Stadiumi i rikonstruktuar së fundmi “Loro Boriçi”, i cili është kthyer në një nga impiantet më modern në vend do të mbyllet për të gjitha ekipet shqiptare. Një vendim i tillë është marrë nga UEFA që ka dërguar inspektorët e saj në Shkodër, të cilët kanë marrë një vendim të prerë duke urdhëruar klubet FSHF-në që të mos lejojë asnjë ndeshje vendase apo stërvitje në tapetin e stadiumit.
Shkak për këtë është bërë fakti që në këtë impiant, Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Kroacisë, ndërsa në po të njëjtin stadium tre ditë më vonë do të luajnë kuqezinjtë ndaj Spanjës. Në një situatë të tillë, gjendja e fushës duhet të jetë optimale.
Ndërkohë, që Vllaznia ka arritur akordin me FSHF-në që në ndeshjen e fazës së parë ndaj Skënderbeut ta luajë në transfertë edhe pse ishte parashikuar që të luhej në Shkodër.
