Kryetari i Parlamentit Ilir Meta tha se duhet një bashkëpunim konstruktiv për të garantuar cilësinë e reformave. Në hapjen e shkollës verore europiane, Meta deklaroi se integrimi europian i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm.
“Dua tju përgëzoj për këtë iniciative që i shërben cilësisë së integrimti të Shqipërisë. Kuvendi është në mbështetje të projekteve të tilla. Duhet të forcojmë mekanizmat për kuadrin ligjor për politikat e çështjes së integrimit. Kuvendi është i angazhuar për të bashkëpunuar me grupet e interesit. Në kuadër të kësaj reforme kryefjala jonë duhet të mbetet bashkëpuniomi konstruktiv dhe dialogu për të garantuar cilësinë e duhur të reformave” përfundoi kreu i Kuvendit

Likja tashme ka bere shkolle, flet e flet per te mos thene as mish as peshk.