Çmimi i madh shkon në Vlorë, fituesi merr 994,075 lekë
Çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, kanë trokitur edhe përgjatë ditës së djeshme në dyert e mijëra familjeve shqiptare. Gjithçka ka nisur me lojën telefonike, ku shumë të përzgjedhur janë të treguar të vëmendshëm për të dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Ingrit Gjinin në kryeqytet. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, si dhe duke përfituar edhe nga shansi i dhënë “2 herë fat”, Ingriti, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,000 lekësh. Shorteu ka vijuar më tej me të përzgjedhurën e dytë, si fituese të lojës telefonike.
Kësaj here loja ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u ndalur konkretisht në Pavia, ku Doriana ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e Telebingos.
Ndonëse ka tentuar të gjurmojë zarfin në të cilin fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Volkswagen Up”, Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Doriana, i është gëzuar shumës prej 45,000 lekësh. Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi në qytetin e Beratit.
Vasili ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese i plot 70,000 lekëve. Loja ka vijuar të qëndrojë sërish në këtë qytet duke shpallur Gjenën si fituese të radhës, e cila me blerjen e një bilete ka siguruar shumën prej 20,000 lekësh, shumë të cilës i janë bashkuar edhe dy orë, të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. I fundit që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina, ishte Fitimi në qytetin e Lezhës.
Por, me përzgjedhjen e bërë, ai ka siguruar nga loja shumën prej 15.000 lekësh, si dhe një tapet të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 994,075 lekë.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin eVlorës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 55 lekëve 5017 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 42 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 7100 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

