Unë me Berishën?! Ai është një motherfucker

Elton Tafaruci

Mustafa Nano sqaron qëndrimin e tij, duke iu përgjigjur Andrea Stefanit.

Në një intervistë Nano shprehet se ka kërkuar largimin e Ramës nga socialistët, pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve, por jo rrotacionin politik.

Nano thotë se i qëndron deklaratës së tri viteve më parë se Berisha duhej larguar nga pushteti me çdo çmim.

Z.Nano, ka shkaktuar debat thirrja juaj e fundit publike ndaj socialistëve për të larguar Kryeministrin Rama. Ju njiheni si mbështetës i Ramës në opozitë, por edhe gjatë këtyre tri viteve në pushtet nuk jeni shfaqur shumë kritik ndaj tij. Ishte akti i fundit i qeverisë për lejimin e importit të plehrave që ju bëri të ndryshoni mendim, apo është një ide që e keni pjekur më parë?

Zëri im para disa vitesh, më shumë se mbështetës për të, ka qenë kritik për palën tjetër. Por nëse doni të më kualifikoni si mbështetës të Ramës në opozitë, bëjeni! Jemi OK. Nuk prishemi. Qoftë edhe indirekt, ai e ka pasur mbështetjen time. Ndërsa, për sa u takon tri viteve të fundit, jam shfaqur shumë pak në publik. Shkrime pothuaj nuk kam bërë asnjë, por reagimet e mia kritike e denoncuese ndaj qeverisë e ndaj Kryeministrit nuk kanë munguar.

Puna është se i kam shprehur në programin tim “Zululand”, në një televizion online, “TemA TV”, që tani ka filluar të bëhet i njohur. Sidoqoftë, nuk kam qenë ndër më kritikët ndaj Ramës e ndaj maxhorancës. Këtë medalje le ta mbajnë të tjerët. Nuk kam qenë aq kritik sa disa të tjerë, ngaqë nuk kam parë arsye të isha. Dy vitet e para të kësaj maxhorance, nuk kanë qenë të këqija. Shenja të keqpërdorimit të pushtetit dukeshin, por marrë në tërësi dy vitet e para kanë qenë të vlerësueshëm.

Ka qenë aq e vërtetë kjo sa kundërshtarët e tij, përfshirë edhe disa gazetarë që kishin paralajmëruar kohë të këqija nën hyqmin e Ramës, zunë të bëhen nervozë, ngaqë nuk po u dilte llafi tamam. Rama i ka lëshuar frenat vetëm vitin e fundit. Nuk di çfarë ka ndodhur konkretisht. Nuk besoj se e ka kondicionuar aleati i tij, Ilir Meta.

LSI-ja është ajo që është, e sikur kjo parti të mos ekzistonte, punët do të kishin shkuar më mirë në këtë vend, por duhet thënë se Ramës LSI-ja nuk i është bërë pengesë. Ramës i kanë dalë nga kontrolli gjërat dhe mendon se çdo gjë zgjidhet duke marrë nën kontroll median, duke u bërë favore disa biznesmenëve, që deri dje ishin me Berishën, duke marrë në mbrojtje ministra e zyrtarë ose idiotë, ose të korruptuar, duke i kopsitur gjërat me Metën e duke garantuar fitoren e zgjedhjeve tok me LSI-në dhe zgjedhjet do t’i fitojë. Kjo është e sigurt, sepse pala tjetër s’ekziston.

Por kjo fitore nuk ka për t’iu dashur as dreqit. As atij. Ai, kjo është frika ime, nuk di se ç’të bëjë me pushtetin. E kërkon atë, do ta ketë të pakufishëm, por nuk dihet se për çfarë e do. Kapardisjet di t’i bëjë, sidoqoftë. Trillet e tij të vanitetit di t’i kurojë mirë. Edhe kur pozon e harxhon orë të tëra me Arrigo Saçhi-in e Carlo Ancelotti-n në Kryeministri! Me siguri, këta të fundit janë duke pyetur veten edhe sot e kësaj dite: Po pse vallë Kryeministri i një vendi duhet të na priste e duhej të rrinte me ne disa orë të mira? E kushedi se ç’përgjigje japin.

Këtë apel tuajin, analisti Andrea Stefani e ka cilësuar si një thirrje për të rikthyer Sali Berishën në pushtet, të cilin edhe ju vetë e cilësoni “bandit delinkuent”. Stefani e kundërshton idenë tuaj për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë, sepse në këtë mënyrë do të pengoheshin reformat shtetformuese e mbi të gjitha zbatimi i Reformës në Drejtësi. Si e vlerësoni këtë reagim të kolegut tuaj, Stefani?

Unë jam i fundit që duhet të më bëhet akuza se dua të risjell në pushtet Berishën. Dhe Andrea është i pari që e di këtë. Përveç kësaj, askush nga ne, as unë, as Andrea, nuk kemi fuqi të sjellim në pushtet Berishën. Këtë fuqi e ka vetëm Rama. Për sa më takon mua, unë nuk jam i gatshëm, megjithatë, që dëshirën time që Berisha të jetë në opozitë, Rama ta përdorë si një smokescreen për të fshehur horrllëqet e veta, apo si licencë për të bërë ç’i do qejfi, pa pyetur fare për askënd e për asgjë. Para tri vitesh e kundërshtoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Madje, ishte gati t’i vinte flakën vendit nëse ai ligj miratohej. Premtoi se do ta shfuqizonte atë ligj. Dhe nën orgazmën e fitores së pushtetit e shfuqizoi shpejt e shpejt. Tani, pas tri vitesh, na e miraton fshehurazi, larg çdo debati, në formë blitzkrieg-u, duke na kapur të gjithëve në befasi. Nuk ka asnjë studim të bërë që do të justifikonte këtë gjë. Ka vetëm një pretendim se industria e riciklimit që ekziston na paska mbetur pa punë. Në gjithë këtë histori, lëri të tjerat, por ky të bën të të duket vetja si budalla. Unë isha me Ramën atëherë.

Duhet të jem me Ramën sërish? Gjë që s’bëhet.

Por nuk është vetëm kjo. Rama ka bërë gjëra më të rënda. Dhe më e rënda është se ai ka krijuar një klikë të tijën, që në një masë të madhe është e njëjta klikë e vjetër që sundonte edhe në kohën e Berishës. Hiq këta që bilbilosin nga Shqupi sot, të tjerët janë ata që ishin. Klika është e palëvizshme.

Dhe Rama do që gjithë Shqipërinë ta vërë në shërbim të kësaj klike. Korrupsioni që po bëhet është në përmasa të frikshme. Andrea do fakte dhe unë personalisht do të tentoj, nëse mundem, të vihem edhe në gjurmë të fakteve korruptive. Por, sidoqoftë, nuk besoj se ka nevojë të priten faktet e mia. Një gjëje që i ndihet kutërbimi, nuk ka nevojë ta prekësh për t’u bindur që ekziston.

Kur u bëni thirrje socialistëve për të larguar Ramën, a keni parasysh një ose disa figura të mundshme brenda PS-së si kandidatë për Kryeministër, apo jeni për rrotacion në zgjedhjet e ardhshme të 2017-s?

Jo, nuk jam për rrotacion. Ç’rrotacion? Po të risillnim sërish në pushtet Berishën, do të ishte njësoj si t’i thoshim botës se jemi një popull i sëmurë me dementia. Prandaj, shoh si zgjidhje që socialistët të largojnë Ramën. Nuk do të doja që edhe socialistët të bënin atë që bëjnë gjithë kohën demokratët, d.m.th. të ngatërrojnë (njëjtësojnë) interesin e vendit me interesin e një të paudhi.

Dhe në këtë mënyrë të hedhin në greminë partinë, e më keq akoma, vendin. Se kush vjen në krye, këtë nuk e di. Por mos më thoni se “nuk ka kush ta zëvendësojë”. Kushdo mund ta zëvendësojë një kryeministër, që ka harruar se është zgjedhur për të qeverisur. Dhe në çdo rast do të jetë më mirë.

Po një Edi Rama që vendos të bëjë ndryshime, e të bëjë atë që presin njerëzit, do ta mirëprisnit?

Unë do ta mirëprisja, sigurisht. Mbi të gjitha, ngaqë kjo do të ishte provë se ai i ka duart e lira. Por kam frikë se vetëm kjo nuk mund të ndodhë. Rama, dhe ky është fakti më i dhimbshëm, nuk i ka duart e lira. Edhe kreun e një institucioni qeveritar që ka dështuar nuk e heq dot. Ja, nën presion, hoqi nja dy këto ditë, dhe u gjeti fët e fët nga një vend tjetër pëllumbash. Qeverisja e tij, përsëris, është një klikë e mbyllur dhe e korruptuar.

Sot, pas tri vitesh, a mendoni se ishte e drejtë thirrja juaj për “bashkimin e qelbësirave” për të hequr me çdo lloj çmimi Berishën nga pushteti, përderisa ju thoni se preferoni më mirë një “bandit delinkuent” sesa një të “kapur nga delinkuentët” si Rama?

Absolutisht, po! Është një nga gjërat më me mend që kam thënë ndonjëherë. Sikur të më thoshin se po krijohet një arkiv i veçantë, që do të ruhet për shekuj me radhë, ku secili prej atyre që kanë mbajtur qëndrime publike, do të duhet të zgjedhë vetëm një qëndrim për ta futur në këtë arkiv, dhe sikur të më kërkonin edhe mua të zgjidhja një qëndrim timin për këtë arkiv, unë do të zgjidhja pikërisht këtë qëndrim.

Mua më vjen keq që ka ende shqiptarë që nuk e kuptojnë se në vitin 2013 ka ndodhur një gjë e madhe. Një gjë fantastike. Kemi larguar nga drejtimi i një vendi një motherfucker. Më vjen keq edhe që në shoqërinë shqiptare ka një kompleks subordinimi kur vjen puna te qëndrimi ndaj tij.

Shikojeni se ç’ndodh! Ka tre vjet që ka humbur zgjedhjet, që i ka humbur ato në mënyrë spektakolare, ka tre vjet që bën si gore në Parlament, ka tre vjet që mban peng partinë demokratike dhe askush nuk i bën dot as kritikën më minimale. Të gjithë i qurraviten, deputetët, aparatçikët e Partisë Demokratike, kryetari i PD-së po se po, gazetarët që e kanë për zanat t’i atashohen partisë, por edhe gazetarë që mbahen me të madh si opinionistë nacionalë.

Dhe jo vetëm kaq. Edhe kritikët e lidershipit të Partisë demokratike nuk mungojnë t’i përcjellin herë pas here sinjale dashurie e solidariteti. Majlinda Bregut nuk i erdhi asnjë çikë turp kur na kujtoi këto ditë se ajo kish qarë kur Berisha ka dhënë dorëheqjen. Edhe hajde prit hair nga Majlinda!

Të vjen për të vjellë nga këta njerëz. Për dëmet që i ka bërë vendit ky njeri do të flitet mirë kur ai të qërohet nga politika. Atëherë do të flasin edhe ata që s’kanë gojë sot. Por për ta njohur se kush është, nuk ka nevojë të presësh kaq shumë. Nuk ka nevojë as të dish se ç’ka bërë. Është mjaft ta shohësh në Parlament një ditë të enjte dhe ti e kupton se kush është.

Share This Article
57 Comments
    • Te cnderuar motherfucker,

      Edhe pse kardiologu i dhive te PPSH-se i humbi turpshem zgjedhjet e 2013-es, ai po vazhdon te ulerase si gore nga foltorja e parlamentit.

      Lind pyetja perse?

      Perpara se AS-i i asave te kapet pas thenieve te njerit apo tjetrit analist, ai duhet t’i jape njehere shpjegime pyetjeve se…

      – Perse tolerohet kaq shume Saliu te derdellise non-stop nga foltorja, nderkohe qe rregullorja e ka percaktuar qarte se c’veprime duhet te ndjeke kryeparlamentari, nese dikujt prej deputeteve i mbaron afati i diskutimit?

      – A mund te besh me faj vetem desputetin Sali, kur “kundershtaret” e tij politike, Rama dhe Meta, bejne sehir fhe gajasen nga maja e plehut, sa here qe ai e perdor heshtjen e tyre si metode bukosjeje per desputetet gagace te perzgjedhur vete prej tyre?

      – Si ka mundesi qe nje fare Salehu, vazhdon te genjeje e te shpife si te doje e sa here te doje kunder Rames etj., nderkohe qe nje shteti demokratik funksional nuk duhet t’i mungojne mekanizmat e parandalimit te rasteve, kur figura dhe dinjiteti i nje kryeministri, deputeti, apo dhe nje qytetari te thjeshte, denigrohet keq prej akuzave groteske?

      – Perse kryeministri ne raste te tilla nuk ndermerr hapat e duhura ligjore duke iu drejtuar avokatise, por pret qe punen e adjutantit t’ja bejne kopilat e mediave?

      – Perse kllounet tane te politikes mundohen t’i shmangen argumentimit racional te shqyrtimit te tematikave qe kerkojne zgjidhje akute, (sic jane ajo e zgjidhjes se krizes ekonomike, e papunesise se larte, e eksodit, e luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, e deficiteve ne arsim e mjekesi, etj.), dhe i perfundojne jo ralle seancat, pasi jane kacafytur mire e mire me njeri-tjetrin? A mos jane po vete keta klloune, ata te cileve, mania per tu zhytur ne batakun kontraproduktiv te polemikes, ka bere qe parlamenti t’i perngjaje me shume nje arene cirku?

      ***

      Kushdo mund ta zëvendësojë një kryeministër, që ka harruar se është zgjedhur për të qeverisur… – shprehet me te drejte analisti M.Nano.

      Si per te perforcuar thenien e tij, une do te shtoja, se kur nje rebel i vetedeklaruar i futet me dembelizem politikes, dhe ashtu si papritur e hedhin si me parashute per te drejtuar nje vend te tere, premisat qe ky dikur ta shnderroje vetveten ne nje figure te rendesishme te politikes jane mjaft te limituara.

      Fakti qe kryeministri yne e ka flakur ne KOSHIN E PLEHRAVE (ashtu sic do te flake pas ca kohesh dhe premtimet per riciklimin e mbetjeve nga jashte (!!!) misionin e rendesishem qe i fali ne 23 qershor te 2013-es sovrani, verteton me se miri dyshimin se prej ketij kryeministri nuk mund te priten me ndryshime rrenjesore, e sidomos ato qe kane te bejne me reformimin FUNKSIONAL te sistemit te drejtesise.

      Shqetesimit te kryemisrit per te kompensuar deshtimin e dikurshem te tij si piktor, permes postimit te fotove te lungomareve dhe videove trushplarese te “impianteve te reciklimit”, ne lexuesit e gazetes po i pergjigjemi me po te njejten gjuhe dhe me po te njejtat metoda.

      Nderkohe qe, sot pas nje serie te pafund deshtimesh, nga ky udhendjekes fare i paafte i politikes se mbrapshte nano-saliniste pritet doreheqja nga posti i kryeministrit, ky delirant i pandreqshem vazhdon te aludoje akoma me mendimin e gabuar, se nje popull qe ne qershor te 2013-es tregoi qarte vlarat e tij, mund te ushqehet akoma me dogmat dhe mufkat e shplara te komunisteve ekstremiste.

      Nese ky ka konstatuar sot, dhe jo para tre viteve (!?), se ne vend nuk ka ekzistuar as edhe nje sistem i ndarjes se mbeturinave, atehere duhet te jete ky i pari ai qe duhet te jape llogari se pse jane mbyllur syte gjithe keto vite.

      C’beri ky deri me sot ky delirant euforik per te spastruar Tiranen te pakten nga plehrat e reciklueshme, se per ato te pareciklueshmet qe ka 25 vjet qe po qelbin sallen e parlamentit shqiptar, e dime qe eshte komplet i pafuqishem?

      Permes gazetes Dita, do te doja t’i transmetoja E. Drames, se jo postimet e tij ne rrjet, por asgje nuk mund te c’rrenjose dot nga mendja e qytetareve okulare dhe gazetareve investigues, imazhet negative qe percjellin ne mbare boten, fytyrat e mjeruara te femijeve te urritur, te cilet e ngrysin diten ne mes te deponise se plehrave te Tiranes.

      Videoja qe deshmon gjendjen e mjeruar ne te cilen jetojne sot e kesaj dite “femijet e plehrave” te Tiranes (jo plehrat e politikanes, se keta sot jane rritur…), eshte publikuar me 12.12.2014, e pra afro nje vit e gjysem pas ardhjes se bandes asociale ne pushtet.

      Matilda eshte nje femije e vuajtur dhe fatkeqe qe jeton ne mes te deponise se plehrave te Tiranes, te cilat kundermojne me kilometra larg dhe ndotin gjithe ambjentin perreth. Ne kete “lagje te paligjshme” brenda plehrave te kryeqytetit jetojne rreth 100 banore. Sipas shpjegimeve te vajzes, burimi i vetem i te ardhurave te familjeve te tyre eshte mbledhja e shisheve plastike. Matilda i tregon gazetares, se ajo pervec kukulles, te vetmen loder te saj, ne banesen e saj ka dhe nje televizor me ekran “nga ata te hollet”, te cilin e kane vene ne mes te dhomes per te treguar se s’jemi fare pa gje.

      Kryemisrave dhe AS-ave te pareciklueshem i uroj masturbim te kendshem me pult ke dora:

      Link: https://www.youtube.com/watch?v=6dAk98XdCP8

    • Muci esht personifikim i thenies se Oscar Wilde

      :… Se edhe ne mendjen e nje Idioti , ka vend per nje ide te nadhe…

      Cudia esht ligesia prinitive qe ky Muci shfaq kunder Sales , aty e tregon veten rembythje fare

      Njeriu mund te kete antipati per dike , por kur je gazetar apo njeri i medias duhet te mundohesh qe antipatine tende ta shprehesh me eufemizma , ne menyre qe te dukesh si njeri i edukuar dhe jo halabak sic ben Muci

  • ” Unë isha me Ramën atëherë.
    Duhet të jem me Ramën sërish? ”
    dhe unë gjithashtu isha me ramën atëherë sepse si dhe ti isha kundër plehrave!!
    sot nuk mund të jem sepse ashtu si dhe ti jam akoma kundër plehërave!!nëse jam kundër plehrave nuk do të thotë që të jem me plehraxhiun e radhës!!
    ndryshe nga ti o muç unë jam dhe kundër korrupsionit të qeverisë rama,pavarsisht se nuk ka fakte sipas stefanit!!jam kundër ramës pavarsisht se berishën dua ta shoh atje ku e ka vëndin,në një qeli burgu!!jam kundër ramës për sjelljet e tij pre të pappërjgjgëshmi!!kundër tij për urinë që ka për pushtet,për fodullëkun e tij,për mungesën e tolerancës ndaj kritikës!!
    kundër ramës për mosmbajtjen e asnjë prej premtimeve që ka bërë!kundër tij për aleancën që ka bërë me etalonin e korrupsionit shqiptar!!me njerëzit e paaftë dhe bythëlëpirës që ka rreth vetes!të paaftë në drejtimin e shtetit por gjeni në korrupsion dhe në mbajtjen e pushtetit!!

  • S’i është bërë kështu kjo punë
    shumè gjëra njerëzit mendojnë
    shumë pallavra broçkullisin
    po sa pak gjëra kuptojnë !!

    Më shqetëson ky fenomen
    në shoqërinë Shqipëtare
    në mendje kanë frëngji
    nuk kanë dyer dhe dritare !!  

    Ka dhe shumë analistë
    që e mbajnë  veten të zgjuar
    kur thonë mendimin e tyre
    duhet kohë për t’a kuptuar !

    E bëjnë si budallai
    që hodhi një gur n’è pus
    thonë tè mençurit nga mbrapa
    jo e xjerr e jo e fus !!

    Për çdo fjalë tè diturakëve
    kërkohet nga një shpjegim
    për iluzionet dhe ëndrrat
    kërkohet interpretim ! !

    Kemi analistë të mirë
    mos e merni për shaka
    analistë -rangu i Muçit
    ka sa tè 10-sësh né t’a !!

    Në këtë kohë demokracie
    nuk kam parë një Analist 
    nuk kam parë një tè bëj be
    tè jetë vërtetë realist !

    Analistët shqipëtarë
    janë trupi i analizës
    i qëndrojnë politikës
    mbi kurriz si puna e mizës !

    Miza ka krahë dhe lëviz 
    nuk rri në një vend përherë
    Kali s’ka vetëm kurriz
    ka dhe bythë që i mban erë!

    Kështu është me analistët
    diturakët e miletit
    u duket vetja të zgjuar
    por janë mizë në bythë të shtetit !

    Duan të bëjnë figurë
    kur bëjnë gjoja opozitë
    kështu në mendjen e tyre
    më shumë i mbyllin frëngjitë !

    Po ju lë një pyetje pezull
    ku t’a gjej një Analist
    që është me vërtetë asnjanës
    që është vërtetë realist ? !

     

  • je shume gabim mustafa nano eshte i vetmi rama qe nuk varet nga te tjeret dhe u ka treguar vendin gjith te tjereve te tijve dhe kundershtareve se ai ecen me lolen e tije qe i sherben shqiperise.ne asnje menyre nuk mund te krahasohet me nje bandit delikuent i mvarur.por ti nano me ate gazetarine tende nuk mund te shkruash cfar te duash.e ke shitur prapanicen te banditi delikuent.

    • Ca thua ore tyryfyl. Rama ka tre vjet qe ju jep copa vetem pasanikeve te vendit. Cili i dhe ligjin e arsmit te larte, Delijorgjit pallatet, Besos ARMON, Vjollca Hoxhes parkimet, Samirt pronat ne jug. Ca flet, ku jeton ore budall?!!!

  • Zoti Nano, keni me se te drejte per keto dy artikujt e fundit .Po ta shikosh PS e Rames , ne programin e saj eshte e njejte binjake me PD e Berishes , Luftohet nga PS sot dhe nga PD dje vetem per nje grup klienteliste te fitojne e te pasurohen ne kurriz te popullit te farfer, ku i kane rrembyer mbi te gjitha dinjitetin. E nuk eshte kjo korrupsion .Edi Rama erdhi ne pushtet gjakun e 4 deshmoret e 21 Janarit ,ku me te hipur ne pushtet e perbalti kete gjak ,e me paturpesine me te madhe ,beri koalicion me kancerin e shqiperise Meten . Ju jap te drejte kur citoni me qe PD eshte e quravitur keta do jene prap ne pushtet edhe me vone . Kte hall per te ardhmen , nuk e keni vetem ju z Nano, por e kane shume Shqiptare te ndershem e qe e duan shqiperine,qe per momentin, eshte shtrire per toke, si nje qen i ngordhur pa zot.Kurse per korupsionin ,ka shembuj plot , por do them vetem nje prej tyre .Rama nuk e shkateroi monopolin e ngritur nga mafja e ketyre 25 viteve . E kane mberthyer, po ato fytyra , nga fyti , sa majtas e djathtas, e vazhdojne te qete, si me berishen e me Ramen, ku kjo bie ne kuriz te popullit ne dem te kuletes se tij. Dhe mos lenia e tregetise se lire nuk ul cmimet por perkundrazi .Vihet para nga nje shtrese injorantesh bythe lepirsa dhe ortake me politikanet ,ku ai qe ka parane, do kete edhe politiken ne dore . Mafja ne shqiperi eshte shume e forcuar e pa frike, e forcuar der ne dhembe ,eshte e frikeshme dhe njekohesisht e dhuneshme .Kete qe po e them e kam provuar vete ne kurriz ,ku mbasi kam prure nje maune me mall ,me kane kercenuar brutalisht , ushtaret ose sklleverit e mafjes me jeten e bile familjarisht . Prandaj A Stefani mos tju permendi ju Z Nano per shembuj ne korrupsion. Si mund tma shpjegoje mua A Stefani qe populli i varfer shqiptar plus edhe Z Stefani familiarisht ,po paguan nga taksat e tija vendimet e gjykates se SRASBOURGUT ,pro pronareve dhe kunder shtetit shqiptar milionat e eurove , prisni se deri tani strasbourgu i ka frenuar vendimet, per ceshtje politike e per qetesi ne rajon , a e di Z Stefani qe jane mbi 400 dosje per te dale.Ku brenda dites falimenton shteti shqiptar Vetem para dy javeve te fundit vetem per tre pronare, ne paguam 22milon euro me taksat tona E ku i cojme ne krevat femijte ne darke me barkun bosh .. Ku shkelet kushtetuata me kembe sot e mbi 20 vite , Per kete te shkruaj A Stefani, e jo per te treguar filozofin bythe lepires ndaj politikaneve ,nga do e cfare njgjyre kane . Bravo per guximin balle per balle z M Nano , Rrespekte dhe shume falemindrit Z Gazetar. ,

  • Analiste dhe politikane,
    ini bijte tane,
    ne cdo moment ju kemi pare,
    si pellumba te bardhe!

