Qëllohet me armë furgoni, vritet një person

Elton Tafaruci

Një 26-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Torovicë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së sotëm (27 shtator) rreth orës 06:15 në vendin e quajtur Argjinatura e Bentit, dhe sipas informacioneve viktima ka qenë bashkë me një person tjetër me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës së Torovicës.

Sipas policisë persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit Ford, ku po udhëtonin shtetasit A.Q shofer dhe pasagjeri Ajet Qokthi 26 vjeç i cili mbeti viktimë e këtij atentati. Viktima dhe personi tjetër ishin kushërinj me njëri-tjetrin.

Dshohet se kanë qenë më shumë se dy persona dhe se vrasja ka qenë e mirëorganizuar.

Dyshohet se vrasja mund të ketë qenë një tentativë grabitje, pasi viktima tre vite më parë ka rënë pre e grabitjes po në të njëjtën zonë.

Dy kushërinjtë ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa është shoqëruar dhe po merret në pyetje drejtuesi i mjetit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *