Sherri për tavolinën në lokalin e natës, arrestohen 2 persona

Elton Tafaruci

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët një ditë më parë qëlluan me armë në afërsi të një lokali në Sauk.

Blutë e kryeqytetit bënë të mundur arrestimin e Elson Doçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Përparim Gaxhaj, 27 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër, ndërsa i sekuestruan edhe makinën “Mercedez” me targa angleze.

“Ndërmjet këtyre  shtetasve ka lindur  një konflikt banal  me truprojat  e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin  e tyre, shtetasi Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër .Në cilesinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja pistoletë 9 mm si dhe një automjet i  markës “Mercedez ” me targa Angleze FY 61 XFB”, sqaron policia.

Këta shtetas kanë konsumuar  veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Prishja e Qetësise Publike” dhe “Mos kallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 274, 278 dhe 300 te Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *