Berisha flet për herë të parë për Arminën

Dita

Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në një intervistë me Ermal Mamaqin, ku ka folur për familjen, politikën dhe Partinë Demokratike. Duke folur për Arminën, e cila është në lidhje me djalin e tij, Berisha tha se ajo jeton me Shkëlzenin në një shtëpi tjetër dhe se lidhja e tyre po shkon drejt finalizimit.

I pyetur nëse e ka bekuar këtë lidhje, ai thotë se ka bekuar zgjedhjen e djalit. “Absolutisht, unë zgjedhjen padiskutim. Respektoj zgjedhjen e djalit tim dhe të sajin pa diskutim”, ka thënë Berisha.

Më tej, Ermali e ka pyetur edhe për kohën e Fatos Nanos. Ai e ka pyetur nëse e merr malli për atë kohë dhe Berisha mendohet të jetë përgjigjur shkurt se me Nanon nuk ka patur marrëdhënie të mira.

Ermali e ka ngacmuar Berishën edhe për ish-aleatin e tij, Ilir Metën, duke e pyetur nëse e ka puthur ndonjëherë atë. Përgjigja e Berishës është befasuese: “Burrat si rregull nuk puthen, por ka edhe përjashtime”, mësohet të ketë thënë Berisha.

 

Share This Article
1 Comment
  • Asgje per te qeshur nuk kishte,Ermali nuk duhej te ftonte Berishen ,eshte ai qe vrau Sokol olldashin ,kusherririn e tij te pare,I pafytyre je Ermal! njeri servil,pale intervistat per Saliun,ta sajuara ta shpifnin,populli se sheh dot me sy.Kjo eshte e verteta Ermal.Perpiqu te jesh me realiste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *