejte qe e kritikoni gazetarin sharlatan M.Nano ku na tregon perralla me mbretin Berisha , i cili na u dashka neve tani se ky qe kemi nuk ben. Ky gazetar eshte nje pederast qe e kthen prapanicen andej nga ka interes, por populli ka mijra e mijra njerez me te afte e me te mire nga ky dhe hamshori i tij Berisha. Populli nuk do te votoje kurre me per” Berisha e co.”, por ne te njejten kohe ai nuk do te harroje kurre ato qe ka bere e vazhdon te bej kryeministri sidomos per pranimin e terroristeve muxhahidine iraniane dhe plehrave te Europes e me tej.Fatkeqesia juaj dhe e politikaneve eshte qe ju e mendoni vehten me te mencmit e vendit, por mos harroni cfare thone shkodranet per ate qe nuk e duan ” …ishallah i hyn vehtja ne qejf se…”Aludimin po ua le juve ta gjeni.

  • STEFANI
    JA KE FUT KOT !
    je mesuar te kesh udheheqesin ne koke e ne zemer
    e ke te pamundur te shohesh jashte ketij konteksti
    sikur te kishim vetem ty nuk do ishte problem , por kemi gjithe turmen keshtu
    nuk nisem hiç nga çfare shkruan Muçi ,sepse une se duroj dot Muqin , se kam duruar qysh ateher kur donte shume qelbesira per nje qelbesire , dhe ti ma ke shpifur
    sepse ju ….paladinet e kalemit , ju qe zgjodhet te keqen me te vogel ( ne fakt juve me vetdijshmeri zgjodhet vazhdimesine e bandes , dhe kjo ma shpif akoma me shume , jeni juve qe amnistuat Saliun
    po po Stefani , kjo eshte fatkeqesia jone ,sepse ka shume idiote te mirfillte , idiote qe nuk mendojne se jane idiote , idiote nteresaxhinj , idiote klasaxhinj , qe jane ata te thenies ” pas meje qameti ” , le te behet çfare te doje ,por ama te jete udheheqesi im ne fuqi
    ai qe te rreh te do – ti ke eksperience te vyer ne kete drejtim , je mesuar ta rrotullosh gjuhen ……

    Stefani , te kerkosh prova per Ramen te ben nje klloun analistik , te humbet dhe ate pak kredibilitet
    te vazhdosh te fshihesh pas parrulles ” fajin e ka saliu ”
    kujdes se ai ka frike nga reforma e di une çfare sajon sepse e lexova per 30 sek nga asfiksimi qe po me sillte kjo paçavurja jote
    eshte me shume se qesharake , eshte e turpshme Stefani , eshte e turpshme !!!!

    ka nje te vertete te hidhur ne ate qe thote Muçi sot dhe ne “njerzit komentues” prej shume kohesh
    i vetmi problem pozitar eshte Rama ne krye , sa me shpejt ta kuptoni ( ti e di kete , po ti i del kunder udheheqesve vetem pasi kane ngordhur) aq me te limituara do jene demet
    sa me shume ti te vazhdosh me kerkimin e arsyeve banale te rehabilitimit te Rames aq me shume turma do anatemoje Saliun , dhe ne kete rast i bashkohem turmes dhe une ,
    QELBESIRA BASHKOHUNI TE GJITHE KUNDER RAMES !!!!!
    ( pragmatizmin ma edukuat juve analistet , politika nuk ka moral pra ….)

    • Ku eshte llafi, kur thua ,reabilitimin e Rames!!! Mos deshe te thuash rebilitimin e Salehit?,Se Rama vashdon te jet kr/ minister,madje i sukseshem. Me thuaj, nese do nje bast me mua, qe Rama fiton,madje bindshem, ne 2017.zonja Veronike!Hahahaaaa… Black Swan,mbete duke u qar,e s’te paskan te shter ata lot, te hershem…. hahahaaaa…Me qafsh,mos me shaj ket’ radhe,se dhe une s’do duroj dot….Plase……