    Na ini shitur si pellumba,
    por me te filluar puna,
    ini varur dege me dege,
    si xhongler dhe si majmuna!

    Populli nuke eshte kale,
    te kaloni cdo lume,
    dhe cdo perrua,
    SHteti kerkon burra!

    Sa hyni ne politike,
    burrerija u ka munguar,
    asnje here nuke kini punuar,
    problemet per ti ekuilibruar!

    Te shkathet dhe te zgjuar,
    per interesa te ngushta,
    ne cdo kohe ini treguar,
    popullin e lini zbuluar!

    Se sa ehte i zbuluar,
    SHume shqiptare e kane provuar,
    mjafton te kujtosh,
    nje papunesi te terbuar!

    GJysherit dhe baballaret tane,
    me pesionet qe kane,
    lusin Zotin ne cdo cast,
    ti zhduke sa me pare!

    Opellumba te bardhe,
    Me liste dhe emra
    ua pame dhe parane,
    ini te pasur si ne perelle!

    Ju uroj me zemer dhe fjale,
    te gezoni shtepit dhe parane,
    por mos harroni kurre,
    Populli nuke eshte Kale!

  • Mustafa!
    Pa mbeshtetjen e bizneseve, nuk behesh president as ne Amerik besoj se e pe se si u zbyth me marifete demokrati Senders, i cili guxoi te dilte si reformator per ndryshim sistemi. Bizneset jane ato qe jane, madje sot, jane ato qe komandojne mediat dhe si rrjedhim edhe politiken.
    Ky eshte llumi aktual, ku detyrimisht dt perulet cdo Kryeminister.
    Sa per zevendesues, une nuk shoh ndonje ne ate parti. Po mendove per Blushin, ke fundosur veten. Punet zgjidhen me vepra. Pra jep emrin dhe menjehere njerezit dt kuptojne.
    Ish simpatizanti yt

    • Vetem nje driteshkurteri i sheh liderat e afte per te drejtuar vendin vetem brenda perbrenda nje partie.

      PS-se, dhe jo vetem, nuk i mungojne te tille rivale potenciale, te cilet me qendrimin e tyre te ekujlibruar kane treguar se mund te behen faktore per ndryshime pozitive rrenjesore. Keta jane sigurisht ata qe i kane futur ne siklet skuthat militaruce qe hiqen gjoja si bizneslesher. Por ti mos ushqeteso, se ai qe permende ti eshte vertet nje nga te paktet, por jo i vetmi. Pervec tij ka dhe mjaft te tjere qe zoterojne kapacitetet e duhura per te drejtuar vendin. Te majte, e te djathte, Sociale e liberale. Me dhe pa parti. Ka sa te duash. Kush deshiron t’i shohe ata duhet te heqe me pare syzet e trasha te militantit miop.

  • O Muçi, ke folur shume mire e me behet qejfi. Nuk eshte e thene qe ne çdo kohe nje opinionist te kete thene fjalen e duhur, se pastaj nuk do kujtohet njeri per Nostradamus. Por sot je ne sinkron edhe me vete Ramen, qe mesa duket do largohe nga pushteti kur ta ndjeje se i ka lodhur e merzitur njerezit; eshte premtim i Rames dora vete dhe ne te tere e dime qe ai e mban fjalen. Kurse per plehrat kam nje vleresim; Jeni interesuar se çfare behet me plehrat deri sot? Po me tej çfare duhet bere? A duhen ricikluar? A ka nje fillim e gjithe kjo? Apo shtyje ta shtyjme gjersa plehrat urbane te kalojne lartesine e pallateve me nga 100 hyrje sejcili qe u ngriten ne kohen e Rames, Diçka duhet bere per riciklimin o Muçi, se riciklimi nuk eshte çeshtje dashjeqejfi por nje nevoje e ngutshme, ne mos kambane alarmi qe kur vonon sjell efekte te pariparueshme.

  • Zotni thano mos na i ktheni prape ne Diten tone kete medioker
    Pse ndodh,o Muç, që s’arrij t’a ndjek fillin e mendimit tënd.Sa nis të lexoj shkrimin lodhem me ‘çaprashitjet’ e tua letrareske dhe e lë mënjanë.Ti mundohesh të kontribuosh në gazetarinë e shkruar, por e ke kot se herë- herë je ‘ambigue’,herë- herë ia fut kot.Je ma i pranueshëm kur komenton para kamerave,më i vërtetë.

    • Jam i te njejtit mendim. Mustafa Nano me gjith shtresen e “elites” qe perfaqson duhet te hapin rrugen per te rinjte qe po vin nga Europa perendimore dhe Amerika.

      Neqoftese Mustafa Nano lexon kete koment do i thoja qe me shkrimin dhe idet qe percjell ne artikullin me siper do e ngelnin ne klas te vitit pare te nje universitet serioz Amerikan.

      Intervist skandaloze kunde rRames kot me kot si muhabet kafeneje. Duket qe nuk ke kapur ndo nje Nju Jork Taims me dore.

  • Mustafai nuk e ka komplet gabim
    Kjo qeveri ngre shume pluhur e ben shume llafe. Qytetaret duan rezultate, opozita ben te pamunduren per ta mjegulluar e penguar punen e qeverise, e cila nga ana e saj duket se ka jo pak militantizem e infantilizem ne menyren si funksionon.

    Po nuk veproi me kurajo, kjo qeveri, fatkeqesisht, eshte e destinuar te deshtoje. Saliu i ka zgjuar gjarperinjte me te cilet ka mbushur administraten e median dhe boten e nendheshme te krimit, dhe po ben gjithcka te mbyse cdo sukses sado te vogel te qeverise. Qeveria po e furnizon me material pafund.

