Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për të sqaruar opinionin publik për ndryshimet e reja ligjore, ishte sot në një fabrikë riciklimi që punon vetëm 2 ditë në javë për shkak të mungesës së lëndës së parë.
Kjo fabrikë e riciklimit të plastikës është një investim prej 4 milionë eurosh, me teknologji gjermane të vitit 2009, e cila punon nën kapacitet.
Drejtuesit e saj i thanë ministrit të Financave se aktualisht punojnë vetëm 25% të 8 orëshit në ditë. E gjithë sasia e produktit që del nga kjo fabrikë eksportohet në Greqi, Bullgari, Itali, Kinë, Austri apo Turqi. Është një fabrikë që 100% të produktit e eksporton.
“Me ligjin e ri drejtuesit e saj thonë se do të trefishohet numri i punonjësve, por edhe do të rriten eksportet, pasi një pjesë të kërkesës dhe të kontratave kjo fabrikë nuk e realizon dot për shkak të mungesës së lëndës së pare. Ky produkt futet në industrinë e paketimit të frutave dhe e shumta shkon në industrinë e tekstileve, prodhojnë fibër, për mbushjen e lodrave për fëmijë,” tha drejtuesi i fabrikës.
Ai madje ndan edhe një shqetësim që e ka prej disa vitesh: “Pse ata marrin në Shqipëri dhe ne s’marrim dot nga ata? Pse grekët marrin këtu dhe ne nuk marrim dot nga greku. Tani është diçka që nuk e di ku ta vendos veten time, te ata që janë më të zgjuar, apo te ata që duan të bëhen më të zgjuar.”
Lidhur me ligjin e ri te mbetjeve, ministri Ahmetaj shpjegoi: “Ligji që ne kaluam para disa ditësh ka ndryshime thelbësore nga ajo që ne frenuam në 2013. Pra, jo depozitim, jo djegie, por lëndë e parë dhe import i kufizuar për ata që prodhojnë, i lidhur me kapacitetet prodhuese. Kemi lidhur importin me nevojat tuaja. Pra, jo çdokush mund të importojë. Konsiderohet lëndë e parë për procesin e riciklimit. Do të importojnë vetëm ata që kanë instalacione apo fabrika si kjo të përputhura me kuotat në bazë të kartës teknologjike, pra në bazë të kapacitetit. Në qoftë se të duhen vetëm 30 ton, ti nuk mund të importosh dot më shumë se 30 ton.”
Drejtuesi i fabrikës vuri theksin edhe në faktin se ky cikël prodhimi nuk krijon mbetje: “Nuk mbetet asgjë. E gjitha largohet për eksport. Edhe gjatë procesit të punës kjo është diçka që nuk ka mbetje.”
Ministri Ahmetaj lajmëroi edhe një vendim qeverie që po përgatitet, i cili i shërben transparencës në dobi të informimit të publikut: “Ne e kemi kufizuar edhe hyrjen e mbetjeve në 3 pikat doganore, ku realisht shumë shpejt do të kalojmë dhe në një vendim qeverie në përputhje me ligjin, ku grupe ambientalistësh, apo njësi ambientalistësh, siç ndodh në të gjithë botën, mund të vijnë të certifikojnë importin vetë”

Po mbetjet e mbetjeve , pra mbas perpunimit, ku shkojne mor idiot ?
Domethene sipas ketij profesorit te anglishtes i bie qe rilindjotet te kene sabotuar investimin gjerman te fabrikes prej 4 milion euro kur vendosen te bllokojne riciklimin e plehrave ne Shqiperi. ore me qafshi po a mund tu besohet hajduteve dhe genjeshtareve patologjike.
profesori anglishtes me ze kurve te sapo filluar ga profesioni