  • THoni si te doni,qorri dhe qurrashet,Nanot e Mustafajt,ky vend do behet,duan apo nuk duan ata.Te gjithe ata qe flasin e llomotiti gjithe diten neper ekrane e gazeta,nuk e kane hallin se Edi eshte i keq dhe se meriton ate vend,por ata duan te mbulojne pislleqet qe kane bere se reforma ne drejtesi ua ve kembet ne nje kepuce Sali Banditit me qorrat qe ka mbas vete.PD nuk ka fituar dhe nuk fiton asnjehere,sepse populli i ndershem e puntor eshte mbi 75% dhe kete vote sia ka dhene asnjehere,por jane marifetet e gatuara ne guzhinat e agjenturave ato qe i kane dhene pushtetin PD.Ky grusht njerzish kriminele,hajdute,djeges e shkaterus,i nxoren uje te zi SHqiperise per 25 vjet,dhe nuk e kuptoj se si po e zgjasin kaq shume egzistencen e tyre!.O popull i ndershem!Vendosi shpejt para drejtesise se munguar Saliun,Lulushin,Mediun,KASTRIOT ISLAM KURVEN,Ristanin,Boden,RRULIN,Imamin e kompani,qe te jemi te qete.Poshte trdhetaret e ketij populli te ndershem.

  • Leksion per ishmarksiste dhe makartiste duket qe e paska me qejf te jape leksion. Vdiska te jape leksion nuk i vajta dot deri ne fund leksionit te tij se ja filloi me te pjerdhur dhe u muarr vesh si do te ishte vazhdimi i profesorit leksiondhenes. Pastaj ja keputi nje varje leshi akademike.
    Nje pyetje kam. C’do te thote ai me shprehjen qe Saliun Co. “nuk e pjerdh njeri”. Me duket plotesisht e gabuar qe nukninpjerdh njeri. Perkundrazi ata i pjerdhin te tere.

  • Andrea Stefani flet me gjuhen e retoriken e atyre 5 vetave qe propagandojne per kete qeveri. Na jepni fakte thone. dmth , edhe ne revolten kunder ketij kryeministri pacavure, te paburre, genjeshtar ,delirant i lidhur interesash vetem me dy grushte njerezish, nje grusht shokesh klienteliste e tjetri grusht kriminal , qe e ka cuar varferine e ketij vendi aty ku nuk mban, qe ka mbuluar gjithe vendin me hashash, qe i shperthen arroganca e gjuha e ndyre nga hundet ne parlament, qe eshte bere i neveritshem me pafytyresine e vete, qe ka pas vetes qeverine me pa personalitet qe ky vend ka patur ndonjehere, qe mban per minister te suksesshem Arben Ahmetajn, qe pa perjashtim , cdo projekt zbukurimi e shkaterrimi ja jep studios se vetme belge, qe shkaterroi nje stadium per nje kulle, qe eshte hajduti me gjakftohte e me i qarte i te gjitha qeverive, qe i dha dermen partise socialiste, qe terhiqet zvarre pas ilir metes, pikerisht atij ilir metes te bllokut per te cilin i dolen ne shesh ata te shkrete qe u vrane 21 janar ..qe beri aktin me te paturpshem e te pacipe me plehrat.. Qe sot njeriun me te afert ka perseri Tom Doshin , Pra edhe per revolten ndaj ketij palacoje, fajin e ka Saliu dhe nje dritshkurter si Andrea

  • O Analiste te afirmuar,
    kur do ju shikoje populli,
    te gjitheve bashke,
    ne nje front te bashkuar?

    Problemet qe na kane uzurpuar,
    vetem popullin kane masakruar,
    juve me krahet epolitikes,
    gjithmone kini anashkaluar!

    Sa do i mire te jesh,
    te merzitet shija e analizes,
    po te perdoresh mjell,
    nga i njejti thes!

    Te tera ato qe kini thene,
    per cfar po behet,
    dhe cfar eshte bere,
    ika ne kurris populli i tere!

    Nuke mbahet politika,
    me fjale te mira dhe te liga,
    nuke qendrohet me kembe,
    duke bere shiringa!

    nuke sherohet me shiringa,
    degjoni pak ”gojet e liga ”,
    ne politike ka plasur epidemia,
    trupi i saj ka zene krri

    Nuke ju nderon vetmia,
    ne kete dite te vrenjtur,
    ne cdo moment degjon,
    rrufe dhe bubullima!

  • Fatkeqesi !M…t.. i..me sh…rr..nuk pasrtohet kurre…
    Per kete vuan nje popull i tere.
    Se kush e gjen zgjidhjen dihet…
    Ketu ka shume uu…e aspak miser…
    Migjen ..ku JE ?!
    U be puna:-
    ” Ti ke te drejte e une kam hak…
    Ti do dru e une.. DAJAK !

    Dhimbia e madhe.

  • Zoti Thano!
    Ju respektoj si njeri dhe gazetar,por mendoj qe jeni vonuar shume per te detyruar Stefanin dhe gazetare te tjere tuajet,per te levizur bythet nga karrigia dhe ta gjejne vete lajmin,ne respekt te profesionit qe ata vet thone se i perkasin.
    Stefani,si gjithmone me bythet ne karrige, na tjerre nje shkrim te tere,se cfare paska thene Mustafa Nano,sikur kjo te kete pasoje per te ardhmen e kombit.
    Dhe kush eshte ku Nano?
    Nje ´´gazetar´´,qe ka pasur gjithmone disekuliber ne prononcimet e veta,kur ky disekuilbrim gjendet natyrshem,ne kohen e hereshme dhe provincen e skajeshme ku eshte konturuar Nano.
    E pra si pasoje e kesaj,nanon e ka karakterizuar gjithmone nje ´´asnjeanesi´´prej garipi ´´guximtar´´:
    Kunder te gjitheve,por gjithmone,pa i u kundervene asnjehere unit tend.
    Para ca kohesh thoshte,te behet aleance me qelbesiren(meten)per te hequr qelbesiren e madhe(saliun).
    Dhe tani qe qelbesira e madhe eshte jashte dhe Rama eshte drejt finalizimit,te reformes madhore ne drejtesi,po ky nano,thote qe te rikthehemi perseri nen sundimin e qelbesires se madhe.
    Jam i bindur per mangesit e formimit qe ka nano,qe shkojne deri ne marrezi,kjo eshte pasoje e nje qef mbetje personale e ketij te fundit me Ramen.
    Nano eshte nga ata lloj,qe shikon vitrinen perendimore dhe do te ndjehet shpejt si ajo:
    Meson anglisht,perdor shume here zhargone te saj shqip,ndonje stres e nxjerre krejt nga binaret dhe shan ate qe me pare sapo e ka mburrur
    .Me pas merr pozicionin e nje super profeti filozof religjioz duke shumezuar me zero fete aty dhe kristianizmin,pamvaresisht se ajo filozofi e ka krijuar dhe zhvilluar kete bote ku i pelqen nanos te cicerije sic ja do mideja.
    Dhe une e kuptoj qe Nano,nuk mund te dali jashte nga ajo qe thote Platoni;
    Per injorantin,ajo qe ai nuk di,per ate ajo gje nuk ekziston.
    Kultura dhe edukata meret ne breza te tera dhe eshte budallallek tja kerkosh nanos tani.
    Pra e nderuara Dita,eshte kohe dhe energji e humbur si per ju dhe per lexuesin,te vazhdoni ti kushtoni vend llojit tezhurmave te Stefanit,per percartjet e Nanos.

    • I Nderuar komentuesi “vasili”

      me terhoqi komenti yt qe vecon shume nga te tjeret.

      Andrea Stefani nga nje analist i ekuilibruar dhe i pelqyer..cuditerisht pas 2013 eshte shperfyteruar dhe eshte bere i urryer.

      Edhe Gazeta Dita ka pesuar nje ndryshim te frikshem qe me shume duket se ligjin e ben xhevdet shehu dhe zoti Thano ndoshta e ka lene me “qira” andreve,pellumbeve ,frederikeve alimadheve etj.

      Ka nje imitim te lexueshem me Opininonine Fejzi Toptanit te Klanit ku vihen perballe kundershtare qe luftojne si gladiatore per vdekje duke u ndjekur nga turma fanatikesh..dhe rezultati Shplarje truri i shqiptareve dhe me e rendesishme mbulohen/harrohen krimet e dinastise berishes dhe plehrat e rames..

      ***
      Ne fakt kete Andrean nuk e lexoj me pasi eshte humbje kohe..me teper lexoj komentet per te kuptuar a eshte qorrolepsuar 100% ai popull apo ka shqiptare qe mendojne shqip…Dhe eshte inkurajuese qe shume komentues nga 70-90% cfaqin antipati dhe mos-aprovim per kete “deleted”

      Po risjell komentin e fundit qe kam bere per kete zvarranik te bodrumeve te ambasadave

      lexim te kendshem:!

      Keto blegerimat e Andreas qe sulmon Donald Lune me bolet e Enverit I sqaron mire Fritz Stern- GRAND PROFESOR NE UNIVERSITETIN E KOLUMBIAS NE NY KUR E PYETEN PARA PAK KOHESH

      Çfarë ka ndryshuar pas L2B në shoqërinë amerikane dhe boterore?

