Fatos Hoxha: Basha të largojë pengmarrësit e PD-së

Elton Tafaruci

Ish-deputeti demokrat, anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, thekson se kryetari i ri Lulzim Basha, duhet të largojë të korruptuarit që janë në krye të partisë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, i bën thirrje liderit të ri të kësaj partie, Lulzim Basha, të pastrojë partinë nga të korruptuarit. Në një intervistë për “GSH”, Fatos Hoxha, i cili është anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie,  apelon për ndarje përfundimtare nga të korruptuarit, trashëgimia e keqe dhe ata që i cilëson si pengmarrësit e piratët e PD-së. Hoxha akuzon një grup njerëzish në këtë parti, të cilët sipas tij, e duan PD-në të marrë peng, të vogël, të rrudhur, të pafuqi e të mjerë.

Duke vlerësuar pozitivisht kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha, ish-deputeti Hoxha i njohur për qëndrime kundër drejtuesve të partisë, thotë se  një kategori e caktuar,  janë bashkë dhe janë kundër PD-së. “Ata janë ‘pengmarrës’ dhe ‘piratë’.

Kongresi nuk mund të jetë bashkimi, por duhet të jetë ndarja; ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit”, shprehet Hoxha.

Share This Article
1 Comment
  • ish koloneli kuksian i ushtrise qe shkoji per te shtypur popullin e varfer ne jug te vendit qe e vodhen me 97 me piramidat,shtepine, gjn e gjalle, kursimet femijeve emigtante,dhe per merita ju emrua drejtoreshe e bazes se furnizimit te ministrise se rendit,qe godiste ne bulevard opoziten socialiste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *