Tani shkoj në fshat pa zhurmë
se syri mu mjegullua
qan me lot një gur i murrmë
qan për vete-qan për mua.
Trupin drejt s’e mbaj më dot
m’u venitën sytë e zinj
guri i murrmë derdhi lot
dhe nga fati im u thinj.
Trokëllij ngadalë me shkop
në qilim të Luarisë
bëj t’i ngjall e s’i ngjall dot
kujtimet e miturisë.
Në rrugicën me barishte,
jap e marr të bëhem djalë
në një këngë labërishte
them të tretem dalëngadalë.
në një këngë labërishte,
them të rri- e them të tretëm,
të tretem si rreze drite
dhe aty përjetë të mbetem.
Të me gjejnë si mjaltë të tretur
gjithë ata që dot s’më panë
në Labovë ende ka mbetur,
për poetin një kambanë.
Për poetin një kambanë
një kandile-një qiri
ju të gjithë merrni dynjanë
unë këtu përjetë do rri.
Unë këtu përjetë do mbetem
në rrjetat e dashurisë,
do më bëhet Monument
Gur i Murrmë i Luarisë.
Te ky prag e te ky krua,
buza kurrë s’më është nginjur,
qan për vete dhe për mua,
qan me lot një gur i thinjur.
Tiranë, 29.01.2007

Të lumtë, shkëlqen si cdo herë. Lumë Shqipëria dhe shqiptarët që të kanë.
Rrofshi o Arban Duka.
Do te ishte mire te kish nje liber me te gjitha poezite tuaja.
Flm , flm
Zemren dhe shpirtin e ke me te ndritur se mendjen . Je nje gurre e pa shtershme e mendimit te perparuar ne sherbim te njerzve . Dashuria per vendlindjen eshte njesi mase e humanizmit te seclit . Je artist I fjales si asnje bashkekohes . Do te vije koha , qe kritika do ta thote fjalen e saj . I. Foto
Nuk do vdesesh, nuk do tretesh
Arben Duka pike floriri
Se gjithe ata qe te duan
Do te mbajne fort te gjiri!
Beni me zemer te madhe
Beni me penen e arte
Zeri qe ngre me te shkruar
Do te zgjoje brezat radhe!
Mahnitese…………!