  • Mëso o popull mediokër nga njerëzit mendjendritur!
    1) mazhorancat normale janë mazhoranca mediokre.Kjo aksiomë e Nanos, si të gjitha aksiomat, s’ka nevoje të vërtetohet. Që këtejë, Nanua, e quan ironike mbeshtetjen që shqiptarët i japin kesaj mazhorance normale, rrjedhimisht, mediokre. Bravo analist?!
    2)Basha eshtë njeri normal dhe këtë politikan normal shqiptarët e ndeshkojnë pa të drejtë, vetëm sepse ky nuk po merr dot ne dorë opozitën! Kjo është aksioma tjetër e Mustafait.
    Të mbrosh papagallin e Saliut, Lulin,vrasësin e 21 janarit,vjedhësin e Rrugës Kombit, tradhetar in e Detit, vjedhësin e bashkisë Tiranës….ta quash normal këtë?! Vetëm po të jesh si ai!!!

  • Te vjen keq,te ben me u ndje shume keq,te ben te bertasesh deri ne kup te qiellit kunder ketyre “letyrave”analistesh apo gazetaresh shqiptare.Poshtersi , b.th-lepirje deri ne krim.Lexon apo degjon Lubonjen,Artan Hoxhen,Armand Shkullakun,Prec Zogaj por edhe Muc Nanon. A jane ne terezi keta njerez.!? A mendojne keta pisa qe ne ,shqiptaret ,kemi nevoje, te na ndihmojne keta “mendje-ndritur”, te kuptojme -kush punon per shqiptaret dhe kush e renoi Shqiperine ne keta 23 vjet.Te barazosh Berishen me Ramen eshte absurde,behet nga mendje te coroditura apo qe e kane shitur trupin dhe trurin e vogel te tyre tek nje kriminel i madh ,Berisha.Pse nuk e lene keta njerez popullin rehat ,pa e ushqyer ,me mendimet e tyre djallezore, per te mbijetuar, ne kete bote,- ku ujku nuk eshte para deres por prapa -sic thote Lubonja! C’do te behet me SHqiperine deri sa te krijohet nje parti tjeter tip”Lubo”.Mjaft na cate trapin, me idiotizmat, qe shkruani apo flisni neper studio televizive te paguara nga Berisha.
    Turp per te gjthe.Ne Amerike thone -mos bej dicka qe nje dite do te pendohesh pse e bere-.Por kujt ja thua..!!?? Te pakten Muci nuk duhet te bashkohet me analistet kepuce lepires Berishiane.
    Nuk e kuptoj Thano-n se si mund ti jape pune nje njeriu te pa ekuilibruar si Nano. Une mendoj se,Rama duhet mbeshtetur, per ato qe po ben.Une mendoj qe Rama nuk po punon per te vjedhur. por per te krijuar shtet.

  • Kam respekt per Thanon, per Diten dhe analistet e saj pavaresisht se mendoj krejt ndryshe
    por Stefani gabon dhe Mustafai dhe Zheji kane te drejte ne kete debati te ri ne gazete
    Shqiperia eshte mbushur me kriminalitet
    Shkaku kryesor i shtimit te kriminalitetit eshte fakti se pas cdo ngjarje del ministri brendeshem e shpura e tij mediatike dhe e paraqet si te shtyre nga opozite, pra e motivon politikisht duke i dhene krimineleve nje alibi ta forte se ne Shqiperi krimet kryhen prej shtytjes politike. Dhe tellallet e qeverise mediat pro saj mundohen te mbushin mendjen se opozita organizon krimin. Nga kjo kriminelet ndihen me te motivuar per te vazhduar me fort se ne fund…Fajin e ka Saliu.

  • O mustafa
    shtepine ne Gjirin e Lalzit e bleve?
    me cfare e bleve?
    Meqe ra fjala, nusja jote e re pas divorcit mos eshte gje gjyqtare?
    C mendim ke per korrupsionin ne drejtesi?

  • Ore muci kaq shpejt harrove qe Saliu sa here del ne opozite keshtu bene….Nuk besoje se eshte koecidence…..Fatosi dhe Saliu jane kancer malinj per shqiperine dhe shqiptaret…….

  • Dy mendime te shkurtra lidhur me kete interviste te Nanos….

    1. Se pari duhet ti kete rene ne sy edhe vete autorit si dhe botuesit qe shumica e komentuesve nuk kane asnje ndjesi per ato qe shkruan nano (dhe jo vetem ai).
    2. Vete Nano nuk e kupton qe eshte edhe vete pjese dhe madje kontribues i ketij tranzicioni shqiptar, jo ai me i spikaturi por aty prane.

  • O Ram, jepi ndonje leke ketij te qepi gojen se aty e ka hallin
    E keni harruar pa e dorovitur
    Do zarfin ky vlla cdo muaj qe te rrotulloje gjuhen si te gjithe

  • Ti mustafa ben gazetari vetem kur te pickojne. Ti je shum pragmatist dhe konjuktural dhe ideali te del gjithmone ne plan te dyte dhe pse e trajton si kryeteme, Te ty nuk dominon rracionalja po intuita e njeriut per te ruajtur statusin e kapur dhe oportuniteti i perzier me tifozllikun e me dominantit te eshte kthyer ne model kam kum. Merr bej gazetari dhe tikun emocional vere ne ekuiliber e ne raport te drejte me rracionalen, pse jo dhe me principe e ideale.

  • O komentuesit e pandreqshem te Dites!!!
    Mustafa Nano eshte ai qe i ka thene ne sy Sali Berishes.sapo mori pushtetin: Je komunist patetik i pa nderqshem; e perse nuk duhet ti thote asnje gje Edi Rames?

  • Zoti NANO ! Se ke nje kohe te gjate qe merresh me median; A me thua sinqerisht se cila eshte media e qytetareve dhe e publikut ne Shqiperi,ajo e shkruar apo elektronike !?Po pres pergjigje.

  • ‘Kur Mustafai do te gjendet ne pune’ – mund te titullohej nje skice humoristike ne rubriken ‘zululand’ dikur ne Dita tani ne Tema.

    U lodh dhe Nano duke qemtuar ‘gjelpera ne kashte’ ne Zululand , kur nderkohe gjelperat jane bere hostene.

    Mesa duket M.Nano eshte lodhur ne udhetimin nga toske per t’u bere gege !