      Ai u pergjigj

      Stern: Unë them banalizimi intelektual. Kjo edhe për shkak të kontributit të madh të medias dhe të faktit të ekzistencës gjithnjë e më të pakët të gazetarëve objektivë.

      Pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin predikues dhe atyre që duan t’u dëgjojnë fjalën.

      Pra dhe Andera yne eshte nje gazetar qe I thone ; merr ca pupla dhe na godit..qe te themi se gjasme jemi ne demonkraci
      —————————–

      Por ai qe e thote troc qe Amerike ( me sakte lobi serbo-grek –amerikan..se ai shqiptar eshte serbelezbiberizuar) eshte Fred Abrahams te “Huffington Post”:

      Berisha, djalli i keq që u mbrojt nga Uashingtoni

      Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja

      Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human
      Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist.

      Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit
      ,
      SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djalin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha.

      Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë.

      SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre. Kam folur me shumë zyrtarë amerikanë në atë kohë dhe ata më thonë:

      Mendoj se ishte një gabim apo faj shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot”, shprehet Abrahams për “Huffington Post”.

      Pra kemi te drejte te pyesim Andrea Spiridhon Stefanin (:ass)

      Cfare dreqin ke me Enver Hoxhen qe ne cdo artikull tuajin po I ha kockat si bene turqit me Gjergj Kastriotin para 500 vjetesh
      _____________
      Nje histori domethense
      ———————
      Ne tetor 2012 pasi u dogjen ne Tirane dy ish te perndjekur politike ne greven e tyre pasi Saliqeni “I cmendi” me kafsherine e tij mizore…Shqiptaret e Amerikes vendosen ato dite te benin nje miting madheshtor te sheshi I OKB ne NY (Dag-Hammarskjold-Plaza në Manhattan) ne mbeshtetje te Lirak Bejkove te shqiperise.

      Thjesht si atdhetar vendosa te shkoj ne kete miting “madheshtor” me rreth 30-40 veta (kur ne amerike jane cerek miljoni shqiptare) dhe cudia me e madhe ndodhi qe nuk akuzohej elezbiberisti I cartun berishe por komunisti enver hoxha

      Pra llogjikisht pse duhet te bombardojme kufomen e enverit qe prishem varrin me dinamit ne 5 maj 1992 dhe deri te shurrimi ne varreza e tij..dhe sot ne bejme shurren nga MONSTRA BERISHE qe eshte vecse nje krijim I ketyre ARVIZUVE DHE LUVE qe po e mbrojne edhe duke na perdhosur si komb duke na nxjerre keto stefanaqer qe luftojne berishen me koqet e enverit dhe hitlerit
      Ky eshte boomerang I nderua andrea…beni nje referdum per enver hoxhen nqs ka demokraci..jo si kjo e juaja,,DEMOKRACI AMBASADORIALE

  • Mustafa Nano ka shume mundesi te jete i cbalancuar nga ana mendore psikologjike dhe emocionale. Nga te gjithe plehrat kunder berishes tek me mire te na udheheqi nje kriminel deliquent – ky ndryshim 180 grade eshte simptome e qarte e crregullimit te tij nervor -bipolar disorder, nqs nuk besojme se ka marre para per te shkruar kete artikull

  • Koleg Ty te prifte mbara- thene te gjitha nga e para
    Mbi te gjitha si e mbyll shkrimin me frazen shume domethenese:
    _” ..beni dhe rreferendum per ENVERIN… ne pretendoni; DEMOKRACI jo AMBASADORIALE.”

    Nene Pashako D.

  • Po e besoj se edhe Muçi paska hyre ne grazhdin ku ushqehet blushi dhe qe e ka qendren andej nga kinostudjua. Pazarxhij qe jetojne si shushunjza.

  • “aq më pak, në një vend si Shqipëria ku drejtësia nuk ka nisur të bëjë ende punën e saj dhe prevalon pandëshkueshmëria”
    kush e mbron pandëshkueshmërinë??kush e ka lënë drejtësinën në këtë gjëndje??kush vazhdon ta mbajë në këtë nivel!!
    politika!!në krye të politikës kush është??
    “Dhe, deri më sot, unë nuk kam parë a dëgjuar, edhe nga kundërshtarët e tij më të egër, që të mund të ofrojnë një fakt korruptimi të Ramës.”shpesh në botë kapen mafiozë ose më mirë të themi kriminelë të niveleve të ulta!duke e ditur se këto nivele të ulta drejtohen nga nivele më të larta, vërtetojnë teorikisht egzistencën e tyre!!nuk shohim arrestime për një arsye të vetme!!është e vështirë të vërtetohet fakti konkret!!mungesa e një fakti konkret nuk e bën të ndershëm bosin e mafias!vetë e thua se rama ka në qeveri njerëz të korruptuar dhe po ky pohim vërteton korruptimin e tij!!mbajtja me çdo kusht e pushtetit përbën një fakt për korruptimin direkt!!nuk është e thënë që rama të bëjë korrupsion ekonomik,financiar!!korrupsioni financiar,pasurimi,nuk janë e vetmia mënyrë e korrupsionit!!mbajtja e pushtetit nëpërmjet korrupsionit është korrupsion!!
    “Të kërkosh sot largimin e Edi Ramës është të bësh punën e Saliut.”
    një nga slloganet më të ndyra!!sali berisha duhej të ishte në burg me kohë!!para gati 20 vjetësh!!ai jo vetëm që nuk u dënua,por u la jashtë si një mjet për të siguruar pushtetin!!thënja e nanos “se sa të jetë saliu në politikë do të fitojmë ne”po përdoret akoma!!po e përdor ti dhe po e përdor rama!!të qënit e saliut”djalli i poliitkës shqiptare”nuk e bënë ramën automatikisht ëngjëll!!të qënit në krah të djallit nëse nuk të bën djall,të paktën të djallëzon!!ky është dhe rama!!
    “Nuk them se ndaj kësaj qeverisje nuk mund të formulohen kritika. Edhe për korrupsionin.”
    kjo thënja tënde është si një përgënjeshtirim,një zerim i shkrimit tënd!!
    ti pavarsisht se e di fare mirë,njëlloj si ne që e paguajmë çdo ditë në mënyrë aktive dhe e pësojmë në mënyrë pasive,prap kërkon prova për ta quajtur të vërtetë!!me këtë sistem të ngritur dhe të mbajtur në këmbë nga politika shqiptare nuk mund të japësh asnjë lloj fati,nuk mund të vërtetosh asnjë lloj fakti,sepse o do të dalë i “montuar”,o do të dalë i pafajshëm “sepse personat që kanë vrarë nuk i njihnin më parë”!!të dy këto raste,flagrante gati sa dhe bombat e hiroshimës dhe nagasakit,nuk mundën të “vërtetoheshin” për shkak të “mungesës së provave”!
    kështu or stefan shkruesi me pagesë,nuk e kam lexuar shkrimin e muç mimikës,nuk ja vlen largimi i ramës dhe zëvëndësimi i tij me jezu krishtin,a me ndonjë më të ndershëm se ai,pa pastruar këtë politikë të ndyrë!
    pastrimi i politikës bëhet me largim të ramës,qeverisë së tij(rama si emër i përveçëm nuk luan asnjë rrol)!zgjedhje të reja!qeveri të re të pastruar,ose provuar për tu pastruar nga ai korrupsion që dhe ti e pranon por kërkon prova për ta pranuar,nga korrupsioni!nëse nuk plotëson premtimet në kohë të shkurtër të zëvëndësohet nga një tjetër!!
    në shqipëri duhet të thyhet,zhduket ideja idiote se duhet pritur deri në përfundim të mandatit pastaj të vendoset për qeverinë e re!!përsa kohë populli do të rrijë në gjumë 4 vjeçar për të rregulluar,ndrequr gabimin e radhës,për aq kohë do të kemi politikë të ndyrë!do të kemi politikanë që do të ndërtojnë sisteme gjithnjë e më korruptive!!
    ndërprerja para kohe e një mandati qeveritar i shtyn politikanët të punojnë më shumë dhe më ndershmërish,bën seleksionimin e tyre,nxjerr skarcitetin gjithnjë e më shumë jashtë!!
    trëmbjet me “ardhje komunizmi”,me”rikthim të saliut” dhe idiotësi të tjera të këtij lloji janë,as më shumë e as më pak se,një pjesë e sofistikuar e sistemit korruptiv politik!!
    dhe ky shkrim tëndi është pjesë e këtij sistemi korruptiv!!
    titulli më i drejtë i tij do të ishte:MOS U QANI NGA UJKU SE PËRNDRYSHE JU VJEN HIENA!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *