Një bisedë e Nanos me Berishën në gushtin e largët të vitit 1991 në Skrapar, kur Mustafai ishte edhe vetë me PD-në. Pse mendon që Berisha nuk do qëndrojë më në krye të PD-së pas humbjes në pushtetit në qershor dhe pse parashikon që nëse vjedh zgjedhjet fundi i Berishës do jetë dramatik. Dhe këshilla që do t’i jepte “nëse do ishin miq”.
“Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha, e prandaj po ngutem të të shkruaj një letër publike (po të drejtohem në njëjës thjesht ngaqë kështu po më vjen, e jo për ndonjë shkujdesje të kërkuar etike). Kësaj letre mund t’i jepja dhe formën e një artikulli, por nuk di pse më vjen që të të drejtohem me një letër, sido që kohë më parë, me sa mbaj mend, kam bërë premtimin se nuk do të kem asnjëherë arsye për të të dërguar një letër të dytë publike. Letrën e parë, gjithnjë publike, ta kam shkruar vite më parë, dhe po aty thoja se nuk ka për të pasur një të dytë. Por nuk po e mbaj këtë premtim. Po ta dërgoj dhe një të dytë”.
Kështu e nis letrën e tij të hapur botuar dje në të përditshmen Shqip Mustafa Nano. Letra ka bërë gjatë ditës së djeshme një xhiro mijëra leximesh online. Më tej Nano, shkruan mbi një bisedë të tij me Berishën në gushtin e vitit të largët 1991 në Skrapar. Më poshtë, teksti i Mustafa Nanos:
Nga Mustafa Nano
“…Të shoh që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, i përndezur dhe i eksituar si njëzet e kusur vite më parë, dhe gati-gati më duket e pabesueshme që ti je akoma aty, në krye të asaj partie që ish e para që u ngrit kundër komunizmit, që kërkoi rrëzimin e atij regjimi, e që premtoi ndërtimin e një rendi demokratik. Më kujtohet një konferencë e jashtëzakonshme e PD-së fill pasi ti u zgjodhe President i Republikës, në të cilën do të zgjidhej kryetari i ri i PD-së (u zgjodh Eduardi, që ish kanakari yt). Në atë konferencë, ku isha dhe unë, po diskutoheshin dhe disa norma statutore, e teksa po flitej për mandatin e kryetarit të partisë, ishe ti që e more fjalën dhe hodhe e mbrojte idenë që “askush nuk duhej të qëndronte në krye të një partie më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme; ne kemi dalë nga komunizmi, që dallohej më së pari për kultin e njëshit, për kultin e udhëheqësit, dhe ne duhet të ngrihemi dhe me statut kundër idesë që një njeri mund të jetë në krye të partisë më shumë se dy mandate”.
E mbaj mend mirë këtë moment, Berisha, dhe duhet të jetë me siguri në arkivat e Televizionit Publik Shqiptar, i cili, edhe sot në vitin 2013, si atëherë, i fillon lajmet me ty e i mbaron me ty. E mbaj mend edhe ngaqë nuk ish hera e parë që e dëgjoja të dilte nga goja jote një ide e tillë. Ma kishe thënë dhe në një bisedë që kemi pasur andej nga gushti i vitit 1991, në Skrapar. “Nëse ka një gjë që duhet t’i japim munxët, kjo gjë është kulti i njëshit”, më ke thënë në thelb.
E di? Kam besuar se mund të ndodhte dhe Armageddon-i këto vite, Berisha, por nuk kam besuar kurrë se njëzet vjet më pas, në vitin 2012, do të të shihja që të thoje në Parlament nga pozitat e kryetarit të PD-së e të Kryeministrit të vendit, se “edhe 35 vjet të tjera do të rrish në pushtet”. Nuk e kam besuar kurrë, se njëzet vjet më pas ti do të ishe duke drejtuar një fushatë elektorale në kërkim të një mandati të tretë kryeministror.
Përfytyroj sikur unë të isha larguar nga vendi pas asaj bisede që kemi bërë bashkë, dhe pas asaj konference partie, ku ti, medemek i velitur prej kultit të njëshit, ke mbrojtur idenë e stafetave të vazhdueshme nga njëri lider në tjetrin; përfytyroj sikur të kisha ikur pa nam e nishan, në një vend të largët, pa asnjë mundësi, apo pa asnjë dëshirë, komunikimi me Shqipërinë, dhe të kthehesha pikërisht në këto ditë e të të shihja ty në ekranin e televizorit, duke u kërkuar votat shqiptarëve. Nuk do t’u besoja syve, dhe ti i pari, madje ti më shumë se të gjithë, do mund të përfytyroje tronditjen time përballë faktit që Berishën, të cilin unë e kisha lënë President të Republikës e kryetar de facto të PD-së në vitin e largët 1992, po e shihja tani duke kërkuar mandatin e tretë për kryeministër.
“Çfarë mutin ka ndodhur në këtë vend?”, do pyesja, dhe ndonjë shqiptar, të cilin nuk e ka braktisur kujtesa (duket sikur kujtesa i ka lënë të gjithë, ç’është e vërteta), do më shpjegonte: “Kanë ndodhur shumë gjëra, pasi ike ti, i dashur. Berisha humbi një palë zgjedhje lokale vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të marsit të vitit 1992. Më pas, humbi një referendum, të cilin ai e shpiku për të miratuar një Kushtetutë të vetën. Ndërkohë, kish zënë të ndërtonte një regjim. Kontrollonte gjithçka, Partinë Demokratike, Parlamentin, qeverinë, policinë, ushtrinë, bankat, institucionet, administratën, shërbimet sekrete që u bënë një strukturë e ndyrë përndjekjeje ndaj opozitarëve, Televizionin Publik Shqiptar, improvizoi një ekonomi tregu të kontrolluar politikisht, dhe të gjithë këtë pushtet e përdori për të vjedhur zgjedhjet e vitit 1996, të 26 majit, e për të rrahur deputetët opozitarë në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 maj; e kështu e trashi zullumin; u desh dhe falimentimi i firmave piramidale, që bota të fillonte t’i rrëshqiste nën këmbë. Për të shpëtuar veten, futi vendin në luftë, provokoi kaosin, hapi depot e armëve të ushtrisë, dhe pas kësaj, … gjeti strehë në opozitë, ku nuk la gjë pa bërë për tetë vjet me radhë. Dhe pas tetë vitesh, shfrytëzoi lodhjen e shqiptarëve prej një qeverie të korruptuar, shfrytëzoi dhe përçarjen e kundërshtarëve, dhe rierdhi në pushtet, për ta rindërtuar nga e para atë që nuk e lanë ta çonte deri në fund herën e parë. Por këtë radhë, rierdhi me idenë e përkohshmërisë, e prandaj iu fut plaçkitjes, mobilizoi dhe gruan e fëmijët për të bërë pará, e duke qenë se gjërat i dolën nga kontrolli (djali ‘i rezultoi’ ortak në një biznes ilegal, i cili ia bëri ‘buuum’ një ditë, dhe … la 26 të vdekur), ai zuri të riprojektonte, dhe këtë herë jo me maskën e një idealisti putativ (si në vitin 1992), por me fytyrën, dhe nga nevoja, e një horri 24 karatësh (siç është gjithë ditën e ditës), zuri të riprojektonte pra idenë e pushtetit të përjetshëm. Dhe një ditë s’e pati për gjë të vriste në bulevard katër qytetarë të pambrojtur, të parrezikshëm, për fajin e vetëm se nuk e donin qeverinë dhe se kishin dalë të protestonin kundër tij. Dhe pikërisht ky njeri po kërkon tani mandatin e tretë kryeministor”.
Për fat të keq, Berisha, këto bëma të tuat nuk është se m’i ka thënë ndokush. I kam jetuar vetë, një e nga një, e prandaj mezi po pres fundin tënd. Dhe këtë herë është njimend fundi. Nuk është se e di. Thjesht e parandiej. Nuk ke se ç’bën më. Nuk do të hyjnë në punë armët që ke në dorë, paratë, policia, SHIK-u, gjykatat, KQZ-ja, miqtë ndërkombëtarë, që i ke blerë me paratë tona, ca kolegë të mitë që i shoh po aq të përkushtuar sa ty në këtë betejë të fundit tënden, bandat e militantëve-gangsterë që do të pushtojnë rrugët e qyteteve të Shqipërisë, apo dhe rrjetet sociale, blogjet e gazetat online, etj., etj.
E në këtë pikë, nuk di pse më vjen të të jap një këshillë: Mos i prek zgjedhjet! Ke ardhur në politikë me ndihmën e zgjedhjeve të lira të bëra nga komunistët, dhe do të të duhej veç minimumi i minimumit të cipës, të skrupujve, e të ndjenjës së detyrës (e ke këtë minimum të minimumit?) që “të mos ikje nga politika me zgjedhje të vjedhura e të prishura, të cilat ti na i fute si flamë në praktikën tonë politike”.
E di që s’varet gjithçka nga ty, pasi strukturat e institucionet i ke ndërtuar me frymën e me logjikën e ndërtimit të një bande, e rrjedhimisht mund të të dalin dhe duarsh, por bëj çmos t’ua mbash dorën (pasi të mbash tënden, në radhë të parë). Nuk duhet ta mbyllësh këtë punë “duke vjedhur dhe një herë zgjedhjet”, pasi nuk është se kështu e shmang fundin. Përkundrazi, e bën fundin shumë më dramatik. Mund ta shtysh pak në kohë, ca muaj ndoshta, por me vjedhjen e zgjedhjeve nuk ke për të zgjidhur asgjë.
Njerëz që të njohin mirë po më thonë se edhe pas humbjes, ti do të mbetesh në politikë, do të qëndrosh në krye të PD-së. Por unë nuk e besoj se do të rrish. Nuk e di se ç’zgjidhje ke menduar, por nuk besoj se e sheh si opsion qëndrimin në krye të PD-së. Jo se s’mund të rrish. E kush do të të pengonte? Por ti nuk do rrish, ngaqë nuk është një gjë që të vlen. Përsëris: s’e kam idenë se çfarë do bësh, dhe unë vetë, sikur të të kisha mik, s’do isha në gjendje të të jepja ndonjë këshillë. Por ky është problemi yt. Se ç’do ndodhë me ty pas ikjes nuk është problemi ynë.
Problemi ynë do të mbetet kjo Shqipëri që ti na lë trashëgim, kjo Shqipëri që ka fytyrën dhe frymën tënde në çdo qoshe, kjo Shqipëri e përçarë në të gjitha pikëpamjet. Problemi ynë është dhe klasa politike që do vijë pas teje, e që do të marrë në dorë fatet e kësaj Shqipërie. Por le t’i marrim gjërat me radhë e me sërë. Të mbyllim hesapet me ty njëherë. Për të tjerat kemi kohë…”

T’u lumte dora, Muçi! Ne pak rreshta i ke thene te gjitha, per te gjithe. E kam fjalen per te gjithe shqiptaret e ndershem e me pese pare mend, qe kane mbetur ende dhe qe jane shume ne kete vend. Saliu eshte prototipi i nje diktatori, por per fatin e tij te keq e per fatin tone te mire, u shfaq ne nje periudhe qe diktatoreve u kishte ardhur fundi. Eshte kjo arsyeja qe ai nuk beri si Enveri apo edhe si Pol Poti i Kamboxhias, dhe jo se nuk deshi. Vetem shqiptaret duhet te mbajne nje gje parasysh: ai nuk ndryshon, ai nuk ve mend nga rrethanat e reja historike, ai mbetet nje kokeshkemb i pamdreqshem, prandaj do te beje gjithçka te arrije gjithçka. Eshte detyra e votuesve shqiptare kudo qe jane, te kujtdo partie e ideologjie qe t’i japim munxet ketij perbindshi.
O Nano ju u futet ne Pd vetem per te minuar cfar te mundesh.Po Berisha me I zgjuar se ju u kuptoj shume shpejt.Bile ju quajti zok komunisti.Berishen nuk e largojn deshirat tuaja as te komunistve,po vetem populli.Nigjo Nano kam ndodhur ne nje debat te ashper ne mes dy shokesh pune.Fyerjet ishin te renda.Po I thonin njeri tjetrit,ju jeni mut dhe po keshtu I tha dhe tjetri.I dyti I tha te parin une jam te pakten jam ma mut I mire.Kshtu jan te dyja ,po pak ma I mire eshte PD.
Ha,ha,ha! Çfare “ideologesh” ka pergatitur Berisha? Me nje fjale sipas gojes tende, se ti e the, Partia Demokratike dhe Sali berisha jane m.t por nga ai m.ti i mire. e qe ta percaktosh nje gje qe eshte i mire apo i keq, duhate ta shohesh por ne rastin konkret duhet ta shijosh dhe antarsia e PD e paska shijuar bile te dyja llojet qe dijne te bejne dhe dallimin. Ju befte mire!
Muci eshte real dhe kur del ne tv. i ka hije jo si fantazma Stefani qe jo mjekra por tere qenia e tij eshte e shemtuar. Muci eshte real. Ai e don demokracine por pa diktatore se nuk mund te kesh demokraci me lidere te tille si Berisha dhe Rama. Ju humbte vula dhe fytyra te dyve. Paste shqiptari kudo qofte bardhesi
Me vjen keq nje gje qe ka 23 vjete qe kete vend e drejtojne trikoleshet duke filluar nga Saliu e duke perfunduar tek Muçi me dekor tek xullufet te shqiponjes!Ky eshte mallkimi i ketij vendi qe miqt qe na serviren dempkraqine ne nje krah na prune serbo-amerikanin Sali,e ne krahun tjeter greko-amerikanin Fatos qe pasi e shkerdhyen kete vend trikoleshet si puna e Muçit kerkojne te na i servirin perseri ne pjaten e politikes e jo tu thone hapur qe tashme koha eshte e sovranit e keto plehra e kane vendin ose ne burg ose ne ndonje ambasade si te strehuar per azil politik .Keta or Muç ta ka enda, s’ ta ka enda e kane plumbin brenda!Te vjen apo s’te vjen ata jetojne si kumarxhinj ne Vjen.Shqiperia s’ka kohe me per letra te hapura qe ke 23 vite qe dergon zotrote,por per tu rikthyer ne jete e boll na çate menderet me meritat qe mbureni se gjoja shembet komonizmin duke shperbere shtetin.,duke i hequr breket shqiperise e duke futur ne bordellon per te prostituuar si nje femer e virgjer.Boll me me shkrime bajate po ktheju zanatit e lere gazetaret profesioniste ta bejne gazetarine te cilet nuk jane te paket e me aftesi te kufizuar si puna Juaj.Se bashku me Saline jeni pengmarresit e kesaj shqiperie qe tashme eshte kthyer ne nje kerme se as qente nuk kane nga ta kapin.Poshte diktatura e torrollakeve thote e madhja M.Dervishi.
vazhdo M. Nano se shkrimet e tua jane te forta pavaresisht se ka plot qe nuk duan t ‘i kuptojne , je me i sinqerte se kurre!
Bravo Muci!
Shume i mire komenti!
te lumte pena e Mustafa.
ky shkrim duhet te gdhendet ne histori, ta lexojne brezat qe vijne pas, se mbase historiane tane mund ta kene ndotur ate me ndonje vleresim per plehun antishqiptar.
Bravo MUSTAFA, je i vetmi qe e nxorre BERISHEN “Nudo”, por qe c’do shqiptar, vertete te till’e di dhe e njeh. Ajo qe na demton te gjitheve eshte se, “SHIPETARET” ne PD nujk jane SHQIPETAR SIKURSE TI I NDERUAR MUCI. Te shpresojme se do te kete ca trima , qe ti thon ndal Z.BERISHA se po na gremis jo vetem ne, por…..
Letra jote , une e di qe BERISHES do ti hyje nga njeri vesh e do ti dal nga tjetri, por POPULLIN e ndihmove qe te dije per ke te votoj e si te votoje.
Besoj shume se kete radhe do te shpetojme nga ky…….
Ky shkrim duhet te vendoset tek kolona e humorit se verteton me se miri se sa eshte rritur analfabetizmi ne Shqiperi.Mos me thuaj o Nano se te ka ndihmuar ai kopili i bllokut A.B.,se i ngjan shume ne thebin e mesazhit.Humori vazhdon!I lutem redaksise se kesaj faqjeje qe lee te qendroje me nivelin e larte qe mbart,apo mos ndoshta nepermjet ketyre shkrimeve del ne pah puna e talenti i tyre.Shkruan A.Thano,M.Baze,B.Mane shkruan edhe ti me Andushin or Muç-molle e papjekur.
Bravo , zoti Mustafa Nano, ke shkruar ate qe do thoshte cdo shqiptar me goje apo me mendje dhe zemer !Ne cdo qelize te vendit ,ne cdo frymemarrje te popullit futi vetem te keqen : percarjen ,egersine ,vjedhjen e votave dhunen me te gjitha ngjyrat qe egziston: Na lodhi dhe na semuri nga ment !!!
Kemi qene dhe mbetem jevgjit e Europes. Me keta qe kemi veshtire se dalim nga kjo gjendje, problemi qendron se skemi te tjere, jemi te gjithe jevgj.
Letra e Mucit eshte shume realiste dhe domethanese.
Po do ishte me interes ado te shkruaj Jozefina Topalli nji leter te ketille?
Po kujdo mundesh ti thuash burre apo burracak,po Sali Berishes kurre!sepse nji kelyshe si ky
eshte veshtire te pjelle ma Shqiperia.
Jozefina Topalli tani duhet te shperthej e te flase te verteten,Berisha e perdori mish per top.
Tani Jozi gjeje leshin dhe leshanat,ky eshte Saliu i jote.ù
Muci te pergezoje per kete leter publike,te lumet.
O sote o kurre vendi do burra…….
o Mustafa, shkrojte bukur por sna dhe zgjidhje 1 pyetjeje…
KUJT TJA JAPIM VOTEN KESAJ HERE??????????
Ne Itali askush nuk e donte Berluskonin por te gjithe e votonin. PSE?
“Sepse te gjithe politikanet te q… por ky te q.. bukur” thonin njerezit e thjeshte.