  • Qe je ANTI BERISHE e di,o Muc Nano,por qe nuk je i “EGER” sic e kerkon NAMUZI i kesaj gazete te nderuar edhe kete e di!!!
    Ke kohe qe hesht ,kur ka patur shume gjera te TMERRESHME per te folur e shkruar!!!
    Me dukesh i VONUAR ne kapjes e momenti,sikur pret te tjeret dhe pastaj te besh mbylljen tende!!!
    E fillove,po si e fillove thuaj???
    Ne se te duket se ke mbaruar pune me Berishen ,terhiqem,por ne se jo,kot je munduar ta fillosh “ULURIMEN” tek DITA me kete shkrim KARAMELE!!!
    Nuk te takonte ta filloje me Ramen udhen tende te re!!!
    Bashkeudhetari i vetem edhe ca kohe duhet te ishte Berisha me ZULLUMET e tij!!!
    Jepi edhe ca kohe Rames. Lere te marre veten,pasi e pa ARKEN E SHTETIT BOSH KU EDHE MINJTE THYEJNE KOKEN PO TE BIEN!!!
    Mos u merrni me ca “SHFAQJE” spontane te tij, se MAKINA SOCIALISTE KA VENE MOTORR TE RI DHE ESHTE I POA SHTRUAR!!!
    PO E NXITOVE,AI PRISHET!!!
    BOLL TENTOI BERISHA ME ULURIMAT E TIJ KRIMINALE KUR AKUZONTE RAMEN,QE AKOMA NUK ISHTE BERE KRYEMINISTER,duke i thene,se “NUK PO I MBAN PREMTIMET ELEKTORALE”!!!
    Po ai te pakten e kishte MOTORRIN TE CARE dhe doemos,qe DERR-DERR do bente!!!

  • Ne fushaten elektorale te 2003-it, nje mik i imi, K.D, ka botuar ne gazeten “Koha jone” nje shkrim, i cili u pat mirepritur nga opinioni me titull “Kesaj fushate i duhet nje top me filispaje”, qe ne thelb ka fjalomanine e pakontrolluar te liderve.
    Pse nje top me filispaje?
    Autori evokonte nje histori te intrumentistit te j/z, Ndue Shyti, kur ishte ne perberje te grupit, qe konkuroi ne Dizhon te Frances, ne vitin 1970 (me duket) dhe u nderuan me flamurin e atij festivali. Koha konkuruese ne skene ishte 15′. Ndue Shyti do te luante nje pjese me cifteli, mirepo nuk arrinte ta kontrollonte veten. C’bene drejtuesit e ansamblit te kengeve e valleve popullore? Ia lidhin doren me filispaje dhe ne momentin, kur Ndueja mbaron pjesen e tij te kronometuar, nga pas kuintave ia terhoqen doren. Ndueja shtangu dhe ia dha nje te share vendce.
    Autori ndaj thoshte se kesaj fushate i duhet nje lemsh me filispaje.
    Kush ka vakt te degjoje ato cfare thone gazetat dhe mediat e tjera ne gojen e nje lideri shpreseshume?! Programi eshte miratuar, gjendja njihet mire, PUNEN duan te shohin njerezit, ndryshimin, temporitmin e ndryshimeve, se jeta jetohet perdite dhe jo ne fund te mandatit 4-vjecar.
    Dikur populli stigmatizoi superteprimin “Hap dollapin del miu, hap tv del Saliu”. Nuk e ka te veshtire qe populli yne trim, liridashes dhe fantazues e krijues te sajoje inversin e shprehjes se mesiperme.

  • keni shum inat me Ramen ju te ardhurit pas ’90 ne Tirane dhe qe perpiqeni te beni modernin. Rama ka 5 gra ne jeten e tij, kurse ti Mustafa 2. 5-2 esht rezultati, prit dhe ca se do e arrish ndoshta.

    • Qe Rama ka 5 gra ne mendjen tende te semure do te thote se eshte i zoti por mund te jete qe me 4 nga ato 5 grate ndoshta ka pasur probleme, pikerisht se dicka tek ai nuk shkon e nuk po hyj ne detaje, kujto vetem se si u katandis gruaja e pare… Por edhe mund t’a kthej me menyre tende, nese ka provuar 5 here dmth. se nuk ka qene i zoti qe te dije te zgjedhe dhe kjo nuk eshte nje karakteristike shume e favorshme per nje KM.
      Ka shume tiranas vendali qe nuk e honepsin Ramen thjesht per menyren se si e administroi Tiranen dhe pronat e tyre e mos thuaj se e kishin fajin te tjeret.

  • jam dakort ,me te gjithe parashkruajtesit ,,Tani,,na u kujtua ,,Nano,te beje protagonistin…duke goditur ,pa pike argumenti ,,Ramen..E dime qe rama,ka mjaft mangesi,,sidomos me personat afer tij,,por ama e besojme plotesisht qe nuk eshte Gege ,,i poshter ,injorant dhe qelbesire ,qe te vret pas shpine..E dime mire ,qe nuk eshte as nga maloket e shpifur te skraparit ..Eshte qytetar 24 karat..dhe ka zemer mjaft te ndjeshme ..Di te organizoje dhe te vere njerezit ne pune ..etj etj//Duro,,ore Nano i tredhuri…duro dhe ca ..ik bej ndonje liber tjeter te peshtire ,se ja more doren tani…Sa qjef te kam pasur dikur ,,por te rane baterite ,me duket ,,te lodhi leku i madh qe ke mare dhe po mer ..Ik dhe ti me andi Bushatin,e Fevzon..dhe H.Cilin,pederast.

  • Shuum analizime me shuuuuuum pershtjellime na bere Muçi
    Ne shqiptarve ngado qe te na fryj era nuk na gjendet karari, dhe ju te shtypit pak me teper.
    Edi Rama po ben reforma.
    Natyrisht ka edhe me mire, por si i thone nje llafi andej nga Vlora “nga ai fshat qe jam un, malli dhe kaq”

  • More z.Nano, po qe ke filluar me ja fut kot ti, a e din ? e para. Po qe gjoja kur ben opozitarin e Rames ti, nuk je fare I natyrshem a e din ? e dyta. Po qe ju te gjithe analistet jeni bere ca koqe kandari, dhe po na çani trapin a e dini ? e treta. Jam shume dakort me Andrea stefanin
    Ti dhe Zheji merrni leke nga Meta

  • Nuk mund ti vesh note Rames ti Mustafa se sje aq i afte. Duhet te jesh mbi Ramen qe te dish ta vleresosh. Je shum posht tij si ne stilistik dhe ne llogjik. Sorry Mustafa. Me Henri Cilin mund te krahasoshesh. kaq

  • Kam nje pyetje: Mendoni qe M Nano i lexon komentet? Se po ti lexonte duhej te zhdukej nga gazetaria per ca kohe. Eshte po ky njeri qe ka thene qe Sali Berisha ka ndryshuar para se te beheshin zgjedhjet e 2005, dhe na e servirte Saliun si te demokratizuar, me vone filloi ta shante, tani filloi te kritikoje me vend e pa vend Edi Ramen. Per mendimin tim Mustafa Nano eshte nje njeri mendjemadh dhe pa bindje reale te tijat.

  • kam respekt per zotin NANO .GJITHASHTU SOT JAM EDHE INDINJUAR kur kam parasysh se si NANO ashtu edhe intelektual te tjere ne ze gjate 25 vjeteve te demokracise nuk qene ne gjendje ti kundervihen rregjimit totalitar t komunistit te fundit ne SHQIPERI ndersa sot bejne te mencurin . .
    Pas 23 qershorit vendit po i vjen era shtet dhe demokraci dhe pervec te tjerash ka merite te padiskutueshme QEVERIA SOCIALISTE ME NE KRYE ZOTIN R A M A. per te tille intelektual ka nevoje vendi yne jo per frikacak e servile’..

  • O Mustafa, njerez si ju, gjoja opinioniste (mesa di keni mbaruar inxhinierine – nuk e di nga u bere opinionist pas shkolles se Saliut), po i trullosin shume njerez qe s’eshte faji i tyre se jane te paditur. Hiqni dore nga praktikat dyzuese – as andej as ketej. O me demokracine – qe po fillon te rilinde, ose me diktaturen e Saliut. Mjaft me me pseudoanaliste si puna juaj, e atij Hoxhes, etj., Mjaft keni abuzuar. Tani shporruni se nuk ju beson me njeri.
    fajtor keta te Dites qe te hapin vend ty dhe atij kumarxhiut Zheji

  • eh Mustafa Mustafa eshte e pabesueshme qe edhe ti ke rene ne nivelin e disa pseudo analisteve qesharake. Te komentosh cdo veprim te kryeministrit apo te tjere persona publik dhe politik kur ti vete nuk ben asgje !!! Pse nuk merr mundimin zotrote qe te “luftosh” te marresh nje post,qofte edhe kryeminister dhe te na tregosh te gjitheve ne se sa i persosur je ti ??? Pse nuk mblidheni te gjithe ju analistet,mendje ndriturit,engjelloret,te persosurit e shoqerise civile dhe te krijoni nje parti politike e cila te nxjerr ne drite popullin dhe kombin shqipetar por ne vend te kesaj rrini ne kotesine tuaj duke komentuar edhe levizjet e duarve te E.Rames & co ???
    Eshte thjesht humje kohe te lexosh analist dhe analiza idiote nga njerez demelhone qe nuk jane te afte per asgje !!!!!!!!

  • Eshte vertete e trishtueshme kur nje njeri i letrave, nuk dihet per c’arsye shkruan ndryshe nga ato qe ka thene vite me radhe. Me vjen vertet keq kur lexoj shkrime te ketij niveli nga nje person qe e kam admiruar.
    Mos haro! Une jam nje nga simpatizantet e tu prej Shekullit, Dites e deri kohet e fundit. Nuk dua te te humb edhe po qe se ty nuk te behet shume vone!

  • Po a dini ju se nga eshte Mustafa Nanua?
    Duke e ditur se cfare thote e cfare shkruan ai, asnjehere nuk kam marre mundimin ta degjoj apo ta lexoj. Eshte humbje kohe.

    • Edhe nje kerkese Adrian Thanos: Mos e ndotni gazeten me shkrimet apo analizat e Nanos.
      Besoj se te ketij mendimi duhet te jene edhe qindramijrat e lexuesve te gazetes.

  • Aman o Muço,
    Ku e gjete termin “motherfucker” sikur je lindur e rritur me banda gangsterësh në Harlem, në Nju Jork. A e di ti se 99 për qind e shqiptarëve, mbase edhe ti vetë, nuk e dinë se ç’do të thotë motherfucker? Nuk gjete dot ndonjë term shqip që ta kuptoje edhe vetë?

  • Ja Mustafa ja mustafa.
    Po te ishe vertet analist i zoti.Kurr nuk do mbeshtetje njeriun ma antikombetar te vendit.Njeriun ma te korruptuar,njeriun ma kriminel dhe njeriun qe vete buzqeshe(aparence) ndersa femijet pjellen e vet i jep kredi per te zhvatur ku te mundin si ne fabriken e demontimit ashtu dhe ne dhenie licensa biznesmenve te huaj apo dhe vendit.
    Ky pisllek ka turperue veten para gjithe nji krahine.Krahinen e Tropojes qe asht Malci e Gjakoves.Ky ka riabilitue Ahmet Zogun qe ka vra patriotin e krahines se Gjakoves Bace Bajram Currin.
    Me vjen turp qe ngrohemi ne nji diell me kete plehanzade te pa karater e hipokrit.

  • Ti or M… Nano vertet nuk je me Berishen por je aq trap me argumentat e filozofite idioteske qe mbart sa dukesh sikur je e mbeshtet fenomenin Berishe!Ti or Muç nuk i perket ketij shekulli ne funksionin qe ke ,je rreth 2 shekuj mbrapa e per keto veti do te kishe bere kariere ne keto kohera!Sepse me shembellen me thirrjen e Kozma Dushit(niveli yt) “O SALI TU BEFSHA FERRE MERR PUSHTETIN DHE NE HERE”.Nje keshille mund t’ju ofroj :MOS E NDOT KETE FAQE ME IDIOTIZMAT E TUA SE S’KEMI NIVEL PER TE TI KUPTUAR O M…..NANO!

  • E pse te mos shkruaje kunder Brishes muçoja i nanorve te skraparit?!? Me firmen e tij, grabiti NSHN-në e Skraparit, e vetem vinçin e saj, e shiti 560 milione leke ne Fier! Nuk po flasim per te tjerat… E beri edhe ambasador kete rrotë Berisha… Tani… Ngordhi kali/ I rane thonjte/ Po vrapon muci/ T`i heqë patkonjtë